'Arrestimet në Librazhd politike', Lleshaj-Bashës: Je përgjegjës për protestuesit, askush nuk tolerohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur një deklaratë urgjente për mediat menjëherë pas arrestimeve të drejtuesve të PD-së në qarkun e Elbasanit. Në fjalën e tij Basha ka hedhur sulme ndaj kryeministrit Rama duke thënë se ai po kthen vendin në një narko-shtet dhe se do të ketë një fund të keq dhe të shpejtë.

Më pas Basha ka hedhur akuza edhe ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Kryeprokurores Arta Marku ku për ta ka thënë se po i shërbejnë Ramës dhe vetëm në 5 muaj kanë shoqëruar rreth 500 simpatizantë dhe anëtarë të PD-së. Për t'i kthyer një përgjigje Bashës ka menduar, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili ka thënë se kreu i PD-së duhet të mbajë përgjegjësi për ata që nxjerrë në protestë dhe se askush prej tyre nuk do të tolerohet. 

Në mbyllje të fjalës së tij kreu i opozitës ka thënë se nuk do të ketë asnjë hap pas në rrugënë që kanë nisur.

"Dje gjatë mbrëmjes dhe vonë gjatë natës policia politike e Edi Ramës ka ndaluar dhjetëra anëtarë dhe mbështetës së Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd dhe ka arrestuar:− dy drejtuesit e Partisë Demokratike të Librazhdit, Kryetarin, zotin Bujar Vreto dhe Sekretarin zotin Erlind Gurra;− dy drejtuesit e PD-së Prrenjas, Kryetarin zotin Arjan Karriqi dhe Sekretarin zotin Leonard Ozuni;− ish-deputetin dhe ish-kryetarin e PD-së Elbasan, zotin Aurel Bylykbashi;− si dhe dy mbështetës së Partisë Demokratike Dashamir Boja nga Gostima dhe Bujar Kllojku nga Librazhdi.Këto veprime janë raprezalje të hapura politike ndaj kundështarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës. Ato vinë mbas ndalimit të rreth 500 anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë pesë muajve të fundit. Ndërkohë mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike mbahen në arrest në burgje.Qindra qytetarë të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë nga Kukësi në Shkozë, tek Unaza e Re dhe kudo në Shqipëri janë ndaluar, keqtrajtuar, rrahur, dhunuar dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit. Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo i një vendi demokratik europian. Ndërkohë sistemi i drejtësisë është shpartalluar. Parlamenti është shpartalluar. Administrata publike është militantizuar në ekstrem. Tashmë nuk ka më asnjë iluzion. Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet autokratik, jashtë Kushtetutës dhe të kundraligjshëm.  Pasi vuri nën kontroll të gjitha pushtetet, tani ai po I përdor ato si vegla për të ushtruar dhunë, përndjekur dhe kërcënuar çdo kundërshtar dhe kritik të regjimit të tij. Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik: Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal.Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kerkon të tërheqë me vetetë gjithë Shqipërinë. Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës. U bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjejnë veten njerëz të ligjit dhe të rendit të mos u binden urdhrave politikë dhe të paligjshëm të autokratit të korruptuar dhe të inkriminuar Edi Rama dhe të veglave të tij.  Askush të mos ketë dyshimin më të vogël: Këto akte represive për t’u mbyllur gojën dhe goditur kundërshtarët politikë thjesht po thellojnë me shpejtësi gropën, ku ka rënë Edi Rama. Ato e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e tij të keq, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek policët dhe prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës. Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.  Asnjë hap pas, deri në triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin" ka deklaruar Basha.

Kujtomë se për protestën e paligjshme të organizuar ditën e djeshme në hyrje të Elbasanit ku militantët e PD-së tentuan t'i bllokojnë rrugën kryeministrit Rama, janë proceduar 23 persona ku mes tyre ishin e 7 drejtues të PD-së në qarkun e Elbasanit.

Protesta e paligjshme e PD-së në hyrje të Librazhdit erdhi vetëm tre ditë pas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së për ngritjen e strukturave të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar në 61 bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, që ka për synim bllokimin e fushatës së PS-së dhe zgjedhjeve të 30 Qershorit. Po kështu ditën e djeshme në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar i LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se tani e tutje detyra e LSI është që të merret me qendrat e votimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:39
Vasili si Basha: Arrestimi i protestuesve regjim represiv, shqiptarët në këmbë


Ashtu si edhe kryetari PD-së, Lulzim Basha, edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka quajtur arrestimet e drejtuesve të PD-së në Elbasan si një akt regjimi represiv.

Më pas Vasili ka deklaruar se rendi dhe ligji po sulmohen në mënyrë kriminale nga  Rama, të cilët, sipas tij kanë ndërmarrë një puç kushtetues.

“Qeveria e Edi Ramës është shndërruar në një regjim represiv e kriminal në agoni, i cili përpiqet të sulmojë më çdo mjet të paligjshëm nëpërmjet pushtetit opozitën dhe qytetarët duke u dhunuar të gjitha liritë dhe të drejtat më themelore të tyre, të drejta këto që janë të patjetërsueshme dhe të garantuara nga Kushtetuta e sistemit pluralist shqiptar. Pushteti i kriminalizuar i Edi Rama dhe prokuroria e kapur prej tij arreston protestuesit, përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarë të thjeshtë që nuk pajtohen me pushtetin e kriminalizuar të tij, ndërkohë që hajdutët e qeverisë që grabitën qindra milionë te Unaza e Re, me konçesione pafund, me rrugën Milot-Balldren, Orikum-Dukat, etj., janë të lirë dhe të ulur në zyrat e shtetit. Të gjithë qytetarët shqiptarë janë e do të jenë të gjithë në këmbë së bashku me opozitën për të mos lejuar dhe për të shembur përdhe puçin kushtetues dhe pushtetin e kriminelëve në emër të triumfit të rendit kushtetues, lirive themelore siç është e drejta për të zgjedhur duke mos lejuar kurrë që Shqipëria të kthehet mbrapsht në periudhën e errët para viteve 90 ku Shqiptarët vetëm votonin dhe nuk zgjidhnin, ku Shqiptarët ishin të izoluar nga e gjithë bota, dhe ku Shqiptarët jetonin në një skamje ekonomike të pashembullt. Shqiptarët do të jenë të papajtueshëm me monizmin dhe me puçin kushtetues dhe nuk do të bëjnë asnjë hap pas deri në fitoren e rendit kushtetues, shtetit të së drejtës, të cilat nxjerrin Shqipërinë nga izolimi dhe i hapin rrugën drejt të ardhmes" ka deklarura Vasili.

Ora 11:50
Sandër Lleshaj i kthehet Bashës: Është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit, askush nuk tolerohet


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë pas akuzave të kreu të PD-së Lulzim Basha i cili e akuzonte se ishte një vegël e kryeministri Rama që përdorej për të arrestuar protestuesit.

Leshaj në reagimin e tij ka thënë se kreu i PD-së Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend. Më pas Lleshaj ka thënë se askush nuk do të tolerohet kur shkel ligjin.

"Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!", ka thënë Lleshaj.

Ora 11:48
Arrestimi i zyrtarëve të PD/ Boçi: Na motivon! Opozita s'do ndalet (VIDEO)

Arrestimi i zyrtarëve të PD-së pasi i bën pritë kryeministrit Edi Rama dje në Librazh, për ish-deputetin Luçiano Boçit është absurde, e bërë në mënyra të jashtëligjshme. Ai ka akuzuar uniformat blu, sipas së cilit i kanë trajtuar zyrtarët e PD-së dhe simpatizantët si të ishin kriminel, duke i arrestuar natën duke iu thyer derën.

"Ka pasur kërkesë nga qytetarët për të zhvilluar një protestë që të zhvillonte një takim elektoral, kur s'ka zgjedhje. Është refuzuar leja, Rama ka devijuar rrugën dhe zhvilloi takimin. Pas kësaj, ka artikuluar edhe akuza politike që janë shndërruar në veprime konkrete. Është e drejta e qytetarit të protestojë. PD do t'i rezervojë akoma më turpëruese se ajo që iu bë në Librazhd. Mënyra e protestimit janë nga më të ndryshmet. Kemi para beteja të ndryshme në Greqi, Francë, Amerikë. Është e çuditshme. Nuk na tulat, por na motivon se ku njeri i kapur nga krimi vazhdon të shkel ligjin.  I kanë arrestuar natën, në gjumë duke i thyer derën dhe arrestuar pa ditur se përse akuzoheshin dhe në fund iu bën arrestimet", tha Boçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 14/06/2019 18:06

    ku ke par ti qe te qelloet policia ne xham apo ku do dhe te quhet fajtore se arreston zhulsat analfabet? Po te ishte lenduat, qerruar ose dicka tjeter ai ose ata policet qe po benin punen e vet dhe te iknin te familja pas pune por pa sy ose kemb ose dor prsh? Ca do thoje ti per ata zhulsat ruj prap heronj? Ligji eshte i barabart per ke do. Hajde beje prov ktu ne UK te ngresh dor te polici, ta hedhin celsin atje ku ska pret mendja o voc. para nje jave ishte Z. Trump per nje vizit dhe ne Londer dolen disa protestus anti Trump, por dolen dhe disa pro Trump. Ne nje debat pa dhuuuuun ishte nje puntore administrate anti Trump me nje burr nga pro dhe pasi po benin debat te ashper vetem me fjaaaal, ati burrit i hodhen nje milkshake ne kok, te nesmen vetem per msim te tjerve ajo puntorja administrates iku ne shpi se e pushuan nga puna, vetem per nje te beritur me pak ze te lart e jo me te prekesh polic me dor e le pastaj te endrrosh te futesh ne rrajon policie, te azgjesojn dhe fisin. Kurse ti rri bon si gam gam tu na i ber ato analfabetet tuj heronj. Por nje gje duket qart nga ne qe jemi jasht lojes politike na intereson vetem Shqipria eshte se juve ju ka ardh litari aty ku smban me dhe prandaj po perpeliteni si mos me keq. Ju e patet Shqiprin 30 vjet e skeni ber i mut te madh dhe doni ta beni tani dhe cirreni si virgjeresha hahahahah. Ishalla e ka ber mend Amerika me i fhen drejtim ati vendi se e ka kuptuar qe ka njerez trrima e besnik te Shqiptaret dhe don tna bej nje super fuqi ne ballkan per arsyet e veta gjeopolitike se per ju ju shisni dhe pragun e shpis per cik interes e lepirje. Ishalla ju kapin mallkimet e ati populli gjith jeten tuaj qe se lat rehat nga 30 vjet.

    Përgjigju
  • Babi: 14/06/2019 14:26

    Ore po ky ligjet e demokracis si i di, qe behet ca i do qefi gjith se kujt??? Ligji esht ligj, dhe kto ligje dhe ky i ka ber kur ishte ne kuvend, apo si ka ber per ata te pd,s i la ber vetem per popullin

    Përgjigju
  • Xxx: 14/06/2019 12:53

    Lulush cke pse je zverdhur apo po e ndien litarin ne fyt eeeee.....

    Përgjigju
    • CaBone: 14/06/2019 17:48

      Ma paske fut me komentin shoku, sa desha ta pys pse ishte sverdh ne surrat po e paske ber ti para meje hahahahah. Hajd se e pys her tjeter. Super

  • Emigrati: 14/06/2019 12:38

    O lulzim palla kjo èshte Biografia jote politike 1)si minister trasporti vodhe 270/300 miljon EUR 2)si minister i jashtm e shiten detin si pronen e babes 3)si minister i brenshe vra e 4 persona te pafajshem. C"far programmi tjeter ka per ket populli or shkerdhata e kombit SHQIPTARE

    Përgjigju
  • Ahah: 14/06/2019 12:26

    Esht zverth spo i majn me kembet Fundi esht afer

    Përgjigju
  • Blerta: 14/06/2019 11:53

    Ju nuk njihni ligje nor idiot prandaj populli nuk ju do.Ka ligj per bllokim rrugesh po ju nuk njihni ligje se ligjet doni ti beni nga selia e partise.Qellove dhe vrave 4 persona ne emer te ligjit nor kriminel.Ate rast ishte zbatim ligji e tani rapresalje?Laper i plakut te cmendur Mere

    Përgjigju
  • fisi: 14/06/2019 11:50

    O vrases

    Përgjigju
  • YoungTribune.com: 14/06/2019 11:40

    Sipas sondazheve PD e Bashes eshte e lodhur dhe e gjunjezuar nga filozofia e mefshte .Te gjithe po kerkojne rikthimin e Berishes me cdo kusht per te hyre ne zgjedhje.

    Përgjigju
  • Genti: 14/06/2019 11:29

    I paligjshem arrestimi, neser dilni me arme se prap i paligjshem do jete. Merini mer pedet rrasini brenda, "rrevolta popullore", 90% e njerezve ne parqe e lokake, marrezit e Metes me Sales. Kamikazet e Gerdecit e Lalzit ne m** te semes te shkojne....

    Përgjigju
  • Tullaci: 14/06/2019 10:36

    A o Lulzime me e keqja eshte qe asnje nga nderkombetaret nuk po u del ne krah e ti quaj arrestime politike. Dmth ju konsiderojn tashme si nje grup vandalesh ordiner,qe ashtu dhe jeni ne fakt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive