Basha votë 'pro' shtyrjes së afateve të Vettingut! Në këmbim do marrë 'Territorialen' dhe 'Zgjedhoren'! Sot Kuvendi voton ngritjen e 2 Komisioneve për reformat

TIRANË- Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës tërriroriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka zbardhur fjalën e Bashës në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, ku është shprehur se prioriteti i tyre do të jetë reforma territoriale. Për këtë, grupi i punës së bashku me deputetët do të nisin një tur konsultimesh në të gjithë vendin, për një ndarje të drejtë administrative, ka thënë kryedemokrati. Ky qëndrim i Bashës erdhi pas orësh të gjata negociatash me përfaqësuesit diplomatikë të SHBA dhe BE.

"Sot nisim punën për dy reforma të rëndësishme dhe që janë prioritet për Shqiperine dhe demokracinë, prioritete për PD, reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioriteti ynë. Ne duhet të bëjmë gjithçka, të konsultohemi me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, në mënyrë që të ndërtojmë mekanizmat e duhur për të garantuar që vullneti i zgjedhësve të mos deformohet, si deri më sot, nga shitblerja e votës, bashkëpunimi me krimin dhe përdorimi administratës dhe fondeve publike. Prioritet i yni është reforma territoriale. Grupi i punës së bashku me deputetët do të nisin një tur konsultimesh në të gjithë vendin, për një ndarje të drejtë administrative, për të  fuqizuar pushtetin vendor dhe  për të ofruar shërbime publike me cilësi të mirë.PD ka qenë që prej ditës së parë mbështetëse e reformës në drejtësi. Natyrisht ndërhyrjet e  mazhorancës për ta vënë në shërbim të saj e kanë dëmtuar atë dhe pasojat po i shohim dhe sot. Pa një drejtësi të fortë, të pastër dhe të pavarur Shqipëria nuk do te këtë progres ekonomik dhe as në rrugën drejt integrimit", mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje.

Vota pro vettingut, në një kohë kur më parë e ka sulmuar, Basha tha se është për hir të integrimit në Bashkimin Europian.

"Nuk është drejtësia që duam, po do ishte me keq nëse ky proces do mbetej në mes dhe do të ndërprehej integrimi Europian i vendit, për hir të integrimit europian të vendit do bëjmë gjithçka, po i japim shansin një drejtësie që të ringjrihet", tha Basha në përfundim të takimit me grupin parlamentar demokrat", tha Basha. 

Ai ka sqaruar se nuk ka hequr dorë nga vettingu i politikanëve, por kjo është shtyrë në kohë për shka të procedurave.

Vettingu në politik, ndalimi që kryeministri të ketë më shumë se 2 mandate, ndryshimi i sistemit zgjedhor, një sistem i pastër mazhoritar janë pjesë e një pakete më të gjerë kushtetuese, nuk mund të ndodh në kushtet kur kishte ardhur kërkesa për zgjatjen e vettingut në drejtësi, se lidhet me disa aspekte procedurale", tha Basha.

Në rendin e ditës në Kuvend janë futur sot  ngritja e komisionit të Reformës zgjedhore dhe asaj territoriale. Këto janë dy reforma themelore për rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë si dhe rindarjen territoriale. PD dhe Basha kanë deklaruar prej kohësh se këto janë dy ndër prioritetet më të rëndësishme për vendin dhe opozitën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:38
Votë pro 'Vettingut': Për hir të integrimit në BE! Trekëndëshi i Bermudës bëri gjithçka që të largonte ONM nga Shqipëria

 

Lulzim Basha flet pas mbledhjes me grupin e PD-së.

Ai u shpreh se trekëndëshi i Bermudës, duke iu referuar kryeminitrit Edi Rama, Sali Berishës dhe Ilir Metës bënë gjithçka të largojnë ONM nga Shqipëria e vettingu të shkojë në drejtim të paditur.

Kryedemokrati theksoi se kjo nuk është votë për PS, por një shans për integrimin europian të vendit.

"Trekëndëshi i Bermudës ka bërë gjithçka që të largojë ONM nga Shqipëria dhe që vettingu të shkojë në drejtim të paditur, me të gjithë problemet me anëtarët e kpk dhe KPA të korrptuar, ka vetëm një shans që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, që kriminelët të mos jenë në parlament, nuk është drfejtësia që duam, po do ishte me keq nëse ky proces do mbetej në mes dhe do të ndwrprehej integrimi Europian i vendit, për hir të integrimit europian të vendit do bëjmë gjithçka, po i japim shansin një drejtësie që të ringjrihet. Sot kuvendi do të kalojë edhe miratimin e 2 komisioneve të rëndësishme që janë prioritete të Shqipërisë për reformën zgjedhore dhe rindarjen territoriale të Shqipërisë, nuk janë vetëm zotime e mia, por të gjithë shqiptarëve, reforma zgjedhore arsyeja pse jemi në parlament, gjatë fushatës për zgjedhjet , shqetësim i qytetarëve ka qenë reforma territoriale. Vettingu në politik, ndalimi që kryeministri të ketë më shumë se 2 mandate, ndryshimi i sistemit zgjedhor, një sistem i pastër mazhoritar janë pjesë e një pakete më të gjerë kushtetuese, nuk mund të ndodh në kushtet kur kishte ardhur kërkesa për zgjatjen e vettingut në drejtësi, se lidhet me disa aspekte proceduriale", tha Basha.

Ora 10:21
Sula mbështet Bashën për votën pro 'Vetting-ut': Vendim prej lideri

1644484944_21808808318307011904423184053490999544332958n.jpg

Demokratët kanë vendosur tashmë që të votojnë pro projektligjit për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut duke marrë në këmbim kryerjen e Reformës Territoriale si edhe të asaj Zgjedhore. Ky vendim është pritur mirë edhe nga grupi parlamentar i PD gjatë mbledhjes së sotme, mes tyre ka qenë edhe deputeti Dashnor Sula. Ai e ka cilësuar si një vendim prej lideri.

“Vendimi që keni marrë, vendim prej lideri. Jemi krenar për rrugën që kemi zgjedhur. Kjo është ndarja përfundimtare nga e shkuara” ka thënë Sula.

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër