Bashkëpunimi kulturor, "Kujtesa e
Rugovës" kthehet në Tiranë 

Bashkëpunimi kulturor, Rugovës" kthehet në Tiranë ">
Konferenca shkencore, një ekspozitë dhe një dokumentar për Ibrahim Rugovën ka qenë aktiviteti i radhës në kalendarin e bashkëpunimit kulturor Shqipëri-Kosovë. Aktiviteti me pjesëmarrjen e dy ministrave të kulturës, Mirela Kumbaro dhe Kujtim Shala, u mbajt në Tiranë.

Konferenca “Kujtesa e Rugovës” u moderua nga drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë Persida Asllani dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës Sali Bashota. 
 
Në fjalën e saj përshëndetëse Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vuri në dukje ndër kontributet e Rugovës themelimin e kritikës moderne shqiptare.

"Ai pasat ishte interpretues i shtigjeve të hapura një mësim shumë i mirë për t'u marrë sepse shtigjet e hapura shtojnë mundësitë. Ai ngrinte veprën  në një rrafsh kuptimor më të ri  dhe mbështeste me argumentim  qëndrimin e vet. Ishte kritiku që hodhi bazat e artit të hapur, i aftë më tepër për të shtruar pyetje se për të dhënë përgjigje përmbyllse", shprehet Kumbaro.

Ministri i Kulturës së Kosovës, Kujtim Shala u shpreh se në Kosovë Ibrahim Rugova njihej si studiues dhe si letrar, ndërsa bota e ka njohur si princ të shtetit të Kosovës.

"Vazhdimisht ka pasur kritika në shtypin kosovar për dy foto që mbante në zyrës e tij  atë të “Nënë Terezës”  si edhe atë të “ Gjon Pali II. Mbas të gjitha kritikave ai vazhdonte  ti mbante deri  ditën e fundit  të jetës së tij  dhe nuk arriti ti shikonte të realizuara  idealet e veta për Kosovën. Vdekja e parakohshme ja mungoi veprimtarinë  që në atë kohë  ajo duhet të ishte për kosovën  si drejtues jo vetëm për politikën  por edhe shpirtërore të drejtuara nga shembulli personal", u shpreh Shala. 

Mbresëlënse ishte edhe ekspozita vetjake e fotografit të njohur kosovar Fahredin Spahia.

"Për mua Rugova përfaqëson  ndoshta ajkën e elitës intelektuale  dhe politike shqiptare. Aty nuk do të numëroja më shumë se dy  tre  veta. Këtë e them sepse është  figura më e padiskutueshme  në planin politik, intelektual  por edhe njerëzor. Unë kam pasur rastin të njoh edhe  nga afër edhe  me i pa edhe tiparet e tij  njerëzore  në bashkëbisedimet që bënte  me gazetaren. Unë kryeja punën time si fofograf  por isha në atë ambient  dhe e përjetoja Rugovën si nuk e kanë parë gjysma e publikut", shprehet Spahia. 

Spahia ka rrëmbyer në fokusin e aparatit emocionet e Rugovës në momente kyçe të historisë, duke sjellë në Tiranë imazhin e tij me një vërtetësi të mahnitshme.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm