Basha takime në Fushë-Krujë: Përkushtimi ynë tek qytetarët, jo tek telenovelat politike
Lulzim Basha gjatë takimeve në Fushë-Krujë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të tij, sot është ndalur në Fushë Krujë ku ka takuar qytetarë e ka biseduar me ta për problemet që kanë. Ditën e takimeve Basha e nisi me një kafe pune me strukturat e degës së PD në këtë Njësi Administrative.
"Kafe pune në Fushë-Krujë me strukturat e Partisë Demokratike, për të vijuar turin tonë derë më derë pranë njerëzve. Vëmendja jonë, energjia jonë, përkushtimi ynë është vetëm te qytetarët, jo te telenovela politike, që i shërben halleve të pak politikanëve", - shkruan Basha krahas fotove të postuara në Facebook
Gjatë ditës Basha takoi dhe bisedoi me qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të cilët folën për problemet e nevojat që kanë.
"Ata kërkojnë që politika të kthehet në shërbim të tyre, për një qeveri që ua lehtëson punën dhe vepron në mbështetje të shumicës së ndershme të qytetarëve, jo të klientëve dhe monopolistëve të zakonshëm që i kanë marrë frymën ekonomisë", - shkruan kryetari i PD në rrjetet sociale pas takimit.
Sipas Bashës kjo qasje politike pasqyrohet edhe në projektbuxhetin e qeverisë, që sipas tij pikë referimi vijon të ketë interesat e një grushti të vogël njerëzish, jo ato të qytetarëve.
"Partia Demokratike është në krah të çdo sipërmarrësi të ndershëm dhe po bashkëpunon me ekspertët më të mirë të botës së biznesit, akademikët dhe këshilltarët tanë nga vendet partnere, për të ndërtuar alternativën ekonomike për të cilën Shqipëria ka nevojë", - shprehet Basha.
Për kryetarin e PD, lufta ndaj monopoleve dhe korrupsionit është e vetmja rrugë për të çliruar energji më ekonomi.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
Ik mor kar vrit veten se na lodhe pall kari del kot si ske turp mor palaco na e shpifet ket vend ca dreqin do me humb per her te 70. Rob pa karakter pa dinjitet . Ti je personi me palidhje ska faj rama qe ti genjen e per oren o derzi. Me degjo mu hidhu nga piramida beji nder vetess o kar
PërgjigjuSi kur po dalin në foto me Dua Lupën
Përgjigju