Bashkëshortja e Hysaj gëzon
për fitoren: Jam krenare për ty! 

Bashkëshortja e Hysaj gëzon<br />për fitoren: Jam krenare për ty! 
Të shumta kanë qenë komentet dhe urimet drejtuar djemve të Kombëtares shqiptare pas fitores së djeshme kundër Armenisë. Ndërsa të gjithë shqiptarët janë bashkuar dhe kanë festuar në rrugët e çdo qyteti dhe në rrjete sociale, edhe familjarët e futbollistëve kanë shprehur emocionin për fitoren e merituar.

Një ndër to ka qenë urimi i bashkëshortes së Elis Hysaj, mbrojtësit të skuadrës kombëtare, që është gjithashtu edhe "Miss Shqipëria 2013". “Jam krenare për ty”, – shkroi ditwn e djeshme Fiorenza Lekstakaj në Instagram dhe këtë postim e shoqëroi me një foto të futbollistit në fushë.

Elis Hysaj është 23 vjeç dhe luan si mbrojtës i djathtë dhe i majtë me Napolin në Itali. Ai është prej tre vjetësh pjesë e Kombëtares. Kur ishte 14 vjec familja e tij emigroi ne Itali ku ai u rrit si futbollist.

Më parë ka luajtur për Empolin. Ndërkohë Fiorenza Lekstakaj, është shpallur Miss Shqipëria në kalanë e Bylisit, me vota unanime nga e gjithë juria. Ajo jeton prej vitesh në Itali. Historia e tyre e dashurisë është kurorëzuar me një dasmë glamuroze përpara një viti.



Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

46/3
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rama u kërkon votën Shqiptarëve në Selanik: Të ngremë flamurin e Shqipërisë në BE brenda 2030

Rama u kërkon votën Shqiptarëve në Selanik: Të ngremë flamurin e Shqipërisë në BE brenda 2030