Basha nga Devolli akuza ndaj Ardian Dvoranit: Simbol i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar 'nismës' së Ilir Metës, duke hedhur sulme ndaj kreu të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Basha teksa ishte në një takim me qytetarët e Devollit  gjatë turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, akuzoi Dvoranin duke thënë se është simbol i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit. Basha ka vijuar me tej duke thënë se Dvorani është vegël e kryeministrit Rama.

"Shikoni tenderat që janë pa konkurrencë, sepse janë paracaktuar ata që do t’i fitojnë me çmimin maksimal dhe mbasi i marrin me çmimin maksimal e rrisin edhe më shumë vlerën e kontratës. Kush paguan? Ju paguani. Shqiptarët paguajnë. Njësoj siç paracakton tenderat, paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pa garë, ata që do Ardian Dvorani, simboli i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit, vegla dhe masha e Edi Ramës që nuk do të lërë institucion pa kapur sepse ai e ka jetike t’i kapë institucionet. Në qoftëse institucionet funksionojnë i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale, për dhjetëra vepra penale është Edi Rama dhe gjysma e kabinetit dhe ish-kabinetit të tij qeveritar. Prandaj ai e ka jetike të kapë drejtësinë, të bllokojë reformën në drejtësi, prandaj ai cakton si kukulla prokurorë, gjyqtarë, Gjykatë Kushtetuese.  Paligjshmëria dhe padrejtësia prodhojnë vetëm varfëri dhe mjerim. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet dhe kthimi i legjitimitetit të parlamentit." tha Basha.

Edhe diten e djeshme Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ajo çfarë ka ndodhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuesen, është një tregues se kryeministri Rama po tenton të kapë institucionin më të lartë të Drejtësisë.

Ditët e fundit, Presidenti Ilir Meta është përplasur me mazhorancën për sa i përket plotësimit me anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pas emërimit pasditen e së mërkurës që lamë pas të Marsida Xhaferllarit, nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion u fut në kaos për shkak se më parë ishte emëruar anëtarja Arta Vorpsi, automatikisht si e para në listë pas përfundimit të afatit 30 ditorë që presidenti Meta kishte në dispozicion për të zgjedhur. 

Ndërkohë Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar padi penale ndaj kreut të KED, pasi sipas tij, ka shkelur Kushtetutën. Ndërsa pas kësaj deklarate, Basha ka vijuar duke iu prezantuar fermerëve të Devollit platformën e PD për zhvillimin në Bujqësi. Basha ka garantuar të pranishmit se PD ka një plan për nxjerrjen e vendit nga kriza, që kalon mes zgjedhjeve të lira.

"Subvencioni funksionon në këtë mënyrë; nga kosto e prodhimit, qoftë patatja, qoftë qepa, molla, domatet, bostan, mish, bulmet, juve t’ju mbetet vetëm kosto e krahut të punës. Pra, shuma e parave që destinohet për prodhimin që ju sillni në treg nga shteti, shteti iu paguan aq para sa të çojë në zerimin e kësaj kosto. Ky pra është qëllimi i mbështetjes tonë direkte për fermerët. Këtë bën sot Kosova. Kosova ka një listë dhe thotë: nëse dorëzon kaq tonë speca, do të marrësh kaq mijë euro. Nëse dorëzon kaq tonë spinaq apo mollë, do të marrësh kaq mijë euro. Gjithçka është e parashpallur, transparente. Me planin tonë fermeri duhet të bëjë dy gjëra; E para e punës të certifikohet sasia e prodhimit që ka, Dhe e dyta të certifikohet që ka cilësinë minimale pë rtë hyrë në treg, Me certifikimin e tyre menjëherë fermeri përfiton për çdo kuintal prodhim dhe në funksion të kësaj do të buxhetohet çdo vit nga buxheti ynë që në vitin e parë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit. 100 milionë euro vetëm për mbështetje direkte për fermerin. Nuk do të mbështetën prodhime kuturu, por ato që sjellin një vlerë të shtuar. Gjithçka do të bëhet digjitale pa pasur nevojë të shkoni tek zyra, do të eliminohet e gjitha kjo. Avantazhi i digjitalizimit me një kartë, me një cip mund të shmangim hallkat që bëjnë korrupsioni dhe gjithçka të vërtetohet siç është. Dy gjëra: E para, një tabelë e shpallur, transparente vit për vit e subvencionit që do të jetë për prodhim për të gjithë fermerët, pa dysheme, pa tavan. Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjithë fermerët duke shmangur mundësitë për abuzime dhe korrupsion."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Basha paralajmëron protesta nga Devolli?: Shpresoj të shihemi në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa takoi sot banorët e fermerët e Devollit, e riktheu vëmendjen tek protestat që organizoi muaj më parë në kryeqytet.

Basha ka inkurajuar banorët e Devollit që të bashkohen pasi sipas tij nëse njerëzit bëhen bashkë asgjë nuk i pengon për ndryshimin. Po ashtu ai u ka kujtuar protestat që opozita zhvilloi në Tiranë, para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në fund Basha është shprehur se shpreson që t'i takojë fermerët e pranishëm aty edhe në Tiranë, duke lënë kështu rrugën e hapur për protestë.

"Nëse njerëzit bashkohen, ndryshimi do të vijë, asgjë nuk na pengon ta bëjmë ndryshimin. As krimineli më i keq, as ryshfeti më i madh nuk ua blen dot bukën e fëmijëve për 4 vite. Nuk ua blen dot dinjitetin për 4 vite. Nuk ju skllavëron dot për 4 vite në qoftë se kuptojmë vlerën e votës. Vetëm këtë vit kenji marrë pjesë në protesta shumë të mëdha në Tiranë. Kur jeni të gjithë bashkë zëri është më i fortë. Të gjithë bashkë të respektojmë vlerë e votës në demokraci me gjithë vështirësitë dhe problemet që e ka ccuar një palo kryeministër. Nqse njerëzit bashkohen dhe janë të vendosur ta ndryshojnë, asgjë nuk na pengon, as krimineli më i keq, as rryshfeti më i madh nuk jua blen dot bukën e fëmijëve për katër vite, nuk jua blen dot dinjitetin për katër vite, nuk ju skllavëron dot nqse kuptojmë vlerën e votës. Kushtetuta e përcakton: Shqipëria është Republikë Parlamentare. Sovraniteti i takon popullit. Jeni ju që caktoni me votë ata që marrin vemdime për ju. E ka parë e gjithë bota që ky parlament është pjellë e krimit dhe korrupsionit ndaj ne jemi larguar nga ai parlament, jo për të ikur nga politika, por për t’i dhënë mundësi qytetarëve  që të zgjedhim një parlament të qytetarëve, që vjen nga vota juaj. Vota juaj të ndikohet, jo nga përrallat e mashtrimet që u zbuluan njëra pas tjetrës, nga shëndetësia falas tek legalizimet falas dhe të gjitha ishin gënjeshtra që një kalçeto maskarenjsh të kapnin pushtetin, por nga platforma politike e cila ju ndihmon ju dhe të cilën do e votoni me votë. Faleminderit dhe shpresoj që të shihemi së shpejti, si në Devoll edhe në Tiranë. " tha Basha.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 16/11/2019 20:26

    Lul megjithse ti nuk kupton shume duhet te dish se kristali me balten kane ndeyshim shume te madh

    Përgjigju
  • ERP: 16/11/2019 13:35

    Ore idoter e kuptoni qe koha e hajduteve si puna juaj ka mbaruar?!! Dy jane gjerat qe ky popull ka shprese: reformen ne drejtesi (qe nenkupton nje drejtesi te pakapur dhe qe duhet t’ju fuse ne burg te gjithe ju hajdutave) dhe rruga drejt Europes. Ti, baba jot Sala dhe katundari nga Skrapari jeni simbolet e hajdutave. Populli mezi pret t’u shohe pas hekurave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!