Basha: Shumë shpejt zgjedhje të parakohshme! Më pak se një ekip kalçetoje po mban peng shqiptarët

Nga Shkodra, kreu  i PD, Lulzim Basha tha se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale. Në përfundim të takimit që pati në Shkodër, Basha nuk dha një datë konkrete se kur do të zhvillohen këto zgjedhje, teksa solli në vëmendje rastin e Shkodrës, ku pas 5 muajsh nga 30 qershori, nuk ka një kryebashkiak legjitim.

"Asnjë bashki nuk ka kryetar. E vetmja situatë ligjshmëri për shkak të paligjshmërisë së 30 qershorit është Shkodra. Por në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë do të ketë zgjedhje të ligjshme vendore, zgjedhje të parakohshme parlamentare. Është në dorën e gjithë ne bashkë ta afrojmë këtë datë sa më shumë dhe si pjesë e detyrës time jam sot me qytetarët e Shkodrës në këtë rrugëtim që ka për qëllim mbylljen e kësaj krize dhe afrimin jo thjesht të datës së zgjedhjeve dhe rotacionit politik, por të atij ndryshimi që për nga standardi dhe cilësia të jenë evropiane dhe mos lënë askënd të zhgënjyer në pritshmëri. Për fat të keq PS vazhdon të poshtërohet ditë për ditë nga persona me rekorde kriminale dhe vazhdon të drejtohet nga një grup njerëzish që nuk kanë interes të ndryshojnë. Kjo është kontradikta kryesore. Shumica e shqiptarëve thonë se kështu nuk vazhdohet më. Një grusht njerëzish grabisin pasuritë e shqiptarëve. Ndaj detyra jonë është të bashkohemi të formulojmë zgjidhjet me anë të cilës do t'i japim fund jo vetëm kësaj krize ekonomike, por do të projektojmë një qeverisje që t'i takojë qytetarëve dhe të pamundësojmë që kushdo parti politike ta kthejë shtetin në pronë private", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha: Pse ika nga Holanda dhe i hyra politikës...Shumë shpejt zgjedhje të parakohshme! Investitorët ikin se 'i rreh Rrumi'


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen