Basha: Valdrin Pjetri si Elvis Roshi, fshehu dënimin për trafik droge, të merret i pandehur

Partia Demokratike dhe kreu i opozitës Lulzim Basha ka vijuar me akuzat ndaj kryetari të ri të bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri. Me anë të një reagimi të bërë publik në rrjetet sociale, Basha hedh akuza edhe ndaj kryemistrit Rama duke thënë se ai është një 'kërcënim'.

Kreu i opozitës akuzat për Pjetrin i bën fakt të kryer, sipas tij ai është i dënuar për trafik droge në Itali  ndërsa tashmë sipas Bashës , Valdrin Pjetri ka uzurpuar bashkinë e Shkodrës. Nga ana tjetër vetë Pjetri i ka hedhur poshtë në disa reagime akuzat e PD. Së fundmi ai ka publikuar edhe dy certifikata nga Shteti Italian ku theksohet se ai nuk është dënuar në Itali.

Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur, sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit. Sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë. “- thotë në mesazhin e tij kreu i opozitës.

Në fund Basha vijon të theksojë se zgjidhje për këtë krizë është largimi i Ramës si kryeministër. Por nga ana tjetër Basha dhe PD duket se janë të vetëm në këtë rrugë, pasi LSI, partitë aleate si dhe ish-kryebashkiakët e djathtë janë shprehur se do të hyjnë në zgjedhje në datën që ka dekretuar Meta për zgjedhjet lokale, pra 13 tetor.

Nga ana tjetër edhe Presidenca vijon t'i bëjë thirrje Bashës që të heqë dorë nga kushtet për të larguar Ramën në mënyrë që të hyjë në zgjedhje. Ndërsa vetë qeveria vijon me kryebashkiakët e rinj duke iu referuar plotësisht zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!

Mesazhi në video:

 “Pasuria e tij është kriminale dhe duhet t’i nënshtrohet ligjit Antimafia. “- thuhet në videomesazhin e kreut të opozitë, i cili bën përgjegjës Edi Ramën që promovon Valdrin Pjetri.

 “Edi Rama e emëroi Drejtor të Hipotekës, Prefekt të Shkodrës, Kandidat për Bashkinë e Shkodrës”- theksohet në video, ku shfaqet edhe kryeministri Rama në konfernecën e 30 Korrikut, duke treguar bashkëpunimin e ngushtë me Valdrin Pjetrin, të cilin e emëroi edhe drejtues politik të PS për Qarkun e Shkodrës.

“Vendosja e Valdrinit drejtues aty është gjëja e duhur. Më duhet një person që të jetë aty çdo ditë dhe çdo natë si kryetar Bashkie dhe si drejtues.”- citohet Edi Rama në videomesazh.

 “Që të largojmë këtë bandë dhe të sigurojmë të ardhmen e familjeve shqiptare, duhet të largojmë Edi Ramën. #RamaIk”- përfundon videomesazhi i kreut të opozitës Lulzim Basha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Burgaxhi 313: 12/08/2019 16:26

    Kur do na vish o shalngjitur na eshte bere syri bakerr apo nuk ke bythke marshalla

    Përgjigju
  • PALL rexhep leka ISH KASAP DERRASH O kepi ]: 12/08/2019 13:58

    O lyrzim ti je njeriu mo ordiner o kapterr kamarjer që u bëre miljoner. Po ti a e ke pyt ndonjëher veten si i bëre miljona euro ? ? ? Po ti je i pari që do shkosh në burg o kamarjer me buz të kuqe që 7×7=42 o lyrzim DEBILI.

    Përgjigju
  • tini: 12/08/2019 13:42

    Lul po fket kot se je per burg dhe mos bo prokurorin Valdin Pjwtri ka marre certifikate oastettie nga prokuroria italuane prandaj leri mashtrimet.Ti ke kater disje dhe te pret burgu

    Përgjigju
  • ERP: 12/08/2019 12:24

    Ti te pakten moralisht nuk ke te drejte to flasesh. Nuk ka skandal ne Shqiperi qe emri yt nuk eshte brenda. Duhet te ishe ne burg me kohe o hajdut i pafytyre po fare fare i pafytyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet