Kryemadhi urdhër LSI-së: Më 30 qershor duhet të merremi me qendra votimi, Meta me dekretin ndaloi sulme terroriste

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon me idenë për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit! Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI ka bërë thirrje që më 30 qershor ata do të kenë punë me qendrat e votimit. Ajo ka thënë për simpatizantët e LSI që të bëhen gati pasi koha ecën shumë shpejtë.

Kujtojmë se tre ditë më parë një vendim për tu bërë pengesë në zgjedhjet e 30 qershorit është marrë edhe nga ana e Partisë Demokratike. Në kryesinë e PD është vendosur që të ketë aksione opozitar në të gjithë vendin për të ndaluar mazhorancën të zhvillojë zgjedhjet, e më konkretisht në qytetet ku Rama ka takime elektorale. PD këtë aksion e pagëzoj "Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë" por që 'dhunon' zgjedhjet lokale.

Ndërkohë në fjalën e saj Kryemadhi ka folur edhe për dekretin e presidentit Meta për të zhdekretuar zgjedhjet, duke thënë se Meta ka parandaluar sulme terroriste të mundshme në protestën e 8 qershorit.

Kryetarja e LSI më pas ka hedhur sulme ndaj kryeministrit Rama duke bërë një paralajmërim të fortë për të.

" Nga drejtësia nuk kanë frikë ata që japin dorëheqjen. Nga drejtësia kanë frikë ata që ikin me dhunë nga pushteti. Dhe kush ikën me dhunë nga pushteti ka fundit më të tmerrshëm",  ka deklaruar Kryemadhi.

Kujtojmë se mbledhje Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI, vjen vetëm pak orë nga konferenca e liderit demokrat, Lulzim Basha që mbajti me gazetarët. Basha duke komentuar vendimin e presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet u shpreh se nuk do të ketë asnjë marrëveshje dhe dialog me Edi Ramën kryeministër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:22
Kryemadhi: Detyrë qendrat e votimit, bëhuni gati! Nga drejtësia kanë frikë ata që ikin me dhunë nga pushteti


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka ashpërsuar tonet në fund të mbylljes së fjalës së saj në takimin me Komitetit Drejtues Kombëtar i LSI-së.

Sipas saj më 30 qershor është një datë ku për LSI kanë detyrë primare qendrat e votimit. Ajo u ka bërë thirrje përfaqësuesve të LSI që të bëhen gati për 30 qershorin.

Më pas Kryemadhi ka sulmuar kryeministrin Rama duke thënë se ai duhet të ketë frikë për fundin që e pret.

"Për ne nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve, për ne ka rëndësi standardi. Shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të lirë dhe zgjedhjet të jenë të ndershme.Të mos votojnë nën presion, të mos votojnë nën dhunë dhe të mos votojnë nën afshin e eurove të krimit të organizuar. Qoftë edhe të një leku shqiptar, që vjen në blerjen e mendimit të njerëzve. Dhe tjetra, ajo që kam me merak. Detyra jonë është qendrat e votimit. Bëhuni gati, sepse gjërat do të ecin shumë shumë shpejt. Ai po kërkon pazar për kokën e tij. Ne nuk ruajmë kokën e Edi Ramës. T'ia ruajnë ata. Ne kemi për detyrë që të mbrojmë shqiptarët. Shqipëria e ke vendin në BE . Është një vend i vogël dhe një vend i varfër edhe për shkak të fajit politike ne kemi treguar dobësitë tona, por djegia e mandateve ishte ajo që na pozicionoi me qytetarët. Ne do të ishim fasadë e Edi Ramës. Ai do të thoshte se kemi frikë nga drejtësia. Nga drejtësia nuk kanë frikë ata që japin dorëheqjen. Nga drejtësia kanë frikë ata që ikin me dhunë nga pushteti. Dhe kush ikën me dhunë nga pushteti ka fundit më të tmerrshëm",  ka deklaruar Kryemadhi.

Ora 19:20
Dekreti për 30 qershorin/ Kryemadhi: Meta ndaloi sulme terroriste

Kryetarja e LSI-së ka hedhur sulme ndaj kryeministrit të vendit duke thënë se ai bën jetë luksi ndërsa shqiptarët vuajnë nga varfëria.

Duke folur nga mbledhja e  Komitetit Drejtues Kombëtar i LSI-së, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar edhe dekretin e Presidentit Meta për të zhdekretuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas Kryemadhit, Presidenti Meta me anë të vendimit që mori i bëri pritë një konflikti të dhunshëm dhe akte terroriste.

"Për dekretin e Presidentit mos u merrni me të. Nuk është problem për ne. nuk është as 20,30 18... Boll më 30 vjet teatër. Ne duhet ti marrim vetë fatet tona në dorë. Ashtu siç nuk pranojmë ne te huajt në rrugicat tona ashtu s'do të na pranojnë edhe ne. Duhet te kemi struktura të qarta. Përball kemi një grup kriminal. 30 qershori është një datë që do mbahet mend në historinë e Shqipërisë. Dekreti i Metës ndaloi një konflikti. Ishit në protestë me 8 qershor/. I patë reagimet absurd të grupeve që mund të ishin provokatorë që mund të bënin goditje terroristë ne turmen apo policisë. Ramës i intereson dhuna dhe konflikti.  Pasi Edi Rama i jepej roli i viktimës në çdo akt dhune. Dekreti i Presidenti ndaloi një konflikt njerëzor trup më trup. Konflikti është deri në detaj. Nuk është si në Tiranë apo në Lezhë... Kanë probleme që krijojnë konflikte. Më pasi Rami i shantazhon. E ardhmja e shqiptarëve është më shumë se e ardhmja e secilit prej nesh. LSI ka për qëllim të çojë Shqipërinë drejt Europës." ka thënë Kryemadhi. 
 

Ora 19:11
'Kujtoni çfarë hanë shqiptarët...', Kryemadhi: Edi Rama i ka mbyllur hesapet me Europë



Kryetarja e LSI-së ka hedhur sulme ndaj kryeministrit të vendit duke thënë se ai bën jetë luksi ndërsa shqiptarët vuajnë nga varfëria.

Sipas Kryemadhit, Edi Rama i ka mbyllur hesapet me Europën.

"Cdo ditë e më shumë po na bëhet si një normalitet. Mjafton tu kujtojmë njerëzve se çfarë hanë shqiptarët në tavolinat e tyre. Si vuajnë për shkollimin e fëmijëve. Dhe mjafton jetën luksoze të një kryeministri. Ai është me gusto por ka qënë me gusto para shumë vitesh pasi tashmë është bërë demodo. Ai harron që ky luks, karficat e floririt dhe charterat, nuk mundit varfërinë e shqiptarëve. Varfërinë do ta mundi vetëm revolta popullore e cila do të jetë e madhërishme për një komb dhe e frikshme për të. Ai heronjtë e kombit i i di si filma. Ai i vetmi akt kombëtar që ka bërë është ti përjetësoj emrat. Ai e ka mbyllur hesapin me Europën. Sepse hesapi i tij nuk është hesap që ka të bëjë me drogën dhe me ekspozitat artistike." ka thënë Kryemadhi.

Ora 18:49
Kryemadhi: Vendi ynë e ka kujtesën e shkurtër, Rama shkatërroi procesin e hapjes së negociatave

Kryetarja e LSI, Kryemadhi ka thënë në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar i LSI-së se Edi Rama nuk ka marrë asgjë që ka në jetë me zotësinë e tij por vetëm duke i blerë gjërat.

Më pas Kryamdhi duke sjellë në mend kohën kur PS ishte në opozitë duke pretenduar se kryeministri Rama bënte thirrje që të mos hapeshin vizat.


"Në fakt ne nuk kemi një politikan, por kemi një të sëmur patologjik. Ai i ka marrë meritat nëpërmjet pagesës shantazhit, blerjes së moralit të çdokujt. Një njeri që i ka arritur çdo gjë duke bërë kompromise e kthen në njeri patologjik. Ky njeri merr peng të ardhmen e shqiptarëve. Rilindja me LSI morën një Shqipëri në NATO dhe gati duke marrë statusin gandidat. Por LSI nuk votonte tre ligje për një kryetar qarku të Fierit, pasi votat e tyre të LSI votuan për një anëtar tjetër ishte një vendim politik. Nëse e mbani mend, se vendet në tranzicion siç jemi ne memorjen e kanë shumë të shkurtër ky njeri që na betohet për integrimin, e mbani mend se si kërcënonte për të mos liberalizuar vizat për shkak se do të largohen 1 milion shqiptarë. Në më pak se 28 muaj ky ka shkatërruar procesin Shqipërisë do ti rikthehen vizat. Është një vendim i holandezëve. Tani ka filluar procesin edhe Zvicra."

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 14/06/2019 10:21

    cojeni ne psikiatri Nafijen se pas operacionit paska rrjedhur fare, po me lristat naziskine te haremit famekeq te Jales dhe me sharebajgat zvministre surratgerdalla do pengosh zgjedhjet moj Nafije fallxhorja . Ke vdekur si partipicke , vetem 1% mbeshtetje ne popull ke arritur per te shkuar ne 0.5 % deri ne 30 qershor, pra do ngelesh vetem me Nora gjithollogen surratgerdallen, dhe me Kejdi dhembcakallen,,,,

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/06/2019 10:00

    A keni ndonjë informacion se çu bë me Mul fshatarin dhe gjith fshatarët e tjerë që në grup kapën policin për gryke? A do dënohen gjë apo Ligji janë vet këta fshatarë!

    Përgjigju
  • Ani: 14/06/2019 07:09

    Monika duhet te merret si e pandehur e te arrestihet ben thirrje per destabilitet . Pse jan te pa prekshem keto koka

    Përgjigju
  • Tir: 14/06/2019 01:19

    Prokuroria ka rastin me te mire te marre informacionet mbi grupet terroriste ne vend, ku jane, kush i drejton.

    Përgjigju
  • Tir: 14/06/2019 01:16

    Prokuroria ka deshmitaren me te mire per te marre vesh ku jane e kush i dr

    Përgjigju
  • Floriri: 14/06/2019 00:00

    Konkluzioni eshte se ju i keni pergatitur keto sulme terroriste

    Përgjigju
  • Kometa 001: 13/06/2019 21:25

    Nese Monika ka ne dore fatin e popullit shqiptare dhe sigurine kombetare te ketij vendi, meritojme te shuhemi.

    Përgjigju
  • asolingo: 13/06/2019 21:23

    Po me BE-ne i mbyllem hesapet por i hapem me ty zonje me burrin tend me o-depoziten,lsi dhe nje pjese nga ps(se sjane te gjithe engjej dhe ata),por ama ju,burri jot Luli dhe kryebanditi sali jeni kryesoret,nuk po diskutojme per vjedhje ketu por per krime.

    Përgjigju
  • Komiteti: 13/06/2019 21:21

    Na fol pak per bizneset e pronat qe ke ne mes te Londres. Do vije koha do llahtarisen njerezia nga pasuria e placka jote e vjedhur. Milona euro te investuara me prone e biznese ne dhjetera shtete. Edhe pak

    Përgjigju
  • Tahir Tarfyci: 13/06/2019 21:00

    Il moj baxhell behu gati te shkosh te vendi i qenit,mbase ju vjen mendja .Na dikretituat neper bot qent e pa ngopur

    Përgjigju
  • Aktori: 13/06/2019 20:34

    Mona ke marre fund sinqerisht. Ke do marresh me vete ne burg per sulmin qe propozon? Brahimllarin, Mehmetajt dhe Kerpacin se Manjsno, Vasili jane qener pa dhembe dhe vetem lehin. Monaaaaaaaaaa te ka ardhur ngordhja hahshahaha

    Përgjigju
  • oni: 13/06/2019 19:41

    Ku i ke femijet? Me ç'far parash i mbane ne Angli oj rrot kurve qe del e leh si qenet r rrugevo o rrugaqe.

    Përgjigju
    • Anglia: 14/06/2019 07:39

      Ketu (në Anglo) i jetojn fëmijët (që Jan të pafajshëm ) dhe ruhen me roje dhe shtepiake nga shqipëria ( sikur të ishin nga familja mbretërore)

  • Ben: 13/06/2019 19:20

    Kjo eshte super debile.E ka IQ shume te ulet.Mjere ne çfare politikanesh kemi.

    Përgjigju
  • Dory: 13/06/2019 19:20

    E shkreta ti, nuk e di si i degjojne budallalliqet e tuja ata te partise tende.

    Përgjigju
  • Thanasi: 13/06/2019 18:54

    Po te shkurter e ka se jeni ju akoma ketu e 30 vjet ne pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin