Reperi i njohur Mozzik ka ndarë me ndjekësit një tjetër fragment nga jeta private, veçanërisht pas ardhjes së djalit Oz.

Përmes një fotografie në InstaStory, reperi shfaqet duke puthur butësisht këmbën e vogël të të birit.

Një moment i thjeshtë, por plot dashuri, të cilin artisti e ka shoqëruar vetëm me emoji duarsh të bashkuara dhe një zemër të kuqe.

Më herët, ishte partnerja e tij, Lotina, ajo që ndau fotografinë e parë të reperit me vogëlushin, ku ai shfaqej duke e mbajtur në krahë.