Janë këto pamjet ku ambasadorja gjermane e shoqëruar nga stafi i saj lë ambientet e prokurorisë, ndërsa Report Tv ka mësuar se në fokusin e këtij takimi ka qenë mbështetja e ambasadës gjermane për kryeprokuroren. Pak minuta teksa Marku kishte përcjell ambasadoren e Gjermanisë në zyrën e saj ka trokitur kreu i SHISH Helidon Bendo.
Nga ky takim të dy zyrtarët nuk preferuan të kenë asnjë koment për mediat ndërsa këto janë pamjet ku Bendo del nga prokuroria i shoqëruar nga vartësi i tij dhe një dosje. Ende nuk dihet ë se takimi është mbajtur për ndonjë hetim apo procedurë konkrete mes dy institucioneve por ai ka zgjatur vetëm 10 minuta.
E ndërsa kryeprokurorja Marku ndodhet në javën e parë të saj në krye të akuzës shqiptare ajo pritet që para vitit të ri të ketë dhe një takim me ministrin e brendshëm Fatmir Xhafa.

Kreu i SHISH Helidon Bendo pas takimit me kryeprokuroren Arta Marku
Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO









