Basha takim në Sarandë, ripërsërit qëndrimet e tij: Vettingu në politikë, e vetmja mënyrë për të çrrënjosur modelin e baltosjes

Basha takim në Sarandë, ripërsërit qëndrimet e tij: Vettingu në politikë, e vetmja mënyrë për të çrrënjosur modelin e baltosjes

Basha në Sarandë

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha është ndalur sot në Sarandë, ku ka rikthesuar se e vetmja mënyrë për të ndarë politikën nga krimi dhe korrupsioni është Vettigu në politikë.

Në një takim me qytetarë ai gjithashtu ai ka theksuar se Partia Demokratike do t’i prijë një aleance gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë.

“Sot Shqipëria e ka nevojë jetike pastrimin e politikës, ndarjen e saj me krimin dhe largimin nga sistemi i politikanëve të korruptuar.

Vetting-u i politikanëve është edhe mënyra për të çrrënjosur modelin e baltosjes, duke treguar me fakte se kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, kush mbron interesat e oligarkëve e kush jo.

Nuk është e lehtë, por është dëshmia e parë e cila ndan ata që kanë frikë nga vetting-u, me ata që s’kanë asgjë për të fshehur.

Bashkë me hapjen e listave, ku deputetët i zgjedhin qytetarët dhe jo kryetari, kjo është garancia për krijimin e një qeverie dhe Parlamenti që do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Dhe për të ndalur njëherë e mirë kapjen e shtetit, që siç po ndodh sot, pas legalizimit të vjedhjes përmes Inceneratorëve, check-up, tenderave dhe koncesioneve korruptive po i hap rrugë legjitimimit të kanabisit për llogari të grupeve kriminale, apo “burgosjes” për studentët e mjekësisë me ligje anti-kushtetuese.

Partia Demokratike do t’i prijë një aleance gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë, për një projekt ndryshimi që nis me adresimin e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik dhe atë ekonomik.”- thotë Basha.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës