Basha: Zgjedhjet në Kosovë shembull për ne! Rama në 8 vite s'bëri asgjë, s'ka të drejtë morale për të kërkuar mandat tjetër! SPAK të shtoj ritmin e punës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka uruar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren si dhe ka vlerësuar procesin zgjedhor në Kosovë duke thënë se ata u bënë shembull për Shqipërinë dhe Ballkanin. 

"Një  proces zgjedhor modern me standarde europiane dhe shembull për Shqipërinë dhe Ballkanin. Kosovën  e presin sfida përpara dhe u uroj fituesve në zgjedhje, por edhe partive të tjera që të bëjnë  gjithçka në përmbushjen me  sukses të sfidave që i presin. Kosova të vazhdojë rrugëtimin e saj të pandalshëm, i garantoj që sot dhe nesër pas zgjedhjeve të  25 prillit unë dhe PD do të jemi në krahun e tyre", tha Basha.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku se kush janë arsyet që nuk duhet votuar Edi Rama, Basha tha se ai ka me mijëra premtime që u ka bërë shqiptarëve për të ardhur në pushtet dhe nuk i ka mbajtur. Basha tha se Rama në 8 vite bëri vetëm propagandë, ndërsa sot bënë premtime të tjera, ku sipas Bashës nuk ka të drejtë morale të kërkojë një mandat të tretë.

"Dje unë ju listova vetëm 9 premtime të Ramës me të cilën kërkoi votën por nuk janë mbajtur, por nuk janë 9 janë me dhjetëra premtime që ai nuk i ka mbajtur. Bindja ime që është bindja e çdo qytetari që një kryeministër që nuk mban premtimet me të cilat vjen në pushtet nuk ka të drejtë morale të kërkojë një mandat tjetër, jo që nuk ka kërkuar falje por tani vjen me të tjera premtime boshe, vetëm propagandë, vetëm dështime, rezultati Shqipëria ka ngecur në vendnumëro. Shumica dërrmuese janë më të varfër se më parë , papunësia është rritur dhe në veçanti papunësia  mes të rinjve që është kthyer në një plagë për emigrimin masiv të tyre. Vendet  e tjera rreth Shqipërisë kanë bërë përpara, ne rrimë në vendnumëro  dhe fajtori është Rama. Tani e vetmja gjë që bën është të na sjellë premtime të reja", tha Basha.

Në lidhje me arrestimet e SPAK, Basha tha shkurt se ai duhet të shtojë ritmin e punës.

"SPAK duhet të shtojë ritmin e punës, kaq kam për këtë çështje" tha Basha duke u larguar

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 15/02/2021 21:46

    Ate duam edhe ne qe SPAK te intensifikoje punen. Shpejt do trokasin edhe tek dera jote o hajdut

    Përgjigju
  • dibra: 15/02/2021 20:02

    Nisoj je si Biden ne usa, si Kurti ne kosove, si Draghi ne itali, ashtu si bejn 7x7+=42. Per zotin do ta jap voten nese i nzjerr diftesat dhe noten ne matematike.

    Përgjigju
  • Qafiri: 15/02/2021 19:32

    Po ti ore palaqo cirku a ke pare ndonje enderr sikur je me vetevendosjen harron qe je me partine komuniste te shqiperise

    Përgjigju
  • Beni: 15/02/2021 17:24

    O Luli,po b... ngele gjithe jeten,o burri dheut.

    Përgjigju
  • korcari: 15/02/2021 17:13

    ti do rrish edhe ca vite ne opozite o bole kryetar me kete mendje qe ke ti je i humbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë