Shqipëria do të vijojë që të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe ky bashkëpunim do të jetë në disa drejtime.
Kështu ka deklaruar sot Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë një takimi që ka pasur në vijim të angazhimeve bilaterale, në fushën e mbrojtjes me SHBA-të, ku u zhvilluan konsultimet bilaterale mes palëve.
“Shqipëria mbetet e angazhuar për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Disa nga fushat e evidentuara nga ana jonë janë pjesëmarrja në operacionet e përbashkëta, zhvillimi i paketës së kapaciteteve të FA-së, rritja e mundësive për edukim dhe trajnim të personelit ushtarak dhe civil. Dhe së fundmi, lufta e përbashkët kundër terrorizmit”. ka deklaruarKodheli.
Kodheli përmendi rezultatet e arritura nga ky bashkëpunim në dy vitet e fundit. Në këtë kontekst, ajo u ndal tek angazhimet e përbashkëta si operacionet, edukimi, trajnimi dhe stërvitjet, modernizimi, transformimi, si dhe ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes.
Kodheli u ndal edhe tek kompleksiteti i ambientit të sigurisë në zonën Euro – Atlantike, ku Aleanca është duke u përballur me rreziqe dhe kërcënime nga drejtimi lindor dhe jugor i saj.
Në këtë kuadër, ajo u shpreh se Shqipëria ndihet krenare për kontributin domethënës që jep me trupa dhe personel në mbështetje të implementimit të Planit të Gatishmërisë për Veprim të NATO-s.
Duke u ndalur tek rëndësia e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona, ministrja Kodheli tha se është në një stad të shkëlqyer.
Nga ana e tij, zv. Asisenti i Sekretarit të Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Michael Carpenter, falenderoi palën shqiptare për punën e përbashkët të shkëlqyer, si në kontekstin bilateral ashtu edhe në atë multilateral.
Gjithashtu, ai nënvizoi se bashkëpunimi SHBA – Shqipëri është një bashkëpunim mjaft i frytshëm dhe solid. Duke folur për Ballkanin Perëndimor, ai falenderoi Shqipërinë për rolin konstruktiv që ka luajtur dhe vazhdon të luaj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, në rajon dhe më gjerë.
Carpenter theksoi se SHBA-të mbeten të gatshme të mbështesin Shqipërinë nëpërmjet programeve të shumta në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.
Në vijim konsultimet vijuan në adresimin e disa çështjeve specifike si: situata politike dhe e sigurisë në rajon, bashkëpunimi në kuadër të planit bilateral në fushën e mbrojtjes, luftën kundër terrorizmit etj.
Gjithashtu gjatë takimit u trajtua edhe propozimi i vendit tonë për ngritjen e një Qendre Ekselence të NATO-s në luftën kundër fenomenit të luftëtarëve të huaj dhe shqyrtimi i mundësive për pjesëmarrje me asete të Forcës tonë detare, në operacionin e NATO-s në detin Egje, duke asistuar në krizën e migracionit.
Në mbyllje të takimit, të dy delegacionet ranë dakord për të vijuar bashkëpunimin, mbështetur dhe në rekomandimet dhe gjetjet e konsultimeve të sotme.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com