Nga Fieri, Presidenti Meta u shfaq para gazetarëve si në ditët më të ashpra të çdo fushate elektorale. Teksa foli për zgjedhjet dhe politikën, Meta tha për Kryeministrin Rama se ka probleme shëndetësore.
Duke komentuar foton e publikuar nga kryeministri Edi Rama që e vuri atë përballë ministres Etilda Gjonaj teksa ishte duke pirë ujë, duke e lidhur me reformën në drejtësi, Meta tha se 'unë nuk pi kokainë', duke e akuzuar kreun e Partisë Socialiste se del garant para mafias ndërkombëtare për të pastruar lekët e saj.
Në konferencën për shtyp nga Fieri, Meta tha gjithashtu se dosjet e Shijakut dhe të Dibrës kanë mbajtur peng integrimin evropian. Ai është shprehur se Shqipëria ka humbur një kohë të jashtëzakonshme që prej vitit 2006 kur firmosëm MSA-në. Ndaj është momenti për referendum.
"Presidenti ka vetëm një votë dhe vota e tij duhet të jetë e barabartë me votën e çdo qytetari në çdo cep të Shqipërisë. Me rëndësi pjesëmarrja masive në zgjedhjet e 25 prillit. Është me rëndësi pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve shqiptarë më 25 prill. E gjithë Evropa pret mbarëvajtjen e zgjedhjeve për të vendosur hapjen e negociatave. Dosjet e Shijakut dhe të Dibrës kanë mbajtur peng integrimin evropian. Ashtu si edhe mos hetimi i krimeve elektorale. Kriza e legjitimitetit të institucioneve është problematika më e madhe në vend. Edhe unë vetë kam qenë i hapur që Presidenti të zgjidhej nga popullit, në mënyrë që t'i jepej fund kësaj situate prej vitesh", tha Meta.
Meta pati edhe një sulm për ndërkombëtarët, të cilëve sipas tij populli shqiptar do t’u japë një leksion më 25 prill të gjithë atyre që na konsiderojnë një popull sorrash.
Nga Fieri, Presidenti Meta u shfaq para gazetarëve si në ditët më të ashpra të çdo fushate elektorale. Teksa foli për zgjedhjet dhe politikën, Meta pati edhe një konsideratë tjetër për Ramën.
"Çfarë mund të presësh nga një njeri i cili thotë 'mua këtu më keni deri në vitin 2030'? Një njeri që e thotë këtë ka probleme shëndetësore. Madje ai duhet të bëjë kontrolle për shëndetin mendor. Mua më bëhet qejfi që ka afruar ekspertë shëndetësie dhe ata ekspertët duhet të kujdesen edhe për shëndetin e tij mendor", tha Meta.
Presidenti Ilir Meta komentuar foton e publikuar nga kryeministri Edi Rama që e vuri atë përballë ministres Etilda Gjonaj, teksa ishte duke pirë ujë.
“Edhe sikur të isha duke pirë raki nuk do isha shqetësuar. Kokainën nuk e përdor dhe do jem një luftëtar i pashembullt ndaj çdo politikani që përdor substanca narkotike. Ai del garant (Rama) para mafias ndërkombëtare për të pastruar lekët e saj”, tha Meta.
Kjo vjen si një përgjigje për kryeministrin Edi Rama, i cili sot vuri përballë figurave të PS-së kundërshtarët e PD-së, me disa foto të tyre jo të bukura, mes tyre ishte edhe përballja e Etilda Gjonaj dhe Ilir Metës, ku ky pinte ujë. "Mos thoni që ky s’është deputet, ky është kryedeputet. Etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme. Përfytyroni sikur në 25 prill të mos zgjidhet kjo por ky. Shikojeni", tha Rama.
IK o meta ik o hajdut ordiner,, o hajvan,,,largohu nga politika se po te shan i gjithe populli shqiptar me rob shpie,,,ik se u bere lecke fare,,njeri pa dinjitet,,,,nuk te vjen turp nga femijet e tu qe i lexojne komentet e popullit ne rrjete sociale....
PërgjigjuNuk pi ti kokaine? Po ti e can nofullen kur pi mall! E perzure ate qe pije se te harxhonte parate e korrupsionit! Dihen te gjitha I Meta u dogje o fshatar!
PërgjigjuLike floriri ke shkuar per lesh.
Përgjigju