Basha takon Borchardt: Të
garantohen kushtet për zgjedhjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Ambasadorin e ri të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Ambasadorin e ri të prezencës së
OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.
Në takim, Basha bëri një prezantim të situatës së rënduar në vend me theks të veçantë nevojën akute për garantimin e kushteve për zgjedhjet e ardhshme.
“Në mënyrë të qëllimshme, Rama pengon bërjen efektive të komisionit për reformën zgjedhore dhe që prej muajit Maj ka refuzuar platformën e paraqitur nga Partia Demokratike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Basha.
Reforma, theksoi ai, u vonua qëllimisht, për të mos mundësuar votimin elektronik i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së votës. Shumë të rëndësishme, e konsideroi kryetari i Partisë Demokratike, çështjen e financimit të partive, ku PD ka propozuar kriminalizimin e donacioneve private dhe financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive politike.
Lidhja e krimit me politikën, paraja e siguruar nga trafiqet, krimi dhe korrupsioni po shkatërrojnë procesin politik në Shqipëri theksoi kreu i opozitës.
Zgjedhjet e 2015-ës e më pas ato të Dibrës, treguan qartë se Edi Rama do të përdorë paratë e drogës dhe rrjetet kriminale për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa krimi do të blejë pushtet politik. Kjo përbën rrezikun më të madh për zgjedhjet e ardhshme, theksoi zoti Basha. Ai shtoi se zgjedhjet e ardhshme janë dhe arsyeja pse Rama ka bllokuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Ambasadori Borchardt garantoi zotin Basha se OSBE me ekspertët e saj do të angazhohet për të asistuar funksionimin sa me parë të komisionit të Reformës Zgjedhore për të përmirësuar legjislacionin në përputhje me rekomandimet e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3002
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15