Basha sulmon Sorosin pas
takimit misterioz në 2014

Basha sulmon Sorosin pas<br />takimit misterioz në 2014
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për herë të parë në karrierën e tij politike, ka thyer heshtjen, duke sulmuar filantropistit me famë botërore, George Soros, një ndër njerëzit më me ndikim në politikën botërore dhe sigurisht edhe në politikën e Tiranës.

Në përpjekje për të zhbërë një perceptim dhe dyshim të fortë, për lidhje okulte dhe pa miratimi të Sali Berishës me George Soros, Lulzim Basha ka befasuar dje teksa ka akuzuar Sorosin për kapjen e drejtësisë në Shqipëri nga e majta dhe kryeministri aktual.

Sulmet e Lulzim Bashës në adresë të Sorosit dhe të strukturave të tij në Shqipëri vijnë pas një ofensive akuzash të Sali Berishës po ndaj George Soros.

Për vite me radhë, Lulzim Basha, është treguar i kujdesshëm, duke mos artikuluar asnjë qëndrim për Sorosin. Por, dyshimet rreth raportit të Bashës me filantropistit nisën pas datës 6 Dhjetor të 2014.

Në Dhjetor të 2014, të George Soros zhvilloi një vizitë të befasishme në Tiranë, ndërsa u shfaq në zyrën e Lulzim Bashës. Takimi u ndërmjetësua nga një i besuar i Bashës, por që sot është shpallur tradhtar. Mbeten mister arsyet e takimit, takim i cili duket se ka shqetësuar edhe Sali Berishën. Ky i fundit, gjatë dy viteve të fundit, ka artikuluar akuza të rënda në adresë të George Soros, duke theksuar më tej heshtjen e Bashës.

Në javën e katërt të protestës para Kryeministrisë, Lulzim Basha akuzoi Fondacionin SOROS dhe USAID për kapjen e drejtësisë.

"Liderë shqiptarë nga Shqipëria kanë ngritur pretendime të ngjashme lidhur me organizata të mbështetura nga diplomatë amerikanë apo nga Fondacioni Soros, të cilët influencojnë politikisht shtetet ku investojnë.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe ekspertët e tij, të financuar nga USAID, kanë krijuar Dokumentin Strategjik kontrovers për Reformën në Drejtësi të shtetit shqiptar. Disa lider besojnë se këto “reforma” synojnë t’i japin Kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.

Efektet destabilizuese të lëvizjeve të tilla në një shtet anëtar të NATO-s, janë të qarta ashtu si edhe rreziku për një përshkallëzim të mëtejshëm, në një kohë kur Shqipëria pret zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Kjo është veçanërisht shqetësuese nën dritën e raporteve ndërkombëtare mbi rritjen e korrupsionit në qeverinë shqiptare dhe rivendosjen e fuqisë së trafikimit të drogës dhe grupeve të krimit të organizuar në këtë shtet”,
tha Basha.

Sipas Bashës, edhe Balir lidhi kontratë për propagande dhe përdori rrjetin e SOROS-it jo për interesat e shqiptarëve, por për të mbrojtur korrupsionin.

“Ju e dini që Tony Balir lidhi kontratë për propagande për fasadë dhe përdori rrjetin e SOROS-it jo për interesat e shqiptarëve por për të bërë propagandën dhe për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin pas kësaj propagande. Kriminelët në pushtet ndërkohë që gazetat e paguara nga konsulentët e paguar shtrenjtë me paratë e drogës trumbetonin reformat e Ramës. Ky ka qenë realiteti deri pak kohës. Asgjë nuk është më si më parë që nga 18 shkurti i lavdishëm i lëvizjes popullore dhe asgjë nuk do jetë më si më parë sepse qytetarët po marrin në dorë fatet e tyre. Fasada është shkërmoqur para syve të shqiptarëve, arroganti që krekosej dhe nëpërkëmb qytetarët sot është një frikacak i strukur prapa fasadës që po merr koka turku shërbëtorët e vet me shpresën se do t’i shpëtojë gjykimit popullor që po vjen”, pohoi Basha. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët