Basha si Meta: Koha nuk pret, njerëzit kanë nevojë për mbështetje! Plani i PD-së ndihmon çdo shqiptar në vështirësi (VIDEO)
Kryedemokrati Lulzim Bash ka nisur fushatën në terren duke takuar pronarë të bizneseve të vogla, të cilët i "ankohen" për rritjen e taksave dhe vështirësitë që kanë hasur gjatë qeverisjes Rama.
Kryedemokrati Lulzim Basha
Redaksia 12 Tetor 2020, 13:06 | Përditesimi: 12 Tetor 2020, 13:32
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Bash ka nisur fushatën në terren duke takuar pronarë të bizneseve të vogla, të cilët i "ankohen" për rritjen e taksave dhe vështirësitë që kanë hasur gjatë qeverisjes Rama.
Koha nuk pret, thotë kryedemokrati, njësoj si presidenti Ilir Meta, dhe zgjidhjen thotë se e ka ai. Basha shprehet se plani i PD-së, do t'i ndihmojë qytetarët, të cilët sipas tij sot janë braktisur nga shtetit.
"Koha nuk pret. Njerëzit sot kanë nevojë për mbështetje. Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi", tha Basha.
Historia e Rabjana Shima, sjellë nga PD-ja "Jam Rabjana Shima. Unë biznesin tim e kam hapur në vitin 2007. Në 2013-ën, filluan taksat të ndryshojnë. Taksat u rritën jashtë mase shumë saqë po bëhet e papërballueshme. Taksat lokale, taksë pastrimi unë paguaj 690 mijë në vit. Taksë arsimi paguaj 170 mijë në vit, dhe taksë e hapësirës publike 100 mijë lekë në vit. Kam kaluar, kam 4 vite që jam biznes i madh me TVSH. Me këtë dyqan të vogël që është 25 metra katror, më kanë kaluar me xhiro mbi 95 milion në vit dhe kam paguar mbi 10 muaj tatim fitimin 170 mijë lekë në muaj. Puna është duke rënë dita-ditës. Unë punoj burrë e grua nga mëngjesi deri në darkë. 30 ditë në muaj në jemi në punë, nuk kemi ditë pushimi, nuk kemi ditë feste. Nuk kam ditë kur unë sëmurem të rri në shtrat, nuk më paguan njeri. Ne jemi drejt falimentimit. Për pak unë do t’i vendos kyçin dhe nuk e di së ku do të shkoj".
Koha nuk pret Bashrs & C O duhet me i ba mu** sa nuk eshte vone
Përgjigju