Basha refuzon ftesën për 'armëpushim': Mua dhe Ramës na thanë ndërkombëtarët se s'hapen negociatat

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për 'armëpushim' deri në marrjen e vendimit në Qershor ku do të vendoset nëse do të hapen negociatat pas rekomandimit pozitiv që Komisioni Europian dha sot për Shqipërinë. Nga Fieri, Basha u shpreh se ndërkombëtarët ia kanë bërë të qartë kryeministrit dhe vetë atij se në Qershor nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë. Lideri demokrat këtë e cilësoi dështim dhe për këtë fajtori sipas tij është vetëm një; Edi Rama.

"Sot për herë të parë në Fier përshëndetjen me shenjën e fitores e kam parë në ngrihet jo vetëm nga duart e demokratëve, por të gjithë qytetarëve. Radhët e protestës popullore shtohen sepse kauzën tonë e ka përqafuar e gjithë Shqipëria. Në luftojmë për Shqipërinë si gjithë Europa. Kurrë më e njëjta bandë e pangopur të  mos marrë më peng qeverinë e radhës. Jo vetëm të largojmë Ramën, por të varrosim fenomenin e Rilindjes, ti japim fund tranzicionit. Ditën e sotme për të tretën herë radhazi KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Ne kemi luftuar cdo ditë për hapjen e negociatave pasi do të rriste kontrollin për qeverinë. Në urojmë që Shqipërisë ti hapen negociatat, por tre vite është refuzuar. Vendet anëtare kanë raportet e tyre individuale, agjencive të tyre, shërbimeve të tyre sekrete, lidhjet e krimit me qeverinë. Sot Rama duhet të kishte kërkuar ndjesë për gënjeshtrën e një viti më parë. E mbani mend, që hapi shampanjën për të festuar hapjen e negociatave, se shqiptarët paguajnë për shampanjën dhe qindra mijëra eurove dhe...Por negociatat nuk janë hapur, më shumë kushte i janë shtuar Shqipërisë, ndërsa te 5 kushtet nuk ka pasur asnjë progres.

Vendi pa gjykatë Kushtetuese dhe të lartë, prokuroria mbyll dosjet e korrupsionit. Në Bruksel i dinë të gjithë edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë, partnerët i kanë bërë të qartë kryeministrit sikur ia kanë bërë kryetarit të opozitës se në gjendjen aktuale Këshilli do të votojë për mos hapjen e negociatave dhe ky ndëshkim ka një fajtor, Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave. E di se cfarë ka ndodhur në vendet që janë hapur negociatat, të parët janë ndëshkuar. Rama po bën gjthcka për ta shtyrë momentin kur Shqipëria të hyjë në Europë.

Largimi i Ramës i hap rrugë zgjidhjes politike, një qeveri e integrimit europian për zbatimin e kushteve. Nuk ka vend që i hapen negociatat në BE pa zgjedhje të lira dhe me shit blerje. Largim të Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira është rruga jonë drejt BE-së.  Dialog mbarë kombëtar duke i përfshirë të gjithë të majtë dhe të djathtë, propozimet tona do të diskutohen dhe debatohen në të gjithë Shqipërinë. Duhet një parlament që u përfaqëson ju, që e lidhin fatin me ju. Një parlament me një apo dy dhoma, një President të zgjedhur nga populli, drejtësi të vërtetë. Referendum popullor. Asnjë kompromis dhe pazar me të keqen" tha ai.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij me demokratët fierakë, ai ripërsëriti edhe njëherë se nuk ka dialog me Ramën pa largimin e tij duke i qëndruar kushtit të panegociueshëm. Deklaratat dhe qëndrimin e Ramës për vendosmëri të plotë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale pa opozitën, Basha i cilësoi si kërcënime frike, pasi shumica sipas tij është në grahmat e fundit. "Hamhamet lehjet dhe kërcënimet për të kryer një tjetër krim zgjedhor me një tjetër grup trafikantësh dhe zyrtarësh e politikanësh të kapur bëhen për t'i shtirë frikën popullit, ata janë grahmat e fundit të regjimit kriminal.

Lojërat me sovranin kanë marrë fund, largimi i Ramës është i panegociueshëm. Asnjë hap pas për liri dhe demokraci. Të dielën në orën 19:00 iu pres në Tiranë. Do të zhgënjhen ata që mendojnë se do u ulë kokat" përfundoi ai. Sot KE-ja rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa vendimi që duhet të jetë unanim pritet që të merret në qershor nga vendet anëtare. Por Shqipëria prej disa muajsh është në krizë politike, pasi opozita dogji mandatet dhe doli në protesta në rrugë, madje duke bojkotuar edhe zgjedhjet, të cilat sipas shumicës do të bëhen edhe pa PD-LSI. Por deri në 30 Qershor pritet për t'u parë se cfarë do të ndodhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrati: 29/05/2019 22:16

    Ore cop muti ka ngel vendi ne doren tu per tu fitur ne EUROP, ne qof se ka ngel per ju te PD nuk e duam EUROPEAN.

    Përgjigju
  • Xoxo: 29/05/2019 19:01

    Kjo verteton faktin qe ti nuk do te hapen negocjata,ndaj e bet bojkotin per te hedhur balt mbi shqiperine.

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 29/05/2019 18:44

    dhe lulit pi i shpëton çiçi nga frika,,,nuk shpjegohet ndryshe

    Përgjigju
  • Populli Europa: 29/05/2019 18:35

    O lule trap shqiperia kete radhe e ka t sigurt 100/100 hapjen e negociațave dhe ți je Per t gjykuar dhe Edi nuk ka și t iki na kryeminister se e ka votuar sovrani kurse ți njeri i lik nuk ke as 10/100 t popullit ..ke Per ta Per n keto votime dhe n ato votime 2021 .ben Mir t ikesh Tani se po erdhe ți și kryetar pd n 2021 atere vertet pd do shkrihet și părți e ta garantoj une q ți nuk ke shians kur t behesh nje kryeminister i shqiperis

    Përgjigju
  • sifi: 29/05/2019 18:09

    Lul dhe kur genhen popullin si gjithmone je serioz.Per cfar sovrani flet ti, kur shumica e shqiptareve te duan para drejtesise si hajdut dhe krininel.Ti do pergjigjesh nje dite dhe kjo po vjen

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 29/05/2019 18:06

    NUK IKEN EDI RAMA o Lul Basha. PD dhe LSI jeni parti dhe politikane te korruptuar qe keni vjedhur dhe do te vidhni perseri. Ti dhe Babai jot Berisha keni bere shume keq ketij vendi. RAMA nuk eshte i persosur por me mire se ju qe jeni plehra eshte.

    Përgjigju
  • Po pse genjen veten: 29/05/2019 18:00

    Po ti te kishte mbeshtetjen e popullit sdo beje miting me 50 vet ne Fier..c'fare muabeti eshte ky. Po ik o cun legen se s'paske pik turpi, po ta thot gjithe bota qe je gabim kurse ti vazhdon e i bije akoma ne nje vryme. Ik se ti vetem dem po i ben Shqiperis.. Me cfar votash do behesh kryeminister ti?? Ty skan per te te votuar edhe njerezit e tu..iku koha te marresh pushtet me dhun edhe frik s'ka me shesh te besh pershesh.. ka Cecua bicak tani.. prandaj mblidh mendjen e kokes edhe mos loz me fatin e femijve tane he te keqen.. Hajde gjithe te mirat!!

    Përgjigju
  • Populli: 29/05/2019 17:52

    Pirdh Luli pirdh se lirohesh...rusi ti paska mbushur mirë xhepat prandaj nuk guxon të bësh mbrapa!

    Përgjigju
  • Tosi: 29/05/2019 17:46

    Po Ik o qesharak ca therret kot As 50 veta nuk i ke ne meting ne fier o qesharak

    Përgjigju
  • Demokrati: 29/05/2019 17:45

    O lulzim pse je kaq shume kunder hapjes negociatave o lulzim pse gezohesh kaq shume kur e refuzojne hapjen . O lulzim krejt kto gabime dhe inate politike bien mbi korrizin e shqiptarve te ndershe. O lulzim pse don kaq shume destalibizimin e vendit pse pse je kaq tradhtar i kombit . Historia do te denoje

    Përgjigju
  • Koli: 29/05/2019 17:43

    Ha mut ha o armik se po te afrohet dita e gjykimit

    Përgjigju
  • Emiljano: 29/05/2019 17:42

    O bushtër mos fol broçkulla... Harroje se bëhesh ndonjëherë kryeministër.... Nuk them se Rama është i mire por ti me saliun jeni katastrofa e Shqipërisë.... Kjo është e sigurte

    Përgjigju
    • CaBone: 29/05/2019 20:56

      Me se e vertet vlla, i ke ten pikes.

    • Xoxo: 29/05/2019 18:59

      Sh e vertet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja