TIRANË - Këtë vit, rreth 20% më shumë studentë kanë zgjedhur të studiojnë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, që sipas të cilit, ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me BOKU-n e Vjenës. 

Kryeministri tha se rektori Fatbardh Sallaku i kishte kërkuar që të ulnin mesataren e pranimit në UBT si një mënyrë për të shmangur "kolapsin" dhe që universiteti të mos mbetej pa studentë. Por siç shtoi kryeministri, vendosën që të shkonin në drejtim të kundërt të asaj që propozoi rektori, dhe nisën bashkëpunimin me universitetin e Vjenës. Synimi, tha kryeministri Rama, ishte që t'i jepnin UBT-së markën e ekselencës dhe ta bënin atë më tërheqës për të rinjtë e vendit. 

“Bashkëpunimi që ka sjellë një situatë optimizmi që sot që është vetëm fillimi, ka rezultuar me 20% plus studentë në UBT por jo me mesatare të ulur për t’i sjellë por që kanë trokitur në dyert e universitetit se ka celur perspektivë të re për vajzat dhe djemtë e sotëm de ka krijuar premisat për ta prë të nesërmen në këtë fushë që pavarësisht të gjitha zhvillimeve të jashtëzakonshme teknologjike,  të lakmuara, do të jetë gjithnjë e më shumë një fushë kaq jetike vlerësimi për njerëzit që do të punojnë, do të vijnë vetëm duke u rritur edhe në aspektin financiar. “, tha Rama.

Më tej, Rama tha se synojnë që UBT-në ta kthejnë edhe në një universitet rajonal. 

"Kështu që duke qenë besimplotë që ky fillim kaq i mbarë është garanci për një rrugë që do të shtohet hap pas hapi me kontributin e të gjithëve dhe që do të çojë në ditën e bekuar të njesimit të UBT me atë të Vjenës, nga ku do të dalin diplomat e njesuara. Dhe që do ta bëjnë këtë universitet siç e kemi në vizionin tonë të përbashkët socialist dhe demokrat me Bardhin një universitet rajonal me studentë, jo vetëm nga vendi por gjithë rajoni.", tha Rama.

Kujtoi edhe takimin që zhvilluan bashkë me Sallakun dhe një grup pune me rektorin e atëhershëm të Universitetit të Vjenës, Hubert Hasenhauer. Mes batutash, ai u shpreh:

"Dhe siç tha vetë (ish rektori Hubert Hasenhauer) i pari kryeministër që troket në derë pas 100 e ca vitesh jetë të universitetit dhe për më tepër kryeministri i Shqipërisë me një grup shqiptarësh të njohur si emigrant që mund të kërkonin edhe azil politik në Universitetin e Vjenës."

Batuta bëri edhe për rektorin Sallaku, të cilin e vlerësoi për bashkëpunimin në transformimin e UBT-së. 

"Sot Universiteti është kthyer në një pararojë e transformimit, e ambicies për Shqipërinë e së nesërmes dhe përgjegjshmërisë së lartë përpara brezit të atyre që trokasin në dyert e universiteteve tona për t’u bërë specialistët e së nesërmes. Këtu ka meritë jo vetëm lidershipi i universiteti, s’do ma kishte ngrënë mendja se do të vinte dita që do të lavdëroja kaq shumë sa herë që bie rasti një demokrat, por kam kuptuar se kur demokratët nuk kanë flokë, e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta. ", tha Rama. 

Në Konferencë po marrin pjesë ekspertë nga brenda dhe jashtë vendit, që do të ndajnë dijen, inovacionin dhe vizionin e përbashkët për një bujqësi që respekton natyrën dhe fuqizon ekonominë rurale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:37
Bashkëpunimi mes UBT dhe BOKU-n e Vjenës/ Rama batuta me rektorin Sallaku: S'ma merrte mendja që do lavdëroja kaq shumë një demokrat 

 

Kryeministri Edi Rama bëri batuta gjithashtu edhe me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, teksa u shpreh se nuk ia priste mendja që do të lavdëronte kaq shumë sa herë t'i jepej rasti një demokrat. Rama po i referohej bashkëpunimit të suksesshëm për trasnformimin e UBT-së. 

"Sot Universiteti është kthyer në një pararojë e transformimit, e ambicies për Shqipërinë e së nesërmes dhe përgjegjshmërisë së lartë përpara brezit të atyre që trokasin në dyert e universiteteve tona për t’u bërë specialistët e së nesërmes. Këtu ka meritë jo vetëm lidershipi i universiteti, s’do ma kishte ngrënë mendja se do të vitne dita që do të lavdëroja kaq shumë sa herë që bie rasti një demokrat, por kam kuptuar se kur demokratët nuk kanë flokë, e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta. Por edhe vetë trupa e pedagogëve që e kanë mbështetur këtë proces reformimi pa ndonjë konflikt si konfliktet që i shoqërojnë këto rocese dhe që e ka përqafuar këtë moment të ri progresi.", tha Rama. 

Ora 11:36
Rama batuta për bashkëpunimin me Universitetin BOKU të Vjenës: Kur trokitëm, mund të mendonin se do kërkonim azil politik 

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, kujtoi edhe vizitën që zhvilloi bashkë me një grup nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, zhvilluan në atë të BOKU-t në Vjenë. Nuk kurseu batutat me ish-rektorin e Universitetit të Vjenës, Hubert Hasenhauer, teksa tha se grupi i shqiptarëve "mund t'u kërkonte edhe azil politik".

"E kuptoj atë moment se Huberti ishte i tronditur dhe i zverdhur në portret duke parë kryeministrin e një vendi dhe rektorin që i mësynin në derë. Dhe siç tha vetë i pari kryeministër që troket në derë pas 100 e ca vitesh jetë të universitetit dhe për më tepër kryeministri i Shqipërisë me një grup shqiptarësh të njohur si emigrant që mund të kërkonin edhe azil politik në Universitetin e Vjenës. Kështu filloi bashkëpunimi që ka sjellë një situatë optimizmi që sot që është vetëm fillimi, ka rezultuar me 20% plus student në UBT por jo me mesatare të ulur për t’i sjellë por që kanë trokitur në dyert e universitetit se ka çelur perspektivë të re për vajzat dhe djemtë e sotëm dhe ka krijuar premisat për ta parë të nesërmen në këtë fushë që pavarësisht të gjitha zhvillimeve të jashtëzakonshme teknologjike,  të lakmuara, do të jetë gjithnjë e më shumë një fushë kaq jetike vlerësimi për njerëzit që do të punojnë, do të vijnë vetëm duke u rritur edhe në aspektin financiar.", tha Rama. 

Xh.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?