Sot në seancën plenare do të hidhen për votim propozimet e mazhorancës për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut. Report Tv sjell një bilanc të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që prej nisjes e deri në ditën e sotme, ku në total janë 500 vendime. Burime bëjnë me dije se ende 301 subjekte nuk kanë kaluar filtrat e vettingut, ku përfshihen, gjyqtar, ndihmës ligjor, kancelar, prokuror të cilët janë subjekte të ligjit të rivlerësimit.
Të dhënat KPK-së që nga nisja e vettingut
- 195 vendime për konfirmimin në detyrë të 101 gjyqtarëve, 82 prokurorëve, 2 ish- inspektori KLD/kandidat për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmësve/këshilltarë ligjorë;
-185 vendime për shkarkimin nga detyra të 115 gjyqtarëve, 67 prokurorëve, 1 inspektori në ILD dhe 2 ndihmësve ligjorë;
-76 vendime për ndërprerje të procesit për 47 gjyqtarë, 19 prokurorë, 2 ish- inspektori në KLD dhe 8 ndihmësve ligjorë; (Neni G i Aneksit të Kushtetutës);
-8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë (neni 56 i ligjit nr. 84/2016);
-34 vendime për përfundimin e procesit për 21 gjyqtarë, 11 prokurorë dhe 1 (ish- Kryeinspektori i KLD-së dhe 1 ish-Inspektori ILD
-2 vendime për pezullimin nga detyra të 2 prokurorëve.
-
Qaheshim nga gjykatat para reformes. Mjere kush ka gjyq pas vetingut. Vetem euro pranohen se leket sbojne pune
Përgjigju -
Nderroni dhe ata budallenj qe bejne vettingun se jane te paafte, vendosni njerez te hajrit ne krye te institucioneve, se po dalin njeri mbas tjetrit ne SPAK< pastaj te bejne vettingun e te tjereve
Përgjigju -
T’a gëzojë populli drejtësinë e re. Dhe ata magjistratë që u hoqën u bë në mënyrë selektive. Turp. T’a gëzojë populli shtetin e tenderave, PPP-ve, inceneratorëve, rrugëve, ilaçeve. Se gjyqtarët vetëm ua kishin fajin.
Përgjigju






Komente
Komento