![1565344403_basah.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1565344403_basah.jpg)
Lideri demokrat Lulzim Basha vijoi akuzat ndaj qeverisë Rama ndërsa paralajmëroi anëtarët e KQZ se do të përballen me ligjin nëse nuk zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta. Basha tha se opozita nuk është e përçarë, ndërsa deklaroi se kërkesa e partive aleate për t'u regjistruar në zgjedhje është bërë për të detyruar KQZ të nisë përgatitjen e zgjedhjeve, rrëzuar kështu deklaratat e tyre se do të marrin pjesën në zgjedhje.
"Duke u distancuar nga ky parlament hajdutësh, delesh që nuk e dinë se po votojnë vjedhje u listuam krah popullit. Si me shqiptarët dhe ndërkombëtarët po dialogojmë planin për të dalë nga kjo rrugë. Që të kemi nje qeveri që sjell zgjidhje duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.
A është më opozita e bashkuar?
Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës, Ne e kemi thënë se 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese. KQZ duhet të nisë procedurat ndryshe do vihet para përgjegjësisë ligjore dhe penale. Vendimet e partive janë partiake, nuk dënohen nga ligji, ndërsa institucionet po.
Siç e keni marrë edhe përgjigjen, vendimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit ishte unanim. Kërkesa e partive për t'u regjistruar në zgjedhje ishte me qëllim që të vënë në punë institucionet për të nisur përgatitjen e zgjedhjeve. Presidenti po përgjigjet që të ndihmojë në zgjidgjen e krizës, Edhe ne jemi në të njëjtin qëndrim kërkojmë të vijmë në pushtet me zgjedhjet. Gjithë zhvillimet politike kanë faktuar atë që kemi thënë në këto vite. Në një ditë do ketë zgjedhje parlamentare dhe vendore. Opozita e ka bërë të qartë se është gati të dialogojë dhe pala tjetër e ka refuzuar. Nga njëra anë po refuzon zgjidhjen e krizës përmes normave europiane", tha Basha.
Lajmi kryesor:
Basha: Në shtator do të rifillojmë protestat, nuk ka përçarje mes opozitës (VIDEO)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
-
Zgjedhjet/ Partia e Lirisë takim me Diasporën në Milano, Meta reagon nga qelia: Çdo votë e juaja është për rotacionin dhe ndryshimin, regjistrohuni!
16 Shkurt, 17:45
-
Kos batuta me Ramën: Mezi pres të vij në Tiranë, i futem detit me not për të pasur marrëdhënie të mira me BE! Kryeministri: Ta bëjmë Brukselin të notojë (VIDEO)
16 Shkurt, 13:27
-
Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës
16 Shkurt, 11:57
-
4 muaj në qeli, Meta kërkon lirinë teksa zgjedhjet po afrojnë! Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt, shprehet edhe për Kryemadhin
16 Shkurt, 10:54
-
Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, të paktën jo gjatë qeverisjes sime
16 Shkurt, 09:43