Basha takim me të rinjtë e FRPD, shigjeton Berishën: Nuk mund të ecet përpara me të vjetrën! Përplasja ime me të s'është politike, por përplasje brezash

Gjatë takimit me të rinjtë të FRPD-së kryedemokrati Lulzim Basha nuk la pa shigjetuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai u shpreh se nuk mund të eçet përpara me të vjetrën, teksa, duke iu referuar Berishës, theksoi se ka politikanë që që u plakën e duan të vdesin në karrigen e pushtetit. Por për Bashën e ardhmja janë të rinjtë dhe se politikanët e vjetër duhet t'u lirojnë vendin tashmë atyre. Për përplasjen me Berishë, Basha tha s4e nuk është politike, por përplasje brezash e kulturash.

"Nuk mund të ecet përpara me të vjetrën. Ka ardhur koha të ndajmë fjalët nga veprat. Fjala e parë është t'i bëjmë vend rinisë. Nëse dikush që ka gjithë jetën në politikë nuk e lëshon karrigen, përkundrazi mbahet me thonj, nëse e mbajnë reshtin e parë e të dytë me forcë, me fije të padukshme, ku bien dakord, 'mos lëshojmë karriget, 'mos bëjmë vetingun e politikanëve' sepse e dinë se shumë nga ato karriget do zbrazen. Ato karrige i takojnë rinisë, vendimmarrja politike i takon rinisë. Të rinjtë shndërruan diktaturën në një tigër prej letre duke e detyruar të dorëzonte pushtetin. Ëndrra e atyre të rinjve nuk është realizuar. Vijojnë premtimet e pambajtura prej 31 vitesh, politikanë që u plakën e duan të vdesin në karrigen e pushtetit. Ky ka 6 vite që thotë do e lë politikën dhe çdo vit shpik truke, bën krime elektorale për të marrë pushtet", tha ai.

Basha tha se politikës duhet t'i kthehet 'fytyra njerëzore', teksa përmendi vetingut e politikanëve dhe kufizimin e pushtetit në dy mandate si mënyrat për ta bërë këtë. Po ashtu, Basha kërkoi ashpërsim të dënimin  për krimet elektorale ku, duke përmendur Italinë, shtoi se në rast se politikanët kapen duke blerë vita, duhet të dënohen me burg, si në vendin fqinj.

"Pushteti pa kufi, korrupton. Sot në politikë janë shumë ata të cilët nuk përfaqësojnë interesat e njerëzve, ata që nuk justifikojnë pasurinë dhe kur të bjerë ding-dongu politik, ata do të duhet të dorëzojnë karrigen. Kufizimi i mandateve, vetingu i politikanëve janë mekanizmat për ta pastruar politikën dhe për të liruar vendet për të rinjtë. Kjo që po ndodh tani, që mund të duket si përplasje politike, është përplasje brezash dhe gërlasje kulturash. Rinisa nuk di të flasë me gjuhën e gënjeshtrave. Di ta mbledhë zemërimin, por di ta zbrazë atë me forcë të papërfytyrueshme dhe të bukur. Kjo tjetra është përçmim, është mungesë respekti për njëri-tjetrin. Nëse një politikan kapet duke blerë vota dënohet deri në 21 a 22 vjet burg. Pse dënim kaq i rëndë sepse vret shpresën. Ardhja e rinisë është domosdoshmëri, pasi është një ndryshim i kulturës së vjetër ku 'po nuk mendove si unë je i pabesë, i shitur...', ne jetën e përditshme nuk mund të bëhet përpara pa pranuar mendimin ndryshe. T'i kthejmë politikës fytyrën njerëzore", u shpreh Basha.

Që pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, ai dhe Basha janë tashmë në një luftë të hapur ndaj njëri-tjetrit. Teksa të dy pretendojnë se kanë shkarkuar njëri-tjetrin, Basha dhe Berisha do të garojnë secili me kandidatët e tyre në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars.

 

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ouuu: 25/01/2022 19:53

    Po ky Basha ku e fut veten,tek politikanët e rinj? Zot beje mire ka 17 vite ne politike dhe me nje numer te madh dosjesh per korrupsion e vrasje te mbyllura me proçedurë....shkaketare i shkaterimit te partise me te madhe te opozites bashke me babane e tije politikë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja