ELBASAN- Emigracioni, punësimi i të rinjve dhe arsimi kanë qenë katër çështjet kryesore në të cilën është fokusuar kreu i Partisë Demokracisë, Lulzim Basha me të rinjtë në qytetin e Elbasanit. Në takimin e tij, i ngjashëm me një takim takim elektoral, edhe pse nuk është periudhë zgjedhore, Basha bëri premtimet e tij, ku ndër të tjera tha se do të ketë bursa për studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pas se 60 mijë lekë, e ndërsa prezantoi edhe programin që sipas kryedemokratit do t'i japë fund emigracionit të shqiptarëve në vendet e BE-së.

Çdo student me të ardhura të ulëta do të përfitojë 100 bursë. Kush ka të ardhura mbi 640 mijë të vjetëra lek në muaj, bursë 50 %. Studenti do të ketë një trajektore të qartë për orientimin që ka marrë, modeli i dyfishtë. Praktikë- punë dhe 10 mijë më të mirë do të kenë stazh të paguar nga shtetit. Paguan nga buxheti i shtetit. Modernizimi i universiteteve, sjellja e pedagogëve më të mirë. Ky është plani i cili është në kontradiktë të plotë me lajmet që vijnë nga Elbasani, ku janë mbyllur 12 degë", tha Basha.

Ndërkohë, në takim pati edhe një moment pikant, ku një studente nga Librazhdi mbajti një fjalim të shkurtër, të cilin e nisi me një parantezë që s'ka lidhje me "mashtruesin tipik" nga kjo zonë, siç ajo e quajti numrin dy të PS-së, Taulant Ballën. Në përgjigje, Basha i tha që të mos ketë ndroje, se "ka një mbiemër të bukur".

Objektivi i këtyre takime me qytetarët, siç njofton PD-ja, është projekti i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që qytetarët do të ngrenë me Bashën. Turi i takimeve vjen në një kohë, kur opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike.

Axhenda e javës

E martë      
Korçë
Ora 17:00

E mërkurë
Shkodër
Ora 17:00

E enjte
Vlorë
Ora 17:00

E premte
Krujë
Ora 17:00

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:40
Arsimi/ Basha: 100% bursë për familjet me më pak se 60 mijë lekë në muaj! Punësim 10 mijë ekselentë

1572884917_basha1.jpg

Një nga pikat ku është ndalur të flasë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë arsimi. Përpara të rinjve të Elbasani, Basha ka prezantuar planin e PD-së lidhur me arsimin, për të cilën theksoi se është krejtësisht ndryshe nga ajo që po zbatohet aktualisht nga qeveria Rama. Së pari, Basha në takimin e tij, të ngjashëm me një takim elektoral edhe pse nuk është periudhë fushatë zgjedhore, Basha premtoi se çdo student që vjen nga një familje nën 60 mijë do të përfitojë 100% bursë, e ndërsa u ndal të fliste edhe për punësimin e të rinjve.

"Çdo student me të ardhura të ulëta do të përfitojë 100 bursë. Kush ka të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, bursë 50 %. Studenti do të ketë një trajektore të qartë për orientimin që ka marrë, modeli i dyfishtë. Praktikë- punë dhe 10 mijë më të mirë do të kenë stazh të paguar nga shtetit. Paguan nga buxheti i shtetit. Modernizimi i universiteteve, sjellja e pedagogëve më të mirë. Ky është plani i cili është në kontradiktë të plotë me lajmet që vijnë nga Elbasani, ku janë mbyllur 12 degë", tha Basha.

Ora 17:37
Takimi me Bashën/ Studentja shkrin së qeshuri sallën: Jam nga Librazhdi, por s'kam lidhje me mashtruesin klasik Balla! Na degjeneroi zonën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një takim me të rinjtë e Elbasanit. Ajo që spikati në nisje të këtij takimi ishte një studente nga Librazhdi, një demokrate e flaktë e cila mbajti një fjalim të shkurtër të "frymëzuar" nga lideri historik demokrat Sali Berisha, teksa nuk mungoi që të hidhte edhe kunja për numrin 2 të PS, Taulant Balla.

"S'kam lidhje me mashtruesin klasik Taulant Balla, që më ka degjenuar zonën dhe mbiemrin. Kur ishte Berisha në pushtet, u ndërtuan mijëra rrugë, Me ardhjen në pushtet të "komunistëve të rinj", gjërat ngrinë. Unë jam shpresë plot që me ardhjen e demokratëve gjërat do të ndryshojnë...mundësisht mund të krahasohemi me Gjermaninsë se i kemi kushtet", tha ajo, teksa salla shpërtheu në të qeshura.