Retorika e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim BashaGjermani duket se është shumë e ndryshme nga gjuha që përdor kryedemokrati në Shqipëri. Prej ditësh ai artikulon se nuk ka vend në BE për Shqipërinë e lidhur me krimin, të korrupsionin, por në Gjermani duket se ka ndryshuar qëndrim. Në takimin që ka pasur me Joachim Bertele, zvKryekëshilltari i kancelares Angela Merkel, Basha tha se pavarësisht këtyre problemeve, opozita do të bëjë gjithçka që Shqipërisë t'i hapet rruga për Bashkimin Europian.

"Pavarësisht krizës që po kalon aktualisht Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikës me krimin, shitblerjes së votave, korrupsionit, ne do të bëjmë gjithçka që ashtu siç liberalizuam vizat ti hapim rrugën edhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk ka asnjë diskutim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është BE. Mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimit Shqipërisë në BE,  por dhe të ruajtjes së pacënuar të tërësisë territoriale të Kosovës. Tani është koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin që për interesat e tyre po kërcënojnë perspektivën europiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor", tha Basha.

Më herët ai zhvilloi një takim me komisionerin e BE, Günther Oettinger. Zyra e shtypit e PD, ka zbardhur takimin, sipas së cilëve në fokus të bisedës së tyre ka qenë zhvillimi ekonomik i Shqipërisë.

"Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER. Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqënie, zhvillim ekonomik për qytetarët për #ShqipërinëSiEuropa", shkruan Basha.

Kjo vizitë e Bashës në Gjermani vjen dy ditë pas protestës së shtatë të opozitës, në të cilën nuk munguan aktet e dhunës nga ana e protestuesve nga policië, por edhe protestuesve me njëri-tjetrin, siç ishte rasti i dhunës ndaj Ymer dhe Erjon Çelës, babë e bir.