Basha:  Tahiri nuk do shpëtojë
Jo bojkot, beteja jonë në Kuvend

Basha:  Tahiri nuk do shpëtojë<br />Jo bojkot, beteja jonë në Kuvend<br /><br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të ketë bojkot dhe se beteja parlamentare do të vijojë për të vendosur para drejtësisë Saimir Tahirin. Lideri i PD u shpreh se ish-ministri i Brendshëm nuk do të shpëtojë.

Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë, faktet e dala publikisht dhe që disponohen nga prokuroria dhe partnerët do të bëjnë të mundur që të marrë përgjegjësitë penale për mbrojtjen e bandës kriminale. Tahiri është vetëm fillimi, kjo një luftë sapo ka filluar. PD do të ketë rolin e saj të rëndësishëm në këtë luftë në planin e mbështetjes totale ndaj mbështetjes së prokurorisë. Ne do e vazhdojmë betejën brenda parlamentit deri në një vendim tjetër. Jetë normale parlamentare nuk ka. Ne kemi shtruar domosdoshmërinë e një zgjidhje politike. Kjo qeveri nuk është përgjegjëse para shqiptarëve. Tahiri është një alarm i kuq i ndezur në të gjitha kancelaritë” deklaroi ai.

Basha komentoi edhe deklaratat e ambasadorit të SHBA, Donald Lu dhe zyrtarit të lartë të DASH dje për çështjen Tahiri, por edhe interpretimin e kryeministrit. “Qëndrim i dëshpëruar i Ramës. Qeveria e SHBA foli qartë, unë nuk interpretoj qëndrimet e tyre, i kanë dhënë mbështetje prokurorisë dhe gjykatës dhe dënimit të mbrojtjes përmes imunitetit”, tha Basha. Deklarata e Lulzim Bashës erdhi pas një takimi me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.

VIDEODeklarata e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës

Deklarata e Lulzim Bashës
Hetim të plotë dhe të paanshëm për të vendosur para përgjegjësisë të gjithë politikanët e përfshirë dhe dënojnë përpjekjet e politikanëve që janë mbi ligjin.  Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë, faktet e dala publikisht dhe që disponohen nga prokuroria dhe partnerët do të bëjnë të mundur që të marrë përgjegjësitë penale për mbrojtjen e bandës kriminale

Tahiri është vetëm fillimi, kjo një luftë sapo ka filluar. PD do të ketë rolin e saj të rëndësishëm në këtë luftë në planin e mbështetjes totale ndaj mbështetjes së prokurorisë.  Në planin legjislativ për të zhveshur imunitetin parlamentar dhe planin politik që Shqipëria të clirohet nga krimi dhe droga nga parlamenti, qeveria dhe ekonomia. Mafia dikton vendimmarrjen politike, si ajo e djeshmja e Ramës për të mbrojtur Tahirin.

Rama i lexoi në favor të tij deklarata e ambasadorit Lu...
Qëndrim i dëshpëruar i Ramës. Qeveria e SHBA foli qartë, unë nuk interpretoj qëndrimet e tyre, i kanë dhënë mbështetje prokurorisë dhe gjykatës dhe dënimit të mbrojtjes përmes imunitetit. Qëndrimi i Ramës evidenton para shqiptarëve se vazhdon që të jetë pjesë e problemit dhe refuzon zgjidhjen.

Saimir Tahiri është vetëm njëra hallkë e narko-shtetit, ndërsa hallkat e tjera janë Arben Ndoka, Aramndo Prenga, Elvis Roshi, Vangjush Dako. Rama e di mirë se është përgjegjës që në 4 vite e ktheu Shqipërinë nga anëtar i NATO-s në vend të prodhimit të kanabisit. Këto përgjegjësi do i mbajë politikisht dhe ligjërisht. Në hetimin e rastit të Tahirit dhe cdo rasti tjerët që pritet të dalë, zgjidhja është një qeveri anti-mafia për të çmontuar narko-shtetin.

A do i rikthehet PD jetës parlamentare?
Jetë normale parlamentare nuk ka. Ne kemi shtruar domosdoshmërinë e një zgjidhje politike. Kjo qeveri nuk është përgjegjëse para shqiptarëve. Pa zgjidhur këtë problem, vendi nuk mund të ecë përpara. Ndaj paralelisht me mbështetjen ndaj drejtësisë për të cuar deri në fund hetimin për ta vendosur Tahirin para përgjegjësisë penale. Me median, përgëzoj gazetarët që nuk kanë asnjë privilegj nga shteti, por kërcënime të turpshme. Tani nuk ka normalitet

Bojkot?
Ne do e vazhdojmë betejën brenda parlamentit deri në një vendim tjetër

A ka shqetësim për ngritjen e institucioneve të drejtësisë?
PD mbështet fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi dhe vettingut, mafia dhe narko-shteti duan të kapin reformën në drejtësi. Opozita dhe PD do ia dalin që institucionet e reja të jenë një vlerë e shtuar në çmontimin e narko-shtetit.

Paralajmërimet mbi ministrat e tjerë ku bazohen?
Jemi në kontakt. Partnerët dhe opozita kanë informacione mbi rolin e politikanëve me pushtet në kthimin e Shqipërisë në bazë droge. Ne jo vetëm denoncim, por të sigurohemi që prokuroria, këta individë sado të pushtetshëm, anëtarë të kabinetit apo të tjerë, të marrin atë që meritojnë. Bazuar mbi fakte dhe prova, prokuroria me mbështetje parimore nga opozita dhe partnerët do të finazliojnë misionin, Tahiri do të jetë shembulli i parë dhe jo i fundit.

Kush janë politikanët që janë të implikuar?
E di që gazetaria ka kohë të vështira, u ftoj të bëheni pjesë për ta zbuluar te vërteten. Bëj thirrje që të lexohen drejt mesazhet e ambasadorit të SHBA. Tahiri është një alarm i kuq i ndezur në kancelari.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona