Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka shtruar sot iftar, me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, i cili përkoi dhe me natën e shenjtë të Kadrit.
Të ftuar ishin përfaqësues të komuniteteve fetare në vendin tonë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik e personalitete nga fusha të ndryshme.
“Uroj, në radhë të parë që vendime të mira të zbresin sot në tokë, për të na bërë më të ndjeshëm ndaj problemeve të qindra, mijëra bashkëqytetarëve tanë që edhe sot marrin rrugët e kurbetit në kërkim të një jete më të mirë e ta bëjë më të lehtë e më pak të mundimshme ndërtimin e një jete të frytshme dhe të mirë për ta dhe familjet e tyre, në shtëpitë e tyre, qytetet e fshatrat e tyre", tha Basha.
Një lutje të veçantë ka përcjellë Basha për vendimmarrësit e çdo kategorie, të çdo niveli, që Zoti t’u largojë lakminë për para e pushtet dhe të rrisë devotshmërinë për t’u shërbyer njerëzve.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com