TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot me qytetarë të Lushnjes ku  mka diskutuar mbi situatën ekonomike .
Basha dëgjoi shqetësimet e qytetarëve për varfërinë, borxhet, papunësinë, prishjen e paligjshme të banesave, mbylljen e universitetetit, rritjen e tarifave, e deri tek vonesa 4 mujore e marrjes së ndihmës ekonomike
Në takimet që ka pasur me qytetarët, Basha ka dëgjuar shqetësimin e shumë banorëve për prishjen e shtëpive të banimit pa asnjë paralajmërim. Ndonëse sipas tyre, shtëpitë ishin në proçes legalizimi,  të ndërtuara në pronë të tyre,  askush nuk i njoftoi apo t'u lërë ndonjë copë letër për prishjen. Këta banorë sot jetojnë në qiell të hapur dhe askush nuk e dëgjon shqetësimin e tyre.
Basha, pasi dëgjon qytetarët shprehet se: "Do të evidentojmë një për një dëmet që u janë shkaktuar e do të ngrëmë një ekip juridik që t'u ndihmojë për të ndjekur proçesin ligjor. Unë i bëj thirrje prokurorise dhe Prokurorit të Përgjithshëm të nisin urgjentisht këtu një ekip për të parë se si përmes një akti terrorist janë prishur shtëpitë e qytetarëve"./ATSH/