Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me nenkryetarët Flutura Açka dhe Kreshnik Çollaku, pritën raporterët e Këshillit të Europës të cilët ndodhën më Tiranë. Përmes njoftimit për shtyp të PD, bëhet me dije se Basha i njohu me paketën e hartuar nga ekspertët e PD, për Reformën Zgjedhore që sipas tij do t'u kthejë shqiptarëve besimin tek vota dhe politika duke u dhënë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër.
"Pritëm sot në PD reporterët e Këshillit të Europës. I njoha me paketën e hartuar nga ekspertët e PD për t'i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika, duke u dhënë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër.
1️⃣ LISTA TË HAPURA
Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.
2️⃣ BARAZIA E VOTËS
Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin
3️⃣ VOTA E DIASPORËS
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.
4️⃣ PRESIDENT NGA POPULLI
Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli
Një nga shqetësimet kryesore në Shqipëri është shitblerja e votës dhe korrupsioni i përhapur kudo që ndikon edhe në deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Ligji për dekriminalizimin i iniciuar nga PD, tregoi se sa thellë kishte depërtuar krimi në qeverisje. Tashmë prioritet për PD-në për të luftuar korrupsionin në nivele te larta është:
1️⃣ VETTING PËR POLITIKANËT
Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale lidhje të cilat i përdorin për të bletë vota dhe shantazhuar votuesit.
2️⃣ FUND IMUNITETIT NGA NDJEKJA PENALE
Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK", thuhet në njoftimin e PD.
Më herët edhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe kreu i Rithemelimit Sali Berisha u takuan sot me bashkëraporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë.
B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
‘Raporti i OECD, thirrje për ndryshim në shëndetësi’, Basha: Programi ynë, parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar sipas nevojës së qytetarëve, jo xhepit
22 Janar, 13:05
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Berisha me sytë nga Donald Trump për "non gratën", por në festë ishte Lulzim Basha! Takime me zyrtarë USA për forcimin e bashkëpunimit strategjik
21 Janar, 10:24
-
Jakin Marena: Berisha nën hetim për ‘21 janarin’, testi për fuqinë e SPAK
20 Janar, 19:21
-
‘Binom i pandarë me Ballën’, Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Të përshëndes nga Uashingtoni doktor pazari
20 Janar, 16:09
-
Basha takon Grenell para ceremonisë presidenciale: Kam besim se Trump dhe ekipi i tij do ta avancojnë çështjen shqiptare, tendenca destabilizuese nga Rusia
20 Janar, 15:12