Bashkëshorti i Olta Xhaçkës u shpall investitor strategjik nga qeveria? Rama: Duket sikur i ka dhënë qeveria pronë private, por e ka si mijëra të tjerë në vijën bregdetare

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat se bashkëshorti i Olta Xhaçkës është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

"Lidhur me investitorët strategjikë, jam shumë i lumtur që sa më shumë investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri. Mendoj që çdo vend ka nevojë për kampionët e vet, edhe në ekonomi. Kjo e të afërtve, e të afërmve është një këngë që e kam dëgjuar gjithë jetën dhe e di që nuk do të ndalet e as nuk do të ndryshojë dot, aq më tepër në një vend si i yni. Dëgjoj lloj lloj broçkullash, lloj lloj shtrëmbërimesh e afërsish të imagjinuara. Do të doja të kishte edhe më shumë investitorë strategjik shqiptar por nuk ka. Investimet strategjike janë bërë edhe për shqiptarët. Një pjesë nuk shkojnë deri në fund se proceset janë strikte.

Në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë ka me mijëra subjekte, të cilët marrin në shfrytëzim një pjesë plazh si rezultat i disponimit të një prone private dhe një nga këto mijëra subjekte është ky në fjalë. Tani çfarë duhet të bëjë në këtë rast? Duhet të thuhej që meqë subjekti është i përbërë nga disa komponentë, njëri prej të cilëve bashkëshorti i ministres si mijëra të tjerë dhe ka një pronë private si mijëra të tjerë, nuk mund të marrë të shfrytëzojë plazhin përballë pronës private. Kjo duhej thënë? Nga mënyra se si diskutohet, duket sikur këtu qeveria ka marrë një pronë shtetërore dhe ia ka dhënë bashkëshortit të një ministreje. Ndërkohë që këtu ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë vijën bregdetarë për mijëra shqiptare që kanë pronën e tyre, resortin e tyre dhe që marrin në shfrytëzim pjesën përkatëse të plazhit përballë pronës së tyre private sepse si në të gjithë botën demokratike ose jo ku ekziston prona private, shteti ndjek këtë praktikë që plazhi të mirëmbahet, të pastrohet.

Deri kur ne kemi filluar të merremi me vijën bregdetare, nuk ka pasur një pëllëmbë rërë ku njeriu mund të shkonte pa paguar. Uzurpim barbarësh pa pasur as prona private, as të drejta por duke iu dalë para atyre që kishin këto të drejta, duke degraduar e degjeneruar. Jo se sot është fushë me lule", tha Rama.


Lajmi kryesor:

PD kërkon heqjen e mandatin e Xhaçkës: Ka konflikt interesi! Mazhoranca: Vërtetoni që ka përfituar 1 qindarkë! Rama: Sulm i ulët personal! Ministrja: Pres e qetë institucionet


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës