Basha si Rama: Turqia partner
strategjik për Partinë Demokratike

Basha si Rama: Turqia partner<br />strategjik për Partinë Demokratike
TIRANË - Kryetari i opozitës, Lulzim Basha priti në një takim të veçantë në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Gjatë bisedës u diskutua në lidhje me trashëgiminë e fortë të marrëdhënieve Shqiptaro - Turke dhe mbi partneritetin e rëndësishëm strategjik, që ekziston prej kohësh mes dy vendeve tona. U bë një bilanc i hovit që morën marrëdhëniet shqiptaro - turke gjatë 8-vjeçarit të kaluar të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe Kryeministrit Berisha, ku shkëmbimet tregtare mes dy vendeve u shtatëfishuan dhe Turqia u bë partner kryesor i Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja, si dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e energjisë, shëndetësisë, infrastrukturës, financës dhe telekomunikacionit.

Basha theksoi se Partia Demokratike dhe opozita shqiptare, do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm partneritetin strategjik me Republikën e Turqisë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona në rrafshin dypalësh dhe shumëpalësh.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës