Basha thirrje për dhunë: Shponi
gomat, thyeni dritare, grushtoni!

Basha thirrje për dhunë: Shponi<br />gomat, thyeni dritare, grushtoni!
TIRANË-Në kohën kur PS e LSI janë bërë bashkë kundër qeverisë teknike, dhe BE i bën thirrje PD-së të zgjedhë Kuvendin për të dëshmuar se e do të ardhmen e Shqipërisë, kryeopozitari Basha humb durimin dhe bën thirrje për dhunë.

Me një fjalim nga çadra e quajtur Çadra e Lirisë, duke marrë shkas nga një histori shkarkimi nga puna në TVSH e prindit të një protestuesi, Basha ka kërkuar që populli të ngrihet.

Si fillim kërkoi që të reagohet për drejtorin e TVSH, Thoma Gellçi, duke u shprehur: "Ta nxjerrim nga zyra e ta tërheqim zvarrë".

Por në fjalë e e sipër në këtë ditë të 7 të protestës, ai ashpërsoi retorikën duke kërkuar që dhuna të përshkallëzohet.

Sipas Bashës, ky reagim duhet të vijë përmes dhunës "grushte, shpim gomazh, thyerje dritaresh, tërheqje zvarrë," ndaj cdo padrejtësie që iu bëhet, duke mos njohur kështu institucionet ligjore.
Për kreun e PD, 'durimit të tyre, të tij i ka ardhur fundi'.

Thoma Gëllci o pleh, do të të heqim zvarrë nga ai post ku të kanë vënë për ti shërbyer interesave të korruptuara. Ora jote po vjen, zvarrë do të hiqesh nga ai post ku të kanë vënë. Ta dijë mirë cdokush që godet qytetarët, që godet protestën që do vijë ora për ti marrë zvarrë nga ky shesh. Doni luftë, luftë do të ketë, populli do të fitojë! Shpojani gomat, thyeni dritare, nxirrni zvarrë nga zyrat atyre që ju shkelin të drejtat tuaja, ngrihuni, protestoni e luftoni.
Askush nuk mund të mendojë se po luan me qytetarin e popullin, ti bëjë llogaritë mirë se përndryshe vala e ashpër popullore do i fshijë nga zyrat.
Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli ka duruar padrejtësitë në kurriz, durimi i popullit i ka arritur fundi, durimit tonë i ka ardhur fundi.

Durimit i ka ardhur fundi. Boll me provokime, me akte të paligjshme ndaj qytetarëve, në kurriz të biznesit. Kur zemërata popullore të ngrihet nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur. Ju bëj thirrje të marrin përgjegjësitë e tyre, përgjegjësitë tona. Të reagojmë orë e minutë, për çdo padrejtësi. Të mos kthejmë faqen tjetër, por të qëllojmë me grusht. Anë e mbanë Shqipërisë, kudo që jeni, për çdo padrejtësi, reagoni, qëlloni me grusht. Ngrini grushtin lart ndaj çdo pushtetari. Koha kur populli po trajtohet si dele po merr fund. Këtu jemi dhe këtu do të jemi derisa të mposhtim padrejtësinë. Koha ka ardhur të zgjidhin gjuhën edhe për ata që e kanë mbajtur të lidhur
Ka arritur kulmi, ky popull nuk mban më! Këtu do jemi derisa të zgjidhim çdo padrejtësi
.

Një thirrje iu drejtua dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu. Sipas Bashës, ambasadori Lu vendimin për të bllokuar vizat për gjyqtarë e prokurorë duhet ta zbatojë dhe për kryeministrin e ministrin e Brendshëm.
2 miliardë nga droga, në fakt 3-fishuar thotë antimafia italiane, pra 6 miliard euro. Nuk ka më vend për të mbajtur gojën e mbyllur, nuk ka më vend për të mbajtur dorashka, hiqni dorashkat, zgjidhni gjuhën dhe tregojini botës  problemin e madh të Shqipërisë. Shqiptarët e dinë, ju e dini, ne e dimë se jemi këtu për të mos e pranuar më kurrë më, për t’ju vënë ballë luftës, betejës për një Shqipëri të pastër nga droga. Ndaj i bëj thirrje ambasadorit amerikan, zbato të njëjtin standart, hiqi vizën Edi Ramës, hiqi vizën Saimir Tahirit".

Më pas, kryeopozitari u bëri të ditur protestuesve, se kthim pas nuk ka, ndaj duhet ta çojnë sipas tij, këtë betejë deri në fund.
Nuk ka rrugë tjetër tjetër, kjo është luftë  se ne nuk do qëndrojmë këtu si dele, ne jemi në këmbë, jemi ngritur dhe do luftojmë deri në fitore! Populli shqiptar nuk ka rrugë tjetër për të marrë fatin europian, për të marrë në dorë fatin e zgjedhjeve të lira e të ndershme,. Të marrë në dorë të drejtën kushtetuese për të qenë të lirë nga krimi, korrupsioni, të lirë nga shitblerja e votës, kjo është beteja e betejave, nuk jemi këtu thjesht për të denoncuar, apo për t’u ankuar, boll e kemi bërë këtë për 3 vite e gjysëm. Jemi këtu për t’u thënë se nuk ndalemi deri sa të fitojmë të drejtën tonë si europianë përmes largimit të kësaj qeveria dhe hapjes së rrugës së një qeverie të zgjedhjeve të lira e të ndershme, tërheqje nuk ka, ky është qëllimi, kjo është kauza, kjo ëhstë beteja, ne do ta fitojmë!

Por Basha sot më shumë se i zhgënjyer, me thirrjet për t'u bashkuar për të luftuar në betejën e nisur, duket i braktisur. Mësohet se kreut të PD i ishte dhënë garanci mbështetëse për bojkotin e Kuvendit dhe madje dhe të zgjedhjeve nga ana e Berishës, apo nga ana e disa deputetëve të Bundestagut gjerman.

Burimet brenda PD bëjnë me dije se kreu demokrat nuk ka gjetur mbështetje as nga Berisha. 

Kundër i doli dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila jo vetëm e ka akuzuar kreun e PD se është i paaftë për të bërë lëvizje të mëdha, por ka deklaruar se ajo është sikurse Berisha, kundër bojkotit të zgjedhjeve.

Topalli e argumentoi kundërshtinë e saj me faktin se, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në zgjedhjet e vitit 1997, kur PD nuk shkelte sipas saj në gjysmën e Shqipërisë.

Madje ajo kërkoi dhe votimin e ligjeve të Vettingut, duke kërkuar në mënyrë indirekte që krahas vijimit të protestës të shkohej dhe në Kuvend për ligjet, që PD të mos marrë koston e bllokimit të Vettingut.

Kjo sepse përgjigja për PD erdhi dhe nga Brukseli kur Knut Flenckestein dhe Johanes Hahn i bënë thirrje PD të kthehet në Kuvend dhe u la afat deri javën tjetër të vendosin për Vetting.

Sipas BE, Reforma në drejtësi është çelësi për çeljen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE, por nëse ky proces ndërpritet, atëherë Shqipërisë i mbyllet dera.

Kurse Rama, kërkesave të vazhdueshme të Bashës për një marrveshje, iu është kundërpërgjigjur, se e respekton të drejtën për të protestuar, por jo kauzën e PD që bëhet sipas tij për të shmangur Vettingun. 

Pavaresisht toneve të larta, e thirrjeve për dhunë, fjalimi i tij u paraqit i zbutur në mediat pranë tij, si dhe në webin zyrtar të PD, duke mos futur fjalimin më lart.

Thirrjet për dhunë të dënueshme me ligj, Basha rrezikon 3 vite burg
Por deklaratat për dhunë të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ndalohen me ligj nga Kodi Penal e Kushtetuta e Shqipërisë.  
 
Në seancën parlamentare të 21 prillit 2016 ish-kryeministri SaIi Berisha bëri thirrje për armatosjen e popullit, sipas tij për t’u mbrojtur nga mafia e lidhur me shtetin
 
Neni 223 i Kodit Penal sqaron se thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim në tre vite.

Ndërkohë deklaratat e dhunshme ndalon dhe Kushtetuta e Shqipërisë. 

Në pikën 2 të nenit 9 të Kushtetutës theksohet se thirrjet për dhunë ndalohen sipas ligjit.
 



Ora 18:20 Majlinda Bregu i bashkohet protestës pas kthimit nga SHBA
Pas kthimit nga SHBA, deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu i është bashkuar sot protestës përpara Kryeministrisë. 

Bregu tha se protesta e demokratëve është paqësore, ndërsa u shpreh kundër bojkotit të zgjedhjeve të 18 qershorit, siç ka paralajmëruar Lulzim Basha. 

"Sapo jam kthyer nga SHBA në një aktivitet ku kam marrë pjesë. Protesta e opozitës është aseti më i vyer i opozitës. Protesta e opozitës është paqësore dhe jo si 21 janari. Mbështes maksimalisht kauzën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jam kundër bojkotit të zgjedhjeve", ka thënë Bregu. 

Ora 17:50 Agim Hushi në protestën e opozitës
Pasditen e së premtes, protestës së opozitës iu bashkuan të rinj që kanë studiuar jashtë vendit dhe disa artistë, mes të cileve edhe tenori Agim Hushi, i njohur në politikë si socialisti që kandidoi përballë Sali Berishës në Kavajë.

Kryetari Basha e përdori këtë rast për të treguar dallimin mes tij dhe Ramës. 

Kjo republikë e turpit vazhdon të mbajë Armando Prengën deputet, jo me një, por me 9 identitete, sepse Edi Rama do kriminelët në Parlament. Mbështetja jonë, fuqia jonë janë qytetarët shqiptarë dhe ata më të mirët. Fuqia e Edi Ramës janë kriminelët dhe trafikantët”, deklaroi Basha.

Ora 16:10 Noka: E rrëzojmë qeverinë me mjete demokratike
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u shpreh për Report Tv se opozita do përshkallëzojë protestat deri në rrëzimin e qeverisë me mjete demokratike. 

"Qeveria e ka humbur legjitimitetin. Do përdorim çdo mjet demokratik për rrëzimin e qeverisë. Të jeni të sigurt që opozita përfaqëson vullnetin e qytetarëve. Mes interesave të qytetarëve dhe vullnetit të tyre, gjithmonë ka triumfuar dhe do triumfojë vullneti i qytetarëve", u shpreh Noka.  

I pyetur për vonesat në procesin e integrimit, Noka tha se nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në BE pa u çliruar nga krimi dhe korrupsioni.  

"Prioriteti numër një është që vendi të ketë liri dhe demokraci. Një vend pa liri, deokraci, i rrënuar, i shkatërruar, i tëri i mbuluar me drogë, i mbuluar me krim dhe korrupsion, nuk mund të ketë integrim pa u çliruar nga krimi, korrupsioni, droga dhe pa u vendosur standardet demokratike. Regresin e përfaqësojnë këta që janë në pushtet. Nëse sot Shqipëria është larg hapave të integri mit është për shkak të kësaj oligarkie që është në pushtet", tha Noka.  

Ora 15:00 Pritet proteste e dhunshme nga PD
Ndërkaq burime nga Partia Demokratike kanë bërë me dije për Report TV se është duke u organizuar një tjetër protestë e madhe në ditët në vijim, ku pritet të ketë edhe dhunë.
Sipas po të njëjtave burime mësohet se tashmë drejtuesit e rretheve janë ngarkuar që të organizojnë njerëzit dhe në ditët në vijim do t'u jepet edhe data kur do të mbahet protesta.

Ora 14:50 Thirrjet e Bashës për dhunë, shtohen masat e sigurisë tek Kryeministra
 
Pas thirrjeve për dhunë të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, policia ka shtuar masat e sigurisë tek Kryeministria. 4 furgona të FNSH-së kanë mbërritur në rrugën Ismail Qemali, anash Kryeministrisë.

Ky shtim i masave, sigurisht vjen pas deklaratave të kreut të opozitës Basha nga çadra e instaluar tek kryeministria për destabilitet.



forcat e policise te kryeministria

Ora 14:30 Burime nga PD për Report Tv: Do të ketë një protestë të dhunshme
 
Burime nga Partia Demorkatike kanë bërë me dije për Report TV se është duke u organizuar një tjetër protestë e madhe në ditët në vijim, ku pritet të ketë edhe dhunë.
 
Sipas po të njëjtave burime mësohet se tashmë drejtuesit e rretheve janë ngarkuar që të organizojnë njerëzit dhe në ditët në vijim do tu jepet edhe data kur do të mbahet protesta.

Ora 10:40 Ngritja e Komisioneve të Vettingut,Ristani: Do e bojkotojmë, Kuvendi ynë çadra e lirisë
 
Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani në një prononcim për Report Tv, ka rikonfirmuar sërish vendimin e opozitës për të mos qenë pjesë e Parlamentit ditën që do të votohen anëtarët për Komisionin e Vettingut.

Ristani ka deklaruar se Kuvendi i Partisë Demokratike do të jetë sheshi për të dëgjuar çdo problem dhe shqetësim të qytetarëve.
 
''Parlamenti I opozitës do të jetë çadra e lirisë. Këtu do të zhvillohet axhenda e Partisë Demokratike. Do qëndrojmë këtu për të diskutuar problemet e qytetarëve'',-u shpreh Ristani. 

Deputeti I PD-së, u shpreh gjithashtu se protestat e opozitës do të jenë të vazhdueshme, të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse.
 
Partia Demokratike përmes deputetit Arben Ristani vazhdon t'I qëndrojë sërish kërkesës së tij për qeveri tenkike dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

7:00 Vijon protesta e opozitës përpara Kryeministrisë

Mbreme Kryetari i Partisë Demokratike paralajmëroi përshkallëzimin e protestave nëse nuk krijohet qeveria teknike, kërkesë e hershme kjo e demokratëve, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

Basha tha se nëse refuzohet kërkesat e demokratëve, opozita do bllokojë funksionimin e shtetit me mjete ligjore.

"Do përshkallëzojmë protesten deri në krijimin e qeverisë teknike që do sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme. Do bllokojmë vendin e shtetin me rrugë ligjore e demokratike", u shpreh Basha pnga çadra e protestuesve të PD. 

"Nga kjo betejë nuk ka kthim pas. Strategjia e daljes nga kjo strategji është ajo e fitores së kauzës. Unë do të qëndroj këtu deri në fitoren e kauzës së qytetarëve, deri në largimin e kësaj qeverie dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, është shprehur Basha.

Sipas Bashës kjo që po ndodh sot nuk është miting politik, po është ngritja e popullit për ti thënë jo krimit dhe bandave.

“Ne vijmë si një parti e rinovuar në vendimmarrje dhe në lidership, ka me dhjetëra të rinj dhe të reja të cilët kanë studiuar këtu dhe në vendet perëndimore, e vijnë në PD për të dhënë idetë e tyre”, ka deklaruar Basha.

Protesta e opozitës ka hyrë sot në ditën e shtatë. Simpatizantë të Partisë Demoktarike kanë kaluar 6 netë në çadrën përpara Kryeministrisë duke protestuar në përpjekje për të detyruar koalicionin qeverisës të dorëzojë pushtetin dhe t'i hapë rrugë krijimit të një qeverie teknike.
 
Protesta, si u kalua nata

Protestuesit e kanë kaluar natën duke luajtur letra, shah, ndërsa herë pas here fjalën e merrnin simpatizantët për të mbajtur lart atmosferën.
 
Brenda çadrës dëgjohej muzikë e lartë, ndërsa protestuesit hynin e dilnin duke konsumuar pije e duhan.
 
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetë të tjerë të kësaj partie ndodhen që prej mëngjesit të kësaj të premteje në çadrën e instaluar përpara kryeministrisë.

Në orët në vijim pritet që kreu i opozitës, Basha të japë edhe një deklaratë për mediat.

VIDEO-Fjalimi Bashës
  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik