Basha: Vettingun e votojmë pas
rrëzimit të Republikës së vjetë

Basha: Vettingun e votojmë pas<br />rrëzimit të Republikës së vjetë
TIRANË- Protesta e opozitës ka hyrë këtë të hënë në ditën e saj të dhjetë.

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë fjalimit të tij para simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe ish të përndjekurve politik u shpreh se sot liria kërcënohet nga kriminelët.

Sipas kreut të opozitës, e vetmja mënyrë që vendi t’i rikthehet normalitetit është mbajtja e zgjedhjeve të lira nëpërmjet një qeverie teknike.

''Liria për të cilën luftuam 26 vjet më parë është e kërcënuar, tashmë jo nga një diktatura idologjike, por nga diktatura e krimit. Sot liria kërcënohet nga një kryeministër që shkel Kushtetutën për të mbrojtur kriminelët që ka sjellë në pushtet. Rama rrefuzon të zbatojë ligjin e dekriminalizimit për të mbrojtur krimin dhe drogën, me të cilin ndau pushtetin. Sot jemi këtu si pjesë e një vendimi të madh të marrë në 18 shkurt. Vendimi i madh është se nuk do të pranojmë që themeli i lirisë tonë zgjedhjet e lira dhe të ndershme të bien peng e një qeveri që ka vendosur t'i vjedhë ato përmes parave të drogës. Jemi këtu për t’i thënë Ramës se e vetmja mënyrë për të kthyer normalitetin në vend eshtë largimi yt dhe një qeveri teknike, rrugë tjetër nuk ka dhe nuk ka për të pasur'',-u shpreh Basha.
 
Opozita vijon prej dhjetë ditësh protestën në çadrën përpara kryeministrisë në përpjekje për të detyruar koalicionin qeverisës të dorëzojë pushtetin dhe t'i hapë rrugë krijimit të një qeverie teknike. 

Ora 22:20 Protesta e PD, Edmon Tupja: Duhet këmbëngulur
Shkrimtari Edmon Tupja ishte sot pjese e protestës së PD në një bashkëbisedim me qytetarët.
 
 “Unë e di që që nga data 18 shkurt, në atë protestë të madhërishme, dhe sot këtu në shesh nuk janë vetëm njerëz të opozitës apo simpatizantë të saj, por janë edhe qytetarë të shqetësuar dhe të indinjuar.
 
Ka ardhur koha të indinjohemi të gjithë. Na duhet zemërimi qyteta
r”, tha Tupja.
 
Pasi hoqi paralele mes protestës së Rumanisë dhe qëndresës së qytetarëve shqiptar, Edmond Tupja bëri thirrje për vazhdimësi.
 
Ju si rini keni një burim të pashtershëm force, por duhet të flisni me të gjithë nejrëzit që takoni për t’u përcjellë atyre mesazhin e kësaj beteje.
 
Sepse betejat zgjasin. Duhet të mësohemi me këtë edukatë të vepruari e cila është edukatë demokratike. Duhet këmbengulur dhe shpirtngulur. Nuk vjen pranvera e republikës së re vetëm me një protestë madhështore
”.
 
I pyetur nga një student lidhur me varfërinë në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare dhe pasojat që ajo sjell në psikologjinë dhe jetën e njeriut, Edmond Tupja iu përgjigj kështu.
 
Varfëria sjell grindje. Problemet sociale me ato ekonomike sjellin dhunë emocionale, psikologjike. Pastaj lind dhuna fizike. Rinia sot është e lodhur. Këtë më thonë studentët e mi. Të mbarosh shkollën e lartë për një degë të caktuar dhe të punosh në call centre apo kamarier, kjo është e tmerrshme”.
 
Për Edmond Tupen janë intelektualët ata të cilët duhet të tregojnë se edhe ata janë të ndërgjegjshëm për atë që ndodh.
 
Mendohet se intelektualët duhet të jenë apartiak e të mos i përkasin asnjë partie. Por ky është shtrembërim sepse intelektuali ka mendimin e tij, opinionin e tij dhe e thotë atë me zë të lartë. Nëse intelektuali nuk reagon ndaj realitetit atëherë do biem në skizofreni”.

Ora 18:20 Basha: Vettingun do ta votojmë pas rrëzimit të Republikës së vjetër
Kryetari i PD, Lulzim Basha në ditën e 10 të protestës para Kryeministrisë ka deklaruar se nuk do të votojmë komisionet e Vettingut pa rrëzuar Republikën e Vjetër.
 
Sipas Bashës, ligji që u miratua pa konsensus do të votohet një ditë pas rrëzimit të kësaj qeverie.
 
Kreu i PD, u bëri thirrje qytetarëve që të mos e besojnë Ramën kur akuzon opozitën për Vettingun, pasi sipas tij nëse ai do ta donte nuk do të fuste në Parlament deputetët të inkriminuar.
 
Pjesë nga fjala e Bashës në çadrën para Kryeministrisë
Bandat e paguara nga droga kanë terrorizuar qytetarët për bindjet e tyre politike për shkak se duan të japin votën e tyre si qytetarë të lirë, ky është fundi i Republikës së krimit.
 
Policia, prokuroria dhe gjykatat janë kthyer në mburojë të bandave, kjo është tirani e krimit dhe kjo do të përmbyset.
 
Nuk do ta pranojmë kurrë tiraninë e krimit. Shteti nuk godet dhunuesin. Po kthehet terrori i bandave të veshura me pushtet.
 
Dëgjoni se cfarë kanë shpikur për t'i ikur vendimmarrjes. Kanë shpikur Vettingun, e doka më shumë Rama dhe Tahiri sesa qytetarët shqiptarë. E do njeriu që solli Ndokën dhe Prengën në parlament dhe Frrokun, tre kriminelë me damkë që u detyrua që t'i lirojë.
 
A ka mundësi, a ka njeri që e beson që Rama që kriminalizoi administratën dhe bashkitë është i interesuar për gjyqtar dhe prokuror të ndershëm.
 
Lulzim Basha e votoi Vettingun e vërtetë në 22 korrik, por Edi Rama theu premtimin që dha para ndërkombëtarëve, kaloi 6 nga 7 ligjet pa konsensus, që të ruajë pushtetin e krimit dhe drogës.
 
Po do të ketë Vettingu do të kalojë një ditë pas rrëzimit të Republikës së Vjetër, qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Ky ishin këto shoqata që ngrihen tani, kur Shqipëria u mbulua me drogë dhe që krimi ishte në parlament, kur shqiptarët u dhunuan dhe zgjedhjet u manipuluan, askush nuk e ngriti zërin, pasi nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, por xhepat e tyre.
 
Iu bëj thirrje që të heqin dorë nga bashkëpunimi me krimin, etika i tregon me gisht si bashkëautor.
 
Zgjedhjet të lira dhe të ndershme dhe Vetting sikur e kemi përcaktuar në 22 korrik, sikur e duan qytetarët shqiptarë dhe jo fasadë. Vetting sipas kushtetutës.


Ora 18:10 Basha denoncon dhunimin e dy simpatizantëve në Fier
Në fjalën e tij para mbështetësve, Lulzim Basha denoncoi dhunimin e dy motrave nga Fieri, që sipas tij arsyeja ka qenë pjesëmarrja në protestën e PD në 18 Shkurt në Tiranë.
 
"Bandat e krimit po dhunojnë mbështetësit tanë. Policia të gjej autorët e dhunimit të 2 vajzave që ishin në protestë, Antoneta dhe Gladiola Hatillari dhe ti arrestojë.
 
Policia ka 24 orë kohë për t'i arrestuar autorët e dhunimit të dy vajzave, pasi e di se kush ka qenë, ose merreni parasysh pasojat
" u shpreh Basha duke vendosur ultimatum.



Ora 15:00 Basha kopjon sloganin e Trump prezanton MAGA
Lulzim Basha duket se ka prezantuar një lëvizje të re politike brenda kampit të djathtë e cila do të udhëheqë aksionet e opozitës për realizimin e kërkesave kryefjalë e të cilave mbeten zgjedhjet e lira dhe të ndershme. 

Organi zyrtar i PD-së, "Rilindja Demokratike", shkruan sot brenda opozitës është iniciuar një lëvizje e re që quhet “MAGA” (Make Albania reat Again), një kopje kjo e sloganit të fushatës presidenciale të Donald Trump “Make America Great Again”.

Kryetari PD Basha mësohet të jetë shprehur se misioni i kësaj lëvizje do të jetë largimi i qeverisë "Rama" dhe krijimi i një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. 

Ora 12: 20 PD ngre mbi Kryeministri dronin me banerin për zgjedhje të lira
Partia Demokratike ka ngritur një dron me banderola me mbishkrime për zgjedhje të lira te çadra e protestuesve të opozitës, përpara Kryeministrisë. 

Në baner shkruhet "Zgjedhje të lira pa drogë dhe të droguar", kauza kjo e demokratëve për të cilën kanë nisur prej 10 ditësh protestën në Bulevardin e kryeqytetit. 

Droni ka fluturuar për disa minuta mbi ndërtesën e Kryeministrisë. 

Ndërkohë, dy thasë me miell të cilët simbolizojnë drogën, janë vendosur nga protestuesit pranë çadrës në Bulevard. 

Ora 12:00 Basha bashkëbisedim me ish të përndjekurit
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka ftuar në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë, një përfaqësi të ish të përndjekurve politikë. 

Basha po zhvillon një bashkëbisedim me ta, ndërsa ka kërkuar t'i bashkohen protestës së PD kundër qeverisë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’