Kryeministri Edi Rama bëri batuta gjithashtu edhe me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, teksa u shpreh se nuk ia priste mendja që do të lavdëronte kaq shumë sa herë t'i jepej rasti një demokrat. Rama po i referohej bashkëpunimit të suksesshëm për trasnformimin e UBT-së. 

"Sot Universiteti është kthyer në një pararojë e transformimit, e ambicies për Shqipërinë e së nesërmes dhe përgjegjshmërisë së lartë përpara brezit të atyre që trokasin në dyert e universiteteve tona për t’u bërë specialistët e së nesërmes. Këtu ka meritë jo vetëm lidershipi i universiteti, s’do ma kishte ngrënë mendja se do të vitne dita që do të lavdëroja kaq shumë sa herë që bie rasti një demokrat, por kam kuptuar se kur demokratët nuk kanë flokë, e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta. Por edhe vetë trupa e pedagogëve që e kanë mbështetur këtë proces reformimi pa ndonjë konflikt si konfliktet që i shoqërojnë këto rocese dhe që e ka përqafuar këtë moment të ri progresi.", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: UBT, perspektivë e re! 20% më shumë studentë pas bashkëpunimit me BOKU-n e Vjenës, ta kthejmë në një universitet rajonal