Kryetari i Partisë Demokratike. Lulzim Basha është takuar sot me sipërmarrës të cegjël të zonës së Ali Demit në Tiranë. Ai tha se sot kemi 2 realitete të ndryshme në Shqipëri, ku njëri përfshin teatrin e përditshëm të halleve të politikanëve ndërsa tjetri, hallet e qytetarëve që përballen me realitetin e hidhur ekonomik.
"Sot kemi dy Shqipëri, ajo e shumicës së ndershme të qytetarëve që përballen çdo ditë me një realitet të hidhur ekonomik dhe social, dhe një Shqipëri tjetër, e mbyllur në godinat e pushtetit, që dëgjon vetëm veten në teatrin e përditshëm të halleve të politikanëve", - u shpreh Basha.
Kryedemokrati tha se lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë në çdo nivel dhe inkurajoi SPAK-un për ndëshkimin e personave që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve.
"Unë dhe Partia Demokratike do të bëjmë gjithçka që të dëgjohet zëri i Shqipërisë normale, përmes një politike që është vetëm në shërbim të njerëzve.
Sot vendi ynë renditet i fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe me fuqinë më të ulët blerëse. Kjo situatë ka detyruar të rinjtë të emigrojnë masivisht, ndërsa qeveria vazhdon të çojë paratë e shqiptarëve të koncesionet korruptive, siç janë inceneratorët dhe strelizimi, para që përfundojnë në xhepat e pushtetarëve dhe klientëve të tyre. Për këtë ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK, që kushdo që ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve të japë llogari para ligjit", - tha Basha gjatë bisedës me qytetarët.
Në vilën e tij luksoze, duhet të ketë sistem chiller. Pse e viziton Ali Demin? Për të blerë një ngrohës elektrik për shtëpinë? Nuk ka mbetur asgjë në kasafortë?
Përgjigju