Kreu demokrat Lulzim Basha, gjatë një takimi me biznese dhe qytetarëKurbin, është shprehur se përpara e pret një sfidë e madhe dhe se ka nevojë për ndihmën e tyre, për të fituar zgjedhjet parlamentare.

"Na pret një betejë përpara, nuk do jetë e lehtë por me bashkimin e shqiptarëve do të jetë e mundur. Sot ne fjalën kemi nesër do të marrim vendimet tona dhe sot kemi nevojë për ndihmë", tha Basha.

Gjatë takimit, kreu demokrat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se po e çon vendin në greminë sepse sipas tij u jep lek oligarkëve.

"Rama po e çon Shqipërinë në greminë. Pritet që edhe 40% e shqiptarëve ti shtohen të varfërve pse paret e shtetit i ka fut në xhepat e vet dhe në të oligarkëve. Rama ua jep lekët oligarkëve. Ne duam që lekët tuaja të vijnë e ju.  Ai i merr dhe i shpërdoron. Është kriminale që ju t’ju lenë pa bukë dhe përditë japin miliona euro për oligarkët

Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera. Duam sduam ne përgjegjësitë i ka akoma ky. Ne kemi sot fjalën. Për pensionistët kemi kërkuar 20 mijë lekë shtesë. Është një ndihmë minimale që nuk të zgjidh situatën por ju vjen në ndihmë. Është diçka e mundur që realizohet nga shteti. Për bujqësinë ne kemi një plan që kemi fillu me e shpalos. Në bazë të prodhimit merr subvencione siç merr femeri në Kosovë", shtoi Basha.