Mirënjohja që italianët kanë treguar për 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë, që dhe pse jo të shumtë në numër, kanë vlerësuar solidaritetin e Shqipërisë. Ka qenë shtetasja italiane Elena Macaluso, e cila në shoqërinë e dy prej personave të stafit mjekësorë shqiptarë të dërguar në Itali, kanë festuar Pashkët e rrethuar nga flamur kuq e zi dhe ai italian si për të treguar se dy shtetet janë bashkë në të mirë dhe në të keqe, në raste festash dhe nevojash.
"Faleminderit dy doktorëve shqiptarë, të cilët janë këtu për t'u kujdesur për ne. Në këto momente nevoje ti kupton se kush janë njerëzit që kanë vlerë", shkruan Elena.
Këto fjalë kanë prekur infermierin shqiptarë Korab Gjana, pjesë e 30 mjekëve dhe infermierëve që u dërguan në Itali, i cili ka qenë pjesë e festës. Ai është shprehur i prekur nga mirënjohja e madhe që italianët kanë treguar ndaj tyre.
"Pashkët i festuam së bashku në familjen e Elenes (Italiane) dhe Erti Sulmina (Shqiptar). Emocione të tilla më kanë përlotur në shpirt. Faleminderit shumë për mikpritjen dhe mirënjohjen që ndjeni ndaj nesh", shkruan Gjana.
Flamuri shqiptar eshte gabim. Eshte versioni i shtypur gabim qe per 100 vjetorin, me kembet e trasha te shqiponjes. Eshte shume turp qe perfaqesojne shqiperine dhe as nuk dine si eshte shqiponja.
Përgjigju