Basha: Qeveria Rama po përgatit 120 milion euro për koncesionarët, kur të vijë PD do i bëjmë rrogat 300 euro

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nisur turin e pagëzuar "Rrugëtimin për Shqipërinë” në të gjithë Shqipërinë. Dje pati një bashkëbisedim me të rinjtë e Elbasanit, ditën e sotme Basha ai është ndalur në Korçë. Basha ka zgjedhur që takimin ta nisë me një reagim për arrestimin e të dyshuarit si autori i atentatit të prokurorit Arjan Ndoja në Shkozet të Durrësi. Për këtë rast Basha tha se i arrestuari si autor i atentatit, Redjan Rraja është pjesë e pushtetit, duke iu referuar kështu lidhjes që ai ka me deputetin e PS, Rrahman Rraja. Ky i fundit është distancuar nga kjo ngjarja dhe nga i afërmi i tij duke thënë se nëse do të ishte djali i tij që ka kryer diçka të tillë do të largohej nga Shqipëria. 

"Një luftë bandash në pushtet, nevoje akute për zgjedhje të parakohshme. Kjo do arrihet duke bashkuar vullnetet pozitive të shqiptarëve. Nuk ka ndryshim pozitiv që mund ta ndalë bashkëpunimi i qeverisë me krimin" ka thënë Basha.

Në fjalën e tij Basha ka deklaruar se sapo PD të vijë në pushtet rrogat e çdo punonjësi minimalja do të jetë 300 euro. Po ashtu Basha ka hedhur akuza ndaj qeverise Rama duke thënë se po pergatit 120 milion euro per tua dhënë koncesionareve. Më pas ashtu si gjatë takimit ditën e djeshme në Elbasan, edhe sot Basha është ndalur tek emigracioni, punësimi i të rinjve dhe arsimi. Objektivi i këtyre takime me qytetarët, siç njofton PD-ja, është projekti i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që qytetarët do të ngrenë me Bashën. Turi i takimeve vjen në një kohë, kur opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike.

Edhe më herët kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se arrestimi i kushëririt të deputetit socialist Rrahman Rraja, lidhur me atentatin kundër prokurorit Ndoja poshtëron akoma më shumë Partinë Socialiste, ndërsa e cilësoi si një luftë mes bandave. Sipas tij zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
Basha: Sapo unë të vijë në pushtet rrogat do t'i bëjë 300 euro, në mënyrë që të rritet ekonomia (VIDEO)

Gjatë ndalesës së radhës të  liderit të Opozitës Lulzim Basha, në kuadër të turit "Rrugëtimi për Shqipërinë", në qytetin e Korçës, ka deklaruar se sapo PD të vijë në pushtet rrogat e çdo punonjësi do të jenë 300 euro.

"Ne kemi një plan strategjik kombëtar për thithjen e investimeve të huaja. Nuk ka levë më të fuqishme, nuk ka prioritet më të madh, nuk ka rrugë tjetër për ta nxjerrë vendin nga kriza, përveçse të investojmë urgjentisht për një klimë të favorshme biznesi në vend. Më vjen keq që, ndërkohë që e them këtë, Shqipëria është zhytur edhe 19 vende të tjera më poshtë në klasifikimin e të bërit biznes nga Banka Botërore. Këtu nuk bëhet më biznes, këtu nuk ka më liri biznesi. Këtu biznes bëjnë vetëm një grusht njerëzish rreth e qark kryeministrit. Kjo do të marrë fund. Ne do të rikthejmë lirnë, që, çdokush që ka një ide, një project, të gjejë në Shqipëri klimën më të favorshme për të bërë biznes. Me uljen e taksave, do të vijnë edhe disa përfitime të mëdha. Me uljen e çmimit të naftës, me uljen e çmimit të energjisë elektrike për biznesin, do të ulet kosto e prodhimit, do të ulet kosto e shërbimit. Por do të kemi edhe disa detyrime. Po, do të ketë një rrogë minimale për shqiptarët. Kjo nuk është politikë e majtë. Është esenciale për vendin. Një familje që nuk ka rrogën minimale, është një familje e shokuar, e tronditur psikologjikisht, nuk siguron dot bukën e gojës. Nëse ka një kufi miminal për të jetuar, 160 mijë lekë të vjetra për person, do të këtë edhe një pagë miniamle. Përllogaritjet tona janë të sakta. Ulja e taksave, përfitimi që biznesi do të marrë nga ulja e taksave, do të harmonizohet plotësisht me këtë pagë minimale, që e kam deklaruar se do të jetë në vitin  tonë të parë të qeverisjes, do të jetë 300 euro në muaj. Kjo është për të siguruar mbijetesën dhe do të rrisë konsumin."

Ora 17:34
Basha: Qeveria po përgatit 120 mln euro për koncesionet, unë me 70 mln do të bëja revolucion me arsimin



Basha ditën e sotme në kuadër të turit të takimeve me qytetarët nga Korça ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se në buxhetin e ardhshëm 120 milion euro do të shkojnë për koncesionarët. Sipas Bashës këto koncesionar të lidhur me pushtetin janë 10-12 vetë ndërsa sipas Bashës do të mjaftonin 70 milion euro për të  bërë revolucion në sistemin e Arsimit.

Ndër të tjera Basha ka thënë se ai do të bëjë të mundur pagesën e tarifës 100% për ata persona që familja e tyre nuk i kalon 6 mijë e 400 lekë të ardhura.

"Arsimi duhet të jetë prioriteti i cdo kombi që synon përparim. Sic është rinia sot, do të jetë vendi nesër. Vendet e përparuara mbështesin arsimin parauniveristar me buxhet në rritje. Shqipëria është i vetmi vend, ku nuk ndodh kjo. Buxheti është pasqyra e qeverisjes, por këta ende nuk e kanë publikuar. Po ju tregoj një shifër që është rrëqethëse: 120 mln euro janë planifikuar vetëm për koncesionet, 10 apo 12 të tilla. Do të mjaftonin 70 milionë euro për të bërë një revolucion total për universitetet dhe arsimin e lartë. Me vetëm 35 mln euro do të mund të financonim tarifat për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Të njëjtën shumë ne do të dedikojmë për infrastrukturën, dixhitalizimin, trajnimin e pedagogëve, sjelljen e pedagogëve të huaj, trajnimin profesional sipas modelit gjerman - gjysma e kohës në fakultet, gjysma në praktikë. Në planin tonë, për 10 mijë më të mirët, ne do të paguajmë stazhin për 1 vit. Ja ku do t’i coja unë dhe qeveria ime këto para sot dhe ja ku i con kjo qeveri. 120 milionë euro i marrin 6-7 njerëz, që janë vjedhje të pastra. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të ndryshojë menjëherë cilësinë e universiteteve shqiptare.  Por kjo qeveri zgjedh t’ua japë këto para disa oligarkëve dhe lë rininë në mëshirë të fatit. Ne do të arrinim të bënim 100% të tarifave univeristare për ata që nuk kanë të ardhura më shumë se 640 mijë lekë lek në muaj. Ju e dini ku i cojnë lekët këta... Nuk janë as 12 veta, 6 janë bërë" ka thënë ndër të tjera Basha.

Ora 17:31
Detyrat në shkollë/ Basha mbështet iniciativën e PS në arsim: Jam dakord me këtë, do ta bëjmë edhe ne (VIDEO)

Duke diskutuar rreth sistemit të arsimit, kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar edhe një nga pjesët  e programit të PD nëse vjen në pushtet.  Ndër të tjera Basha ka deklaruar se në një pikë të programit të PD për arsimin është e njëjtë me atë që Partia Socialiste solli si risi. Bëhet fjalë për iniciativën detyrat në shkollë. Basha ka deklaruar se me këtë iniciativë është dakord me projektin e PS.

"E kemi pjesë të programit tonë. Nxënësve do tu jepet mundësia që të përdor shkollën për kurse. Platfoma jonë parashikon edhe digjitalizimin për të avancuar. Të bëjnë detyrat, të mësojnë gjuhë të huaj. Nuk jam kundër kësaj. Pse ka dështuar kjo e përdorimit të ambienteve të shkollës? Cfarë ndodhi me iniciativën e detyrave në shkollë? Nisma u anulua apo vdiq rrugës?" është shprehur Basha.

Ora 17:13
Basha nga Korça: Autori i atentatit ndaj prokurorit Ndoja është pjesë e pushteti (VIDEO)

Në takimin e dytë të 'rrugëtimit' ashtu siç e ka quajtur edhe ai vetë, kreu i PD ka zgjedhur qytetin e Korçës. Ai ka zgjedhur që fjalën e tij ta hapë duke komentuar arrestimin e Redjan Rrajës që akuzohet për atentatin e bërë ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja. Sipas Bashës, Rraja është pjesë e pushtetit, duke iu referuar lidhjes familjare që i arrestuari ka me deputetin e PS, Rrahman Rraja.

Basha ka deklaruar ndër të tjera se këto atentate po ndodhin për shkak se ka luftë mesa bandave se kush të vjedhë më shumë.

"Po vij nga Tirana dhe ka patur një tjetër skandal. Është zbuluar një nga autorët e atentatit mjafoz dhe është pjesë e pushtetit. Është luftë bandash për të vjedhur më shumë, është lajm i rëndë. Është një gjendje depresioni." ka thënë Basha.

Ora 14:42
Të rinjtë e Korçës ironizojnë Bashën: Welcome Luli, një vilë për ty në Dardhë (FOTO)

Teksa lideri demokrat Lulzim Basha ka njoftuar se do të jetë në Korçë pasditen e sotme, të rinjtë kanë vendosur një banderolë në hyrje të qytetit, aty ku ndahet rruga e qytetit të Korçës, me rrugën e zonës turistike të Dardhës.

Në banderolë shkruhet “Welcome Luli, një vilë për ty në Dardhë". Kjo vjen pak ditë pas zhvendosjes së liderit demokrat Lulzim Basha në një vilë luksoze në ambinetet e rezidencës “Long Hill”.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 06/11/2019 00:52

    Lulushi mbushi Studentet dhe te Rinjte me Para Ato kane mundesi qe te kapin bile me shume se ty qe vodhe 230 milione Euro Ti mendon se do genjesh kete Popull Fati yt qe je gjalle eshte se jane hapur rruget dhe te Rinjte zgjellin me te kollajshme Berisha Lulushi Meta dhe Monika nese ishin rruget te mbyllur ju do te ishit ne plan te pare te qeruar nga te rinjte , I genjyet i mashtruat ,i deskriminuat dhe kapeni si i mbyturi pas shpetimtarit , Kudo te shkoni si Llapaqene te pa turp Ju garantoj Asnje here skeni per ta pare me Qeverine Te gjithe jeni Buc e Bushtra qe nderi po ju rrjedh rrugeve dhe zonave qe po mashtroni si gjinkallat te Rinjte Se Studenteve i dhate mesime dhe sekrete qe te Qeverisin Por serish e dredh Lulush se kerkon te thirrin K/Minister Dhe SPAK ,NUK KA PER TE LENE KOHE QE TE THIRRIN Shoku K/Minister

    Përgjigju
  • KIRI: 05/11/2019 18:58

    Na trego z.basha ku I gjete leket per te blere vile qe kushton te pakten 600.000 euro,,na trego se si behen keto leke me nje rroge...

    Përgjigju
    • Emri: 06/11/2019 14:58

      Ti sja ke iden ku i bie nga i nxore kto shifra kari

  • vera: 05/11/2019 18:56

    NA TREGO Z,BASHA BASHKE ME SALIUN SA LEKE KE DHE SE SI I BERE KETO PARA..//

    Përgjigju
  • veliu: 05/11/2019 18:55

    TREGOI popullit te korces sesi I vrave 4 veta ne boulevard ne vitin 2011,,..

    Përgjigju
  • Lolua: 05/11/2019 16:23

    Kush i vete pas ketij torollaku,analfabeti ,kengetarit te famshem,hajdutit te pulave ky i ka duart me gjak.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 05/11/2019 14:43

    Edhe Radaneci qan per ty Lulushke ndaj derdh gjith jashtqitjen ne Dunavec si parfum per mikprtije per ty o pecikllas e shalkangjitur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja