Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorët e Unazës së Re. Banorët u ankuan tek Basha për projektin që parashikon devijimin e Lumit “Lana” dhe kërkuan prej tij anulimin e projektit kur të vij në qeverisje.
“Banorët janë pro projektit, por kundër devijimit. Ky devijim nuk duhet të ndodhi kryetar. Nesër ne qeveri j ‘ua kërkojmë në emër të banorëve të ushtoni autoritetin tuaj, ta anuloni projektin e devijimit të shtratit lumi “Lana”.” – u shpreh një nga banorët.
Basha tha se qeveria nuk do të ketë kohë të vazhdojë më me projekte korruptive, pasi qeveria e tij do të anuloj të projektet që shkelin ligjin dhe grabisin pronën e qytetarëve.
“Nuk do të kenë kohë të vazhdojnë me paudhësitë e tyre. Njëra prej të cilave është gjëja më e pamenduar ndonjëherë që duan të zhvendosin shtratin e lumit sepse pushtetarët dhe mafiozët janë bërë bashkë për të grabitur pronat. Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cënuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Paratë që do t’ju paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi, ne një nga ligjet e para që do të kalojmë është që këto para do t’i nxjerrim nga çdo pasuri e pushtetarëve që shkaktuan këto dëme. Ndaj, ju ftoj që çdo çast deri më 25 prill ta bëjmë përmasën e bashkimit tonë më të madhin ndonjëherë që ka parë Shqipëria.” – tha Basha.
Të ndalosh “grabitjen” e pronave të grabituara nga dygishtakët e PD-së do të thotë të grabitësh të ardhmen e Shqipërisë 2 herë! Me pak fjalë një premtim i zakonshëm i një hajduti serial si Basha!
PërgjigjuPo Edhjet Epshurr barkderr brahimkarin qe bllokoi unazen nje vit per te levizur qytetaret bashke me Klevis krricin e Faros i ke ftuar sot ne miting
PërgjigjuPo Sh mirë,le të bëjnë një Shtrat konstant në gjerësi e të aksesueshëm nga biçikletat e Këmbësorët në gjatësi, në shërbim të komunitetit!..Apo t'a lënë ashtu të përdhunuar e plot me shurrë e plerha nga Okupatorët Egoiste e Primitive!
PërgjigjuSi Mbi&nën Kalimi të rrethrrotullimi i Zogut të Zi?!
Përgjigju