Bashkëshortja e Essien blen
skuadrën italiane të futbollit

Bashkëshortja e Essien blen<br />skuadrën italiane të futbollit
Akosua Puini Essien, e cila është bashkëshortja e mesfushorit të famshëm, Michael Essien, është bërë po aq e famshme në botën e futbollit sa edhe bashkëshorti i saj, pasi tashmë ajo është pronarja e skuadrës italiane të futbollit, Calco Como.
 
Calco Como, është një skuadër me një histori 110-vjeçare në futbollin italian, ndërkohë që në vitin 2016, skuadra shpalli falimentimin dhe doli në shitje.
 
Pas tre tentativash të dështuara për të shitur skuadrën, tashmë klubi ka kaluar në pronësi të Akosua për një shifër prej 237 mijë euro. Akosua ka premtuar se së shpejti, skuadra e cila luan në "Lega Pro" do të ngjitet në "Seria B".
 
"Premtimi dhe dëshira  e  pronarëve të rinj është që klubi të rritet dhe së shpejti të jenë pjesë e "Seria B". Ata do të zhvillojnë infrastrukturën në mënyrë që skuadra të zbulojë talentet e saj dhe t'i zhvillojë ata. Gjithashtu pronarët premtojnë edhe krijimin e sektorit të të rinjëve në skuadrën e parë", shkruhet në një deklaratë të lëshuar nga skuadra e Comon.
 
Skudra e Comon e cila vazhdon të luaj në "Lega Pro", ndodhet në vendin e gjashtë dhe janë ende në garë për të siguruar një vend në "play off" që do t'i dërgonte në "Seria B".
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve