Basha:Vepra e At Zef Pllumit,mesazh
për lirinë e kërcënuar edhe sot

Basha:Vepra e At Zef Pllumit,mesazh<br />për lirinë e kërcënuar edhe sot
Në 10-vjetorin e vdekjes së At Zef Pllumit, kreu i Partisë Demokratike  gjatë vizitës në ekspozitën kushtuar figurës së At Zef Pllumit u shpreh se kjo ekspozitë është frymëzuese dhe se veprat e tij nuk e kanë vendin në muze. Basha theksoi se vepra e At Zef Pllumit  ia vlen të lexohet sidomos në ditët e sotme ku sipas tij  kërcënohet liria e zgjedhjes.

“ Është ekspozitë frymëzuese, prekëse, është një mesazh për lirinë. Ia vlen cdo sakrificë për lirinë, ky mesazh është aktual  pasi edhe sot sepse kërcënohet liria e zgjedhjes. I rekomandoj kujtdo që nuk e ka parë këtë ekspozitë, ta shoh. Jeta dhe veprat e At Zef Pëllumit janë një kushtrim për lirinë. Vepra e tij ‘Rrno vetëm për me tregue’, duhet të jetë në tekstet shqiptare. Si një kushtrim për njerëzit e lirë, se ja vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet. Veprat dhe jeta e At Zef Pëllumbit nuk e ka vendin në muze por në jetën e përditshme të shqiptarët, pasi aty e ka vendin e keqja. Shqiptarët të gjejnë forcën për të kycur në muze të keqen’ theksoi Basha.
 
basha
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur