FIER- Ndonëse Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike, ai vijon takimet në bazë me demokratët. Kësaj radhe Lulzim Basha është ndalur në një takim me demokratët e Fierit.
Që prej momentit kur ka dhënë dorëheqjen, Basha vijon me takimet, të cilat i ka cilësuar si një kontribut për bashkimin e demokratëve.
Basha është i qartë me qëndrimin e tij ndaj Sali Berishës, ndonëse ai po lufton për t’u vendosur në krye të Partisë Demokratike. Basha i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimin ndaj Sali Berishës të shpallur ‘non grata’.