Basha takim me banorët: Ka rёnё pandemi mbi pandeminë! Paketë tjetër anti-COVID, qytetarët janë zhytur në borxhe

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qyetatarë me biznese dhe qytetarë në Njësinë 4, ku fokusi ishte pandemia dhe situata ekonomike.

Kryedemokrati Lulzim Basha tha vendi është "pushtuar nga pandemia mbi pandeminë", pasi qytetarët ditën e sotme nuk kanë mundësi që të blejnë as gjërat minimale, pasi janë në krizë. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit nuk ka bërë asgjë për qytetarët.

"Ka rёnё pandemi mbi pandemi. 8 vjet kriza ekonomike pas andej pandemia, pastaj paratë qё kanё harxhuar pёr tё kuruar tё afёrmin dhe kudo qё shkoj nёpёr ushqimore, nё dyqane buke mё thonj njerëzit s'kanё mё as me ble ushqimet e ditёs. Problemi kryesor ёshtё qё qeveria qё e ka detyra kryesore tё ndihmoj njerëzit nё koha tё tilla i ka lёnё vetёm tё gjithё. Ka lёnё vetёm familjarët, ka lёnё vetёm pacientёt, ka lёnё vetёm bizneset, biznesin e vogël, ka lёnё vetёm biznesin prodhues dhe gjithё paratë e taksave tuaja qё keni prej ditё sё parё qё keni hap biznesin ti dhe gjithё kolegёt tuaj me gjoba, me fatura, me gjithçka, biznesi i madh, tё gjitha paratë i kanё marrё i kanё çuar nё xhepat e 10 oligarkëve. Tani unё tё garantoj qё me 25 prill me votёn tuaj kjo do tё ndryshojё. Sepse ta dini nё Maqedoni po jepet paketa e 5-tё e ndihmës, dhe ne kishim parashikuar prej shtatorit i kishim kërkuar qeverisё qё bizneset e vogla ta ndihmonte me njё çek prej 1000 euro. Tё paktën tё paguanit gjёrat minimale, faturёn, sigurimet, faturat e dritave, sepse ne e dimё qё xhiroja juaj ka rёnё përtokë. Nё rastin mё tё mirё ka qenë gjysma e xhiros qё ka qenë para njё vitit", tha Basha.

Mes premtime të shumta të bëra nga kryedemokrati është edhe një paketë anti-COVID, për qytetarët që t'u vuajnë në ndihmë të gjithëve që e kanë kaluar dhe kanë shpenzuar sipas tij miliona lekë për t'u kuruar. Në përgjigje të një qytetareje që thotë se ka shpenzuar 1.8 mln, Basha tha se do e mbajë zotimin e tij.

"Të gjitha zotimet që kam marrë para jush do të bëhen realitet. Ajo pulla që ti e mban mend nga programi ajo do jetë në hyrje çdo biznesi të vogël dhe nuk do të shikoni shtetin me sy, sepse ju punoni nga mëngjesi deri në darkë me djersën e ballit dhe s’nxjerrin dot  bukën e gojës. Minimumi që shteti ka për detyrë është që mos t’ju bjerë në qafë. Dhe e dyta do të keni paketën e ndihmës anti-covid. Ky nuk e bëri ne do ta bëjmë realitet

Në radhë të parë t’jua heqim lakun nga fyti bashkë të gjithë në 25 Prill dhe pastaj të garantoj që do të keni edhe qeverinë edhe kryeministrin që do mendojë për njerëzit, do të mendojë për ju, s’do t mendojë për një grusht ortakësh të vet. Kështu siç e ke mbyll dyqanin, kështu siç të ka ngecur puna ty, kështu ka ngec Shqipëria u bënë 8 vjet. Me 25 prill atë që e ka mbyll Shqipërinë siç e ka mbyll dyqanin tënd dhe  e ka lënë në baltë, do ta heqim dhe të gjithë bashkë do hapim biznesin, do të hapim punësimin.  Dhe për personat me aftësi të kufizuar do të kemi në veçanti një program që do ta kthejë të gjithë vendimmarrjen tek shoqatat tuaja që po ua pinë gjakun" , tha Basha.

Biseda e Bashës me qytetaren
Qytetarja: Me një pension vetëm në këtë periudhë është e tmerrshme. Unë kalova dhe COVIDIN, e kalova shumë rëndë. Nuk pranova të shkoj në spital, se thash më mirë po vdes në shtëpi. 
Lulzim Basha: Sa të shkoi fatura në shtëpi? 
Qytetarja: Po më shkoi 1.800.000 mijë lekë, po. 
Lulzim Basha: 1.800,000?!
Qytetarja: Dhe ku i kam marrë, si i kam marrë. Mirë që e kalova, faleminderit Zotit, por tani nuk më zë gjumi natën se ku do t’i marrë që t’i laj. 
Lulzim Basha: Borxhin?
Qytetarja: Borxhin që kam marrë. Kjo është.
Lulzim Basha: Është një situatë shumë e rëndë, dyfish e rëndë. Pandemia ka dal jashtë kontrollit komplet, se nuk u mor asnjë masë. As testime, as gjurmim, as izolim. 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës