Edhe pse kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrjeve qytetarëve dhe militantëve të opozitës që të mos dalin të votojnë ditën e nesërme, duket se thirrja e tij nuk ka shkuar as tek rrethi i afërm i familjarëve të tij.

Është pikërisht, djali i xhaxhait të kreut të PD, Altin Basha  i cili nuk është në të njëjtat bindje me të. Altini ka deklaruar se ditën e nesërme do të dalë të votojë për kandidatin e PS në Tiranë, Erion Veliajn.

Këtë e kanë deklaruar hapur edhe në rrjetet sociale ku miku Altin Bashës, Beni Kusi  shkruan:

"Punë e madhe fort se nuk vjen Lul Basha me votu, i vje çuni i xhajes të votojë për Lali Erin..."