Basha takon maturantët e Beratit: Do dyfishojmë buxhetin për universitetet dhe anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë

Basha takon maturantët e Beratit: Do dyfishojmë buxhetin për universitetet dhe anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë

Kreu i PD Lulzim Basha është takuar me disa maturantët Beratit ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Ai shprehet se ata po përballen me shumë paqartësi për të ardhmen, ndërsa vështirësitë ekonomike për të përballuar arsimin sa vijnë e shtohen.

Gjatë takimit, Basha u premtoi se do të dyfishojë buxhetin e universiteteve dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë.

"Kënaqësi të bisedoja dhe ndaja mendime me maturantët e Beratit për provimet e maturës dhe pengesat, ëndrrat e planet e tyre për të ardhmen. Maturantët më treguan vështirësitë me të cilat përballen, problematikat e mëdha që shoqëruan këtë vit, paqartësitë, pamundësia për të realizuar mësimin online e deri tek niveli i lartë i vështirësisë së provimeve. Shumë prej gjimnazistëve janë të paqartë për të ardhmen e tyre ndërsa vështirësitë ekonomike për të përballuar arsimin sa vijnë e shtohen. Qeveria Rama po e bën çdo ditë e më të pamundur për maturantët të vazhdojnë studimet e larta. Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund. Me mua dhe PD asnjë nxënës nuk do të privohet nga e drejta për arsim për shkak të pamundësisë ekonomike. Familjet e studentëve me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës. Familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës. Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare. Ne do ta dyfishojmë buxhetin dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, do të ofrojmë stazhe për 10 mijë studentë çdo vit. Bashkë me të rinjtë e të rejat e këtij vendi do të ndërtojmë një qeverisje normale që ofron mundësi për arsim cilësor, punësim e një jetë normale me mundësi dhe dinjitet për të gjithë", shkruan Basha.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pelioni: 13/06/2020 10:16

    Me këto që thotë kryetari i opozitës z.Lulëzim Basha është tërësisht në binarët e qeverisjes së tipit Sude e kompani që ju thoshin shqiptarëve në kohën e tyre na jepni 1 milon dhe për 1 muaj ju japim 3 milion. Pasojat e kësaj politike qëveritare të pd i dinë më mirë se ju z. Luli shqiptarët prandaj mos mendoni kurrësesi të vini në pushtet me të tilla platforma qeverisëse.

    Përgjigju
  • Robi: 13/06/2020 08:36

    Lyli, po akoma me kte teorine e vjeter ti. Ngele duke then Kur te vijme ne pushtet do te. Ik tani se u bone vakallaro. Shko luaj bilardo

    Përgjigju
  • luledele: 13/06/2020 01:00

    ti vetem budallallekun do dyfishosh gomar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja