Basha si Kryemadhi, përsërit premtimet që nuk mbajti si kryebashkiak i Tiranës, ja riciklimi i mashtrimeve nga ulja e taksave tek strehimi

Basha si Kryemadhi, përsërit premtimet që nuk mbajti si kryebashkiak i Tiranës, ja riciklimi i mashtrimeve nga ulja e taksave tek strehimi

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe rrethi i tij prezantuan sot programin ekonomik në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Programi ekonomik i Partisë Demokratike përmban 16 pika kryesore.

Shtylla kryesore e programit ekonomik është ulja e taksave, një premtim ky që Lulzim Basha bëri para se të zgjidhej në krye të Bashkisë së Tiranë, të cilin nuk e mbajti kurrë, ndonëse dy vitet e para të mandatit kishte në krye të qeverisë Sali Berishën. Sot Basha premtoi uljen taksës mbi të ardhurat personale në 9%, uljen e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%, uljen e të gjitha taksave dhe tarifave vendore jo mbi 0.5%, anulimin e taksës së karburantit e etj.

Në pranverën e vitit 2011, Lulzim Basha, mes 50 premtimeve më të bujshme për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, premtoi heqjen e 60 taksave dhe uljen e të gjitha taksave të tjera me 2.5 herë. Ky premtim rezultoi një flluskë sapuni, ashtu si premtimet për tramvajin Kinostudio-Kombinat, ndërtimin e Unazës së Madhe, bulevardin e ri, kartën e studentit, hipotekimin e të gjithë apartamenteve etj.

Sot Lulzim Basha premtoi pagesën e interesave bankare për çdo kredi që do të marrin çiftet e reja për të blerë një apartament apo një banesë. Kreu u PD-së premtoi se .20 mijë çifte dhe familje të reja që do strehohen përmes skemës së subvencionimit në mandatin e parë. Një premtim të tillë Lulzim Basha e ka bërë edhe 11 vite më parë, kur kandidoi për Bashkinë e Tiranës. Basha pretmoi krijimin e 5 qendrave për strehimin e të varfërve dhe bonus për strehimin e çifteve të reja, premtime të cilat rezulton gjithashtu një mashtrim.

Sot Lulzim Basha premtoi mbulimin e tarifave universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj si dhe tekste falas për të gjithë ciklin parauniversitar. Në 2011, Lulzim Basha ka bërë pesë premtime për arsimin si; financim të stazhit për ata që mbarojnë universitetin, vendet punë për 70 % të tyre, më pak se 30 nxënës nëpër klasa dhe një Bibliotekë Universitare.

Shqiptarët ia dhanë një herë Lulzim Bashës besimin dhe mundësinë për t’i ulur taksat në Tiranë, për të strehuar të pamundurit dhe ndihmuar studentët, besim ky i shpërdoruar në mënyrë ekstreme dhe fyese.

16 pikat e programit ekonomik të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit 2020

1. Minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët,
2. Paga minimale 36 mijë lek të reja në muaj
3. Ulja e taksës mbi të ardhurat personale në 9%, duke ruajtur fashën mbrojtëse ekzistuese prej 30 mijë lekësh
4. Taksë 9% të fitimit mbi të gjitha bizneset me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja.
5. Ulja e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%
6. Totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme jo më i lartë se 0.5% e xhiros
7. Anulimi i taksës prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin
8. Çdo litër karburant do t’ju kushtojë 240 lekë më pak të vjetra për operatorët turistik
9. Rritja e pensioneve me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit
10. Ulja e çmimit e energjisë elektrike dhe çmimin e karburante,
11. Mbulimi shpenzimet arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj
12. Tekstet shkollore do të jenë falas për të gjithë ciklin parauniversitar
13. Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për 5 vitet e para të jetës.
14. Qeveria do të paguaj 100% interesat bankare për çdo kredi që do të marrin çiftet e reja për të blerë një apartament apo një banesë.
15. 20 mijë çifte dhe familje të reja që do të kenë strehim përmes skemës së subvencionimit të interesave në mandatin e parë
16.100 milionë euro mbështetje direkte, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale

Disa nga pretimet e pambajtura të Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës

Ulja e taksave nga 2-5 herë
Heqja e 60 taksave
Ulje të çmimeve të mallrave dhe ushqimeve
Bonus strehimi për çiftet e reja
Krijimi të 5 strehave për të varfrit.
Financimi i stazhit për ata që mbarojnë universitetin.
70 për qind e atyre që mbarojnë stazhin do t’u ofrohet një vend pune
70% e të rinjve të tyre do t’u ofrohet punësim i përhershëm në sektorin privat
Më pak se 30 nxënës nëpër klasa.
Një Bibliotekë Universitare.
Ndërtimi i një tramvaji Kinostudio-Kombinat
Zgjatjen e Bulevardit nga Stacioni i Trenit tek Bregu i Lumit
Ndërtimin i Unazës së Madhe
Te stacioni i trenit do ndërtohet aty stacioni interurban i automjeteve
Dy nënkalime përgjatë segmentit rrugor nga “Zogu i Zi” deri tek Dogana
Karta e studentit
Korsi për biçikleta
Hipotekimi i të gjitha apartamenteve 
30 mijë vende pune
Heqje nga rruga e fëmijëve që lypin
Kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënia e lejeve për ndërtime
Ngritja e një task- force për punësimin e të rinjve
Parqe të vogla dhe qendra argëtuese
Ndërtimi i një parku tjetër të madh për Tiranën
Zhvillimi të 14 qendrave urbane dytësore
Transport publik falas për të moshuarit, fëmijët dhe personat në ndihmë sociale.
Programe atraktive për të ulur nivelin e braktisjes së shkollës nga fëmijët
Krijimin e një qyteti policentrik, me hapësira të gjelbra. 
Ndërtimin e një parku tjetër në Tiranë
Do të dyfishohen hapësirat me gjelbërim
Korridor Rekreativ i Lumit të Tiranës
Parkingje për të zgjidhur problemin e trafikut
Referendum për çështjen e Piramidës
Do të forcohet disiplina fiskale vendore
Do ulet pesha e shpenzimeve për paga dhe ato administrative
Do të kontrollohen dhe turpërohen në publik çdo spekulues me çmimet në Tiranë
Do të ngrihen qendrat e informimit në të gjitha njësitë bashkiake
Linjë telefonike antikorrupsion
Rrjeti për destinacionet turistike të Tiranës
Do të rikthehen të gjitha ambientet sportive
Qendër multifunksionale sportive publike
Qendër rekreatives portive publike për të gjitha moshat në çdo njësi bashkiake
Paketë stimuluese për gratë në marrëdhënie pune
Do të shumëfishohen qendrat e kujdesit parësor
Spitali i Sanatoriumit do të shndërrohet në një spital moder
Sistem mbikëqyrje dhe inspektimi të punimeve ndërtimore
Do të lehtësohet dhe zgjidhet kaosi i trafikut
Do të hapen akse të reja rrugore të qytetit dhe pika hyrëse e dalëse të tij
Do të rehabilitohen rrugët pa ndriçim.
Do të rehabilitohet Parkut i Dajtit

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës