Basha si kuzhinier i familjes do besohej nëse…do hiqte xhinset e këpucët lustrafin! Shqiptarët s’votojnë për dhëndër në shtëpi, por për kryeministrin

Basha si kuzhinier i familjes do besohej nëse…do hiqte xhinset e këpucët lustrafin! Shqiptarët s’votojnë për dhëndër në shtëpi, por për kryeministrin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha duke gatuar

Lulzim Basha është shfaqur këto ditë në një version të paparë deri më tani: Atë të një kryefamiljari të përkushtuar për familjen.

Pasi ka lexuar përralla për vajzën, imazhi tregonte se kishte në dorë një libër me figura që përshtateshin për një 4-5 vjeçar e jo një 10-11 vjeçare, kreu i PD është shfaqur si një burrë për shtëpi!

Si “pa mendje” bashkëshortja Aurela Isufi e kishte filmuar burrin e saj Lulzim duke gatuar një ushqim, i cili normalisht në rastin më të mirë hidhte shumë stërkala vaji, çka një kuzhinier i mirë mund t’i kishte vënë një kapak.

Me gjithë paralajmërimet e Lulzim Bashës për të mos e filmuar dhe për më tepër për të mos e hedhur në rrjetet sociale, i shihej në sy serioziteti i paralajmërimit Lulzim Bashës, bashkëshortja e tij nuk e pyeti dhe e hodhi në instagram! Bashkë me postimin përkatës.

Këshilltarët e imazhit të kreut të opozitës, të cilët janë në përbërje të grupit të strategëve të fushatës elektorale të 25 prillit, duhej të kishin qënë shumë të kujdesshëm në disa detaje të vogla, por që të bëjnë gjëmën nëse marrin tërë vëmendjen e publikut.

E para dhe më kryesorja: Nëse kishin kohë që kishin shtrydhur trurin për të dhënë idenë e një kryeministri që është dhe familjar, madje dhe gatuan shumë mirë, të paktën ti kishin këshilluar Lulzim Bashës të hiqte këpucët lustrafin dhe xhinset.

Asnjë vezë nuk skuqet me xhinse dhe me këpucë lustrafin veshur. Do rroba të tjera, madje dhe një përparëse. Do kishte dalë pamja më e mirë dhe synimi më i plotë.

Nëse s’kishin dijeni si bëhet kjo punë, të pyesnin Kryemadhin, ose sëpaku Aldo Bumçin që është mjeshtër në punët e shtëpisë, përfshirë dhe pazarin, gatimin, larjen e enëve dhe rrobave.

E dyta, strategët e imazhit duhet të dinë se zgjedhjet bëhen në Shqipëri dhe jo në Holandë apo në Suedi, ku burri një familjar i mirë, preferohet nga zgjedhësit.

Jemi në Ballkan, ka tjetër qasje ndaj kryeministrit, i cili nuk do të votohet për dhëndërr në shtëpi por për të marrë vendime dhe qeverisur në favor të qytetarëve.

Në tipologjinë e shqiptarëve si ballkanas, në krye të vendit duhet një burrë i fortë me “mustaqe”, qoftë dhe pak nopran por që futur njerëzit në punë dhe jo një burrë të mirë, familjar dhe me përparëse që bën punët e shtëpisë.

Jemi pas në drejtim të sjelljes, por duhet të pranojmë se zgjedhjet e 25 prillit do të bëhen nën këtë trysni tipike shqiptare.

Aq më tepër kur Bashës i shkelet e drejta themelore si burrë por dhe si njeri: Filmimi e publikimi pa dëshirën e tij i pamjeve duke gatuar për familjen! Qoftë dhe nga bashkëshortja e tij Aurela!

Në këtë këndvështrim, druajmë se strategët e Bashës kanë dhënë një mesazh në sensin e kundërt për Bashën kryeministër të ardhshëm. Pra se si nuk duhe të jetë kryeministri!/TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 07/02/2021 19:02

    Basha dhenderr ne shtepi... nje kaqole

    Përgjigju
  • ANDONI: 07/02/2021 18:31

    Më në fund ajo rrëfeu se ku i përket burri i saj: kuzhinë! kjo është një përgatitje për një jetë të re pas 25 Prillit.

    Përgjigju
  • ymeri: 07/02/2021 18:04

    EDHE SA vjet te tjera do mbetesh dylberi i EDI RAMES ,,,O DIBRON PA DIN E PA IMON...

    Përgjigju
  • vjosa: 07/02/2021 18:00

    E KA ZANAT ,,SE KAMARIER KA QENE,,,,DUA TA PYES POPULLIN SHQIPTAR ,,A MUND TE BEHET KRYEMINISTER NJE KAMARIER HAJDUT...??????????????????????...

    Përgjigju
    • hmmm: 08/02/2021 04:20

      fakti eshte se aty ka jetu me bakshishe ndersa tani po jeton duke na vjedh neve,jo vetem ky por te gjithe "kamerieret" e parlamentit

    • Lala: 07/02/2021 20:21

      Kamarier faturen. 1 Kafe 1000 edhe 1 uj 700.3500 lek fatura hahahah

  • Refat Lala: 07/02/2021 17:21

    Vaj medet kryeministri i ardhshem. Mjer ai popull. Do ta drejtoj ky hajduti qe po reklamon lluksin e tij te qelbur.

    Përgjigju
  • Pjeter: 07/02/2021 16:24

    Pu pu sa me fat jemi ne shqiptaret more,c'fare nuk e kemi Lulushin,guzhiner me yje Mischelin,bashkeshort model,afarist,artist humori,strareg ekonomie,fshatar a,si kur te kishim nja 50 cop te tille te na qeverrisnin Shqiperine,çoç do beheshim ne shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg