Basha: Taksa progresive ka 
dështuar, s'po hapen vende pune

Basha: Taksa progresive ka <br />dështuar, s'po hapen vende pune<br /><br>
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte një nga folësit kryesorë në Forumin e Tiranës për Lirinë Ekonomike, ku foli për të përjashtuarit nga ndihma ekonomike, investimet e huaja në vendin tonë si dhe sistemin e taksave. “Kam qenë në Lezhë dhe Shkodër, tek familjet e përjashtuara nga ndihma ekonomike dhe një nga pyetjet që kam shtruar, ka qenë a keni punë, dhe më thanë se kanë kërkuar, por nuk ka”, tha Basha.

Më pas ai tha se vendi po vuan nga mungesa e investimeve të brendshme dhe të huaja. “Cilat janë shtyllat kryesore të rritjes ekonomike: Janë investimet, investimet e brendshme dhe të huaja. Qeveria ka një rol të rëndësishëm, por pesë vitet e fundit kanë qenë vite të humbura për Shqipërinë. Kjo për shkak të klientelizimit, korrupsionit dhe vendimeve të gabuara.

Vetëm për 11 ditë në Serbi: IKEA hap aktivitetin e dytë në Beograd. Në Nish hapet Sheraton. Një kompani gjermane hap vende pune për 4 mijë veta në Krushevac. Bëhet fjalë për industri makinash. Kurse këtu japim leje për djegie mbeturinash. Hilton do hapë hotel në Beograd. Një vend që nuk ka asnjë kilometër bregdet. Një kompani kanadeze që ka njoftuar nisjen e punimeve për mineralet e Serbisë. Ku jemi në Shqipëri, çfarë investimesh të huaja kemi thithur në këtë periudhë? Kaluam pesë vite dhe nuk ka asnjë investim tëhuaj.

Po investimet e brendshme? Më thoni një investim të këtyre viteve të fundit? Më thoni një kilometër rrugë?”, tha Basha.

Kreu i PD tha se as borxhi nuk është ulur, ndryshe nga sa pretendohet. “Nuk e ka ulur borxhin, ka rënë euro, prandaj mburren. Po kur të rritet euro, çfarë do të bëjnë? Borxhi është ai që është, por është edhe ai i fshehuri, që thotë FMN-ja. Është borxh i fshehur publik. Çdo marrëdhënie e qeverisë me një koncesionar është një borxh i shqiptarëve,” tha Basha.

“Ekonomia po orientohet gjithmonë e më shumë nga paratë e pista. Bumi i investimeve në Tiranë nuk justifikohet nga kredia bankare. Me çfarë parash po ndërtohet, çfarë nevoje i përgjigjet ky bum. Gjithçka vjen nga aktiviteti masiv i drogës, që ka prodhuar miliona. Asnjë grup i mash, asnjë peshk i madh nuk është kapur. Ne ia kemi dorëzuar ekonominë një grushti njerëzish që merren me drogë. Ky është roli ynë në Ballkan sot. Eksportojmë drogë, importojmë plehra,” vijoi Basha.

Më tej, Basha shpjegoi se pse, sipas tij, ka ardhur kjo situatë: “Liria ekonomike në Shqipëri ka pësuar zbritje, barra fiskale është rritur dhe liria e të bërit biznes po i afrohet nivelit të Afrikës Ekuatoriale”. Kreu i opozitës tha se taksa progresive ka dështuar, pasi ajo nuk ka siguruar as rritjen e premtuar të rrogave. Sipas tij, sistemi fiskal në vend është bazuar në politika klienteliste.

“Ky sistem ka dështuar, taksa progresive ka qenë një mashtrim i madh. E ka çuar ekonominë në kolaps total. Kush punon më shumë, fiton më pak. Si do e motivosh ti ekonominë? Si do motivosh faktorët ekonomikë? Sistemi ynë fiskal është sistem i drejtë, taksa e sheshtë, kush punon më shumë, fiton më shumë. 9-përqindëshi është një taksë e sheshtë, një taksë e drejtë”, tha Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet