Basha: Në shtator do të rifillojmë protestat, nuk ka përçarje mes opozitës (VIDEO)

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se në shtator do të rifillojnë protestat e opozitës, madje ka paralajmëruar përshkallëzim të tyre, duke mos e përjashtuar mundësinë për të mësyrë me forcë në kryeministri apo në çdo ministri tjetër. Sipas tij,  mënyra se si kanë hyrë në zyrë kryebashkiakët e rinj socialist, ia legjitimon popullit të drejtën për të hyrë me forcë në kryeministri.

Sa i përket 13 tetorit, ai shfaqur i dyzuar. Nga njëra anë, Basha ka deklaruar se njeh dekretin e presidentit Ilir Meta për zgjedhje më 13 tetor, por nga ana tjetër është shprehur PD-ja nuk regjistrohet.

Në një bashkëbisedim për gazetarët nga selia blu, lidhur me faktin se përse PD-ja nuk është regjistruar, Basha u mjaftua duke thënë se ky vendim nuk është shkelje e Kushtetutës. Duke u ndalur tek kërkesa e aleatëve të tij për t'u regjistruar për 13 tetorit, ai e quajti si një formalitet që është bërë për të detyruar KQZ-së të nisë përgatitjen e zgjedhjeve.

Basha nuk ka nguruar që të hedhë akuza të drejtpërdrejta për kryeministrin Edi Rama sa i përket koncesioneve apo edhe teatrit. Për këtë të fundit, ai ka njoftuar se do të ngrejë padi penale ndaj arkitektit danez Bjarke Ingels. Ndërkohë ka rënë në një pikë dakord me kreun e shtetit, duke thënë se është dakord me vendimet e presidentit Ilir Meta, për kthimin në kuvend të koncesionit për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

VIDEO/Fjala e plotë e kreut të PD-së Lulzim Basha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:42
Basha: Kryebashkiakët hynë me forcë në zyra! Kush e pengon popullin të futet me dhunë në kryeministri?! (VIDEO)

Ndonëse opozita duket se tashmë e ka mbyllur ciklin e qëndresës dhe protestave, kryedemokrati Lulzim Basha bëri sot gjatë konferencës për shtyp një deklaratë ku duket se paralajmëron një cikël të ri protestash. Teksa komentoi lëvizjen e kryebashkiakëve të rinj të cilët kanë marrë detyrën përgjatë ditëve të fundit, Basha tha se tashmë askush nuk e pengon popullin që nesër të futet me dhunë në kryeministri.

"Në 30 qershor nuk ka pasur proces zgjedhor. Çdo hap është bërë në shpërdorim dhe prokuroria duhet të kishte nisur hetimet. Presidenti anuloi zgjedhjet. Çdo veprim qoftë me pasoja financiare si shpenzime për fushatë përbën vepër penale dhe duhet të hetohet. Por nuk ka demokraci nuk ka as drejtësi, as prokurori të pavarur. Precedenti i kapjes me dhunë të bashkive po e fut vendin në një situatë të rrezikshme. Zgjidhja e kësaj krize do vijë përmes normave europiane. Kush do ta pengojë popullin nesër të futet me dhunë në kryeministri dhe në çdo ministri. Kapja me dhunë e pushtetit vendor hedh në erë vendin", tha Basha.

Ora 12:16
PD-ja në rrezik? Basha tregon 'planin' e Ramës: Tre linjat e sulmit ndaj meje

1565343971_basha7.jpgNë një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha iu përgjigj pyetjeve nëse e ardhmja e PD-së është në rrezik. Ai tha se shkatërrimi i PD-së është një ndër planet e Ramës, por që kurrsesi nuk është një shqetësim për të.

Sa i përket aksionit opozitar, Basha ka njoftuar se protestat do të vijojnë edhe në muajt në vijim.

"Kur rrezikohet vendi, rrrezikohen të gjithë. PD-ja është në ballë si e vetmja shpresë e interesit publik, prandaj a ka një plan të Edi Ramës? PO. 6 vjet Rama ka pasur diversionin e PD-së, sulmet ndaj meje. Ka tre linja sulmi të Ramës kundër meje. Opozita do të vazhdojë me protestat dhe nuk ka pikë dyshimi", tha Basha. 

Ora 12:00
Basha zbulon planin e opozitës: Kerkesa e aleatëve për t'u regjistruar në zgjedhje, formale

1565344403_basah.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha vijoi akuzat ndaj qeverisë Rama ndërsa paralajmëroi anëtarët e KQZ se do të përballen me ligjin nëse nuk zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta. Basha tha se opozita nuk është e përçarë, ndërsa deklaroi se kërkesa e partive aleate për t'u regjistruar në zgjedhje është bërë për të detyruar KQZ të nisë përgatitjen e zgjedhjeve, rrëzuar kështu deklaratat e tyre se do të marrin pjesën në zgjedhje.

"Duke u distancuar nga ky parlament hajdutësh, delesh që nuk e dinë se po votojnë vjedhje u listuam krah popullit. Si me shqiptarët dhe ndërkombëtarët po dialogojmë planin për të dalë nga kjo rrugë. Që të kemi nje qeveri që sjell zgjidhje duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

A është më opozita e bashkuar?

Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës, Ne  e kemi thënë se 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese. KQZ duhet të nisë procedurat ndryshe do vihet para përgjegjësisë ligjore dhe penale. Vendimet e partive janë partiake, nuk dënohen nga ligji, ndërsa institucionet po.

Siç e keni marrë edhe përgjigjen, vendimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit ishte unanim. Kërkesa e partive për t'u regjistruar në zgjedhje ishte me qëllim që të vënë në punë institucionet për të nisur përgatitjen e zgjedhjeve. Presidenti po përgjigjet që të ndihmojë në zgjidgjen e krizës, Edhe ne jemi në të njëjtin qëndrim  kërkojmë të vijmë në pushtet me zgjedhjet. Gjithë zhvillimet politike kanë faktuar atë që kemi thënë në këto vite. Në një ditë do ketë zgjedhje parlamentare dhe vendore. Opozita e ka bërë të qartë se është gati të dialogojë dhe pala tjetër e ka refuzuar. Nga njëra anë po refuzon zgjidhjen e krizës përmes normave europiane", tha Basha.

Ora 11:52
Pas marrëveshjes për Teatrin, Basha tregon hapin e radhës: Në shtator kallëzim penal për arkitektin danez

1565343704_basha9.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se në fillim të shtatorit do të bëjë kallëzim penal në Prokurorinë e Danimarkës, për arkitektin danez të teatrit.

"Brenda javës së parë të shtatorit, opozita do të padisë në prokurorinë shqiptare dhe në atë daneze, arkitektin danez të Teatrit Kombëtar Bjarke Ingels dhe kompaninë e tij BIG, Po bëhen përgatitje për të bërë të njëjtat hapa, me mundësitë që kemi në opozitë, kur të jemi në qeveri, do të kemi të tjera mundësi, edhe përsa i përket mafiozëve kroatë të Ramës me kasat fiskale. Gjithashtu, I njëjti veprim do të bëhet edhe përsa i përket një tjetër shkatërrimi i një tjetër vepre, nëpërmjet mikut të Edi Ramës, Casamonti, që mesa duket do të marrë përsipër veprën korruptive tek sheshi Nënë Tereza", tha Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 12/08/2019 12:46

    Po kush të vjen prapa me .bashkite që të furnizonin me militante ikën për lesh dhije. Dhe Voltana Serbja nazistja që dogji shkollën në Shkodër veprim që se kane bere as nazistët në Shqipëri shumë shpejt do marë dajren dhe do bëjë një trio me Xhelalin me daulle dhe Isa Sakja me Fizarmonike duke vizituar rrugët e Kamzës që i ka përdhunuar Xhelal Mendjeziu me ato emra të pakuptimte.

    Përgjigju
  • Bmn: 09/08/2019 23:36

    Ah ti do na hash m....tin neve ne shtator

    Përgjigju
  • Ajrum Cicirum: 09/08/2019 22:40

    Ky kujton se kush nuk votoi te vendoret, eshte me Bashen. Une me PD jam dh nuk votova se PS e kishte te sigurt fitoren, por sapo te jete Basha aty, nuk votoj kurre per PD-ne. Mire Rama i paska njemije te zezat, po ti kaq I paafte je qe nuk e mund dot??? Edhe vendoret asokohe ia more me 10 vota plus te ngjitme me camcakeza men tavolina numerimi.

    Përgjigju
  • Popull: 09/08/2019 22:26

    Hahahahaha e fortë kjo në shtator fillojm protestat thua se janë kalamaj shkolle dhe pas pushimeve verore do fillojn shkollën kurse ky koqja do filloj protestat.. U bëre gaz i botës o debil se burrë nuk të them dot se nuk e meriton.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 09/08/2019 21:41

    Po ti je si nje rrabecke o fyell Lulke ke bythke ti te zaptosh ministrit e kryeministrine po te hyn hardhucka ne by... e te dhqyen shalkat.

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 09/08/2019 21:32

    Nga 6 vjet nuk mesove gje tjeter. Sa gjynah ngeli rrugeve i shkreti,ne pritje se po i hedh ndonje kafshat.

    Përgjigju
  • te ka lali xhan: 09/08/2019 20:48

    Futu po te bjen telefoni e rrin si mut pastaj... O toc kuklle nuk i mbron dot ato qe ke mbas vedi...

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/08/2019 20:23

    Metani ua tha dje se keshtu është burgosur gjakpirsi dhe krimineli millosheviq, duke i hur populli serb në kryeministri dhe parlament . Metani është promotorn i gjithë kësaj maskaraje së bashku me kriminelin sale dhe lulzeza! Në shtator - tetor këta plehra do jen prapa hekurave...!!!

    Përgjigju
  • Hamit: 09/08/2019 16:43

    Lulké moj Lulké ,NUK merret PUSHTETI me RRENA dhe Llogje Kavaje !! Pushteti merret vetém me VOTÉN e POPULLIT SOVRAN , qé ti Lulké e ŹEZÉ NUK e ke KURRRRRRRRRÉ , sepse Je HAJDUT , VRASÉS dhe TRADHTAR , i PANDÉSHKUAR ende nga DREJTÉSIA e RE , prandaj duro edhe pak , sa té Ngrihet SPAK dhe BKH né SHTATOR dhe do ta Shikosh miré PUSHTETIN ti Lul Krimineli , qé i ke Duart me GJAK SHQIPTARÉSH !!!! Kètu do jemi dhe do ta shikojmé Pushtetin ténd more Lul HAJDUTI

    Përgjigju
  • Tahip: 09/08/2019 16:24

    Zhduku mer plere bashke me ata plerat qe te vine nga mbrapa

    Përgjigju
  • ERP: 09/08/2019 16:12

    Zhdukini keta qelbesira qe tallen me kete popull. Sa me shume te ndjekesh urdherat e ujkut plak dhe cakallit katunar nga skrapari aq me shume do paguash edhe ti. Pleher

    Përgjigju
  • Eri: 09/08/2019 13:59

    Ne qoftese ti ben thirrje per futje me dhune ne Kryeministri,quhet anarshi.Ndryshe kriminel,ndyshe grusht shteti.E kuptove Luli vockel

    Përgjigju
  • Hollandezi nga Peshkpaj: 09/08/2019 13:27

    Kemi dushk dhe shkoze po *shqope* eshte nje cope,o i pabese.

    Përgjigju
  • robi: 09/08/2019 13:24

    E provuat ne 1998 ne shtator kur harruat arkivolin e te ndjerit Azem hajdari tek dera e kryeministrise dhe me naziskinet e Mamurrasit nen komanden e Flamur Herman Geringut hyte ne kryeministri dhe ne televizion shtetror por u larguat me turp vetem pas nje telefonate nga SHBA qe e beri Berishen te terhiqej dhe te dorzonte tankun qe drejtohej nga kryeperbindeshi i Shqiperise Sali Lusha , ajo kohe o Basha nuk vjen me kurre por mos u lodhe shume 2021 po afron dhe provoje sa te vlen lekura ne zgjedhje ,,,,

    Përgjigju
  • Cubel breca: 09/08/2019 13:05

    Provoje e ta maresh me dhun,se babai yt e ka provuar dhe ateher e fiton noc rrokun. Shko per lesh te monikes. Ne ate kohe u tradhtua populli duke i dhen amnisti sali qenit dhe pasojet e atyre viteve i kemi edhe sot. Tani mos i nxirr tym po prit 2021 dhe mos e kruaj me se tradhton interesin e te djathtes.

    Përgjigju
  • Ne Hasem pa ndore: 09/08/2019 12:54

    Kushtetuesja duhet krijuar menjehere, me me te miret dhe me te zotet e shqiptareve!

    Përgjigju
  • ANTIKAPAK rexhep leka [ kepi ]o lyrzim: 09/08/2019 12:37

    O lyrzim o fol e mba o dh*t e ha. Po ti the që s'bëj zgjedhje me Ed pa*ën. Tani ke filluar flet përçart o kamarjer që u bēre miljoner me lekët e KOMBIT më të varfër të SHQIPRIS. Si mendon ti se do dalësh pa lag o lyrli Glas .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari