TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjes së sotme mes fshatarëve që shisnin duhan dhe inspektorëve tatimorë e të krimit ekonomik në Shkodër.

Një video nga ngjarja tregonte shefin e krimit ekonomik në Shkodër, Pjerin Lazri duke u drejtuar armën tregtarëve të duhanit.  
 
Sipas Bashës, “Shteti-bandë i Edi Ramës grabiti e kërcënoi me armë qytetarët sot në Shkodër"
 
"Ligji është i shenjtë e duhet zbatuar, por kur Edi Rama me bandën e tij është shkelësi më i madh i ligjit në vend, atëherë revolta është zgjidhja. Me popullin nuk luhet. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”- deklaron Basha. 

(er.nu/shqiptarja.com)